

ANUA Niacinamide 10%+TXA 4% Dark Spot Correcting Serum
ANUA Niacinamide 10%+TXA 4% Dark Spot Correcting Serum
Nëse hiperpigmentimi dhe shenjat e akneve janë kthyer në shqetësimin tuaj më të madh, atëherë ANUA Niacinamide 10% + TXA 4% Dark Spot Correcting Serum është zgjedhja ideale për ju. Ky serum i avancuar është formuluar me 10% niacinamide, një formë e fuqishme e vitaminës B3, e cila ndihmon në ndërtimin e proteinave të lëkurës dhe forcimin e barrierës mbrojtëse të saj. Niacinamidet janë të njohura si edhe për aftësinë e tyre në tkurrjen e poreve, trajtimin e hiperpigmentimit post-akne dhe nxitjen e prodhimit të kolagjenit, duke krijuar një shtresë lipidike që ruan lagështinë e lëkurës dhe përmirëson elasticitetin e saj. Por, nuk mbaron me kaq! Serumi gjithashtu përmban 4% TXA dhe 2% arbutin, një kombinim i fuqishëm për trajtimin e akneve të inflamuara dhe cicatriceve. Gjithashtu, kjo trini e fuqishme përbërësish redukton mbiprodhimin e melaninës, duke zbehur njollat kafe dhe shenjat e moshës, si dhe ndihmon në kontrollin e sebumit të tepërt, i cili shpesh shkakton pika të bardha apo dhjamore në lëkurë. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë më sensitive, duke siguruar një trajtim të plotë dhe efektiv për një lëkurë më të shëndetshme dhe plot shkëlqim.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, konservues artificial, ngjyrues artificial, paraben, vaj mineral dhe është e patestuar në kafshë.
*30ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Niainamide 10%, TXA 4%, 2% arbutin
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Niacinamide, Tranexamic Acid, Butylene Glycol, Diethoxyethyl Succinate, 1,2-Hexanediol, Arbutin, Sodium Hyaluronate, Alpha-Arbutin, Coccinia Indica Fruit Extract, Eclipta Prostrata Extract, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Prunus Persica (Peach) Flower Extract, Camellia Sinensis Seed Oil, Yeast Ferment Extract, Centella Asiatica Extract, Artemisia Princeps Leaf Extract, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Hyaluronic Acid, Pentylene Glycol, Betaine Salicylate, Sucrose Palmitate, Hydrogenated Lecithin, Gellan Gum, Sodium Phytate, Cellulose, Caprylic/Capric Triglyceride, Panthenol, Cyanocobalamin, Polyglutamic Acid, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Ceramide NP, Dextrin, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Dimethylsilanol Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol, Sodium Acetylated Hyaluronate, Xanthan Gum
Marka
Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.


NEOGEN DERMALOGY Cica Repair Snail Essence
NEOGEN DERMALOGY Cica Repair Snail Essence
Një nga përbërësit më të përdorur dhe të shpikur në K-Beauty është sekrecioni i filtruar nga kërmilli. Kjo për vetë faktin që ofron benefite të mrekullshme, si: nxitja e prodhimit të koalgjenit, riparimi i shenjave dhe plagëve në lëkurë. Mendoni se e keni të nevojshëm një produkt të tillë në rutinën tuaj? Nuk duhet të humbisni mundësinë për të patur linjën e re Cica Repair Snail Line të prodhuar nga marka inovative NEOGEN. Esenca e linjës ka efekt të fuqishëm hidratues për t'a bllokuar atë në lëkurë, dhe ajo të ketë një pamje më elastike dhe më rinore. Përmban 96% sekrecion kërmilli të koncentruar dhe complex AC-Cica Pure Complex, ekstrakte nga frutat e pyllit (multi-berry fruit), 10 lloje shegë dhe hibisgus dhe acid hialuronik për të rigjeneruar lëkurën e dëmtuar, dhe për t'i ofruar një pamje plot shëndet. Përbërja e saj nuk ka efekt ngjitës dhe përthithet menjëherë nga lëkura. Përshtatet me të gjitha tipet e lëkurës, sidomos me atë sensitive dhe të dëmtuar.
Formula e saj është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*100ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
96% sekrecion kërmilli, AC-Cica Pure Complex, ekstrakte nga frutat e pyllit (multi-berry fruit), 10 lloje shegë & hibisgus, acid hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Snail Secretion Filtrate(96%), 1,2-Hexanediol, Betaine, Sodium Polyacrylate, Carbomer, Arginine, Octyldodeceth-16, Pyrus Communis (Pear) Fruit Extract,Rosa Damascena Flower Water, Hedera Helix (Ivy) Leaf/Stem Extract, Fragaria Chiloensis (Strawberry) Fruit Extract, Pimpinella Anisum (Anise) Fruit Extract,Water, Butyl Avocadate, Glycerin, Butylene Glycol, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Centella Asiatica Extract, Vaccinium Macrocarpon (Cranberry)Fruit Extract, Rubus Idaeus (Raspberry) Fruit Extract, Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract, Cornus Officinalis Fruit Extract, Euterpe Oleracea FruitExtract, Sambucus Nigra Fruit Extract, Schizandra Chinensis Fruit Extract, Panax Ginseng Berry Extract, Vaccinium Myrtillus Fruit Extract, Epilobium FleischeriExtract, Punica Granatum Fruit Extract, Citric Acid, Potassium Sorbate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Ethylhexylglycerin, Hibiscus Sabdariffa Flower Extract,Propyl Gallate, Madecassoside
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

NEOGEN DERMALOGY Real Hyal Panthenol Serum
NEOGEN DERMALOGY Real Hyal Panthenol Serum
Serumi Neogen Dermalogy Real Hyal Panthenol është një "bombë" hidratuese, e krijuar për të ushqyer thellësisht lëkurën me 5% D-Panthenol, 10 lloje vitaminash dhe 8 lloje të acidit hialuronik! Po çfarë është D-Panthenol? Është një substancë kimike që është një kombinim i vitaminës B5 të tretshme në ujë dhe acidit hialuronik. Këta përbërës dihet se depërtojnë thellë në epidermën e lëkurës, duke hidratuar jo vetëm barrierën e lëkurës, por edhe shtresat brenda saj. Serumi Real Hyal Panthenol i Neogen Dermalogy me plot gojë mund të themi që është një zgjidhje revolucionarer për të rigjallëruar dhe ushqyer thellësisht lëkurën. Në thelb të serumit është derivati i vitaminës B5, Panthenolit, i cili nxit vitalitetin dhe rigjallërimin. Përveç kësaj, Acidi Hyaluronic, i njohur për vetitë e tij hidratuese, punon në harmoni me Panthenol për të dhënë një rritje të lagështisë, duke e lënë lëkurën të shëndetshme, të butë dhe të hidratuar thellësisht! I përshtatshëm për të luftuar aknet, plakjen, lëkurën e thatë & të ndjeshme!
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Panthenol, Hyaluronic Acid
Lista e plotë e përbërësve
Water, Panthenol(5%), Butylene Glycol, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-10 Laurate, Sodium Hyaluronate(1000ppm), Carbomer, Ethylhexylglycerin,Tromethamine, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract,Glycerin, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Xanthan Gum, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Caprylyl Glycol, HydrogenatedLecithin, Sodium Ascorbyl Phosphate, Glucose, Niacinamide, Chondrus Crispus Extract, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate(20ppb), Biotin, Pyridoxine,Folic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid(2ppb), Sodium Acetylated Hyaluronate(2ppb), Cyanocobalamin, Tocopherol, Hyaluronic Acid(0.5ppb), SodiumHyaluronate Crosspolymer(0.2ppb), Hydrolyzed Sodium Hyaluronate(0.2ppb), Riboflavin, Thiamine HCl, Linoleic Acid, Potassium Hyaluronate(0.1ppb), Beta-Carotene
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

NUMBUZIN No.5+ Vitamin Concentrated Serum
NUMBUZIN No.5+ Vitamin Concentrated Serum
NUMBUZIN No.5+ Vitamin Concentrated Serum është një formulë inovative e cila kombinon fuqinë e 5% vitaminës C të pastër me përbërës të tjerë të fuqishëm për të siguruar një trajtim intensiv ndaj shenjave të akneve, hiperpigmentimit, shenjave të moshës dhe lëkurës së dehidratuar. Vitamina C është një antioksidant i njohur për mbrojtjen e lëkurës nga radikalet e lira, duke ndihmuar në parandalimin e dëmtimeve të shkaktuara nga faktorët e jashtëm dhe duke ndihmuar në ndriçimin e tonit të lëkurës. Për më tepër, vitamina C nxit sintezën e kolagjenit, një komponent thelbësor për elasticitetin dhe forcimin e lëkurës, duke minimizuar dukshmërinë e vijave të imëta dhe rrudhave. Kombinimi me Glutathion, një tjetër antioksidant i fuqishëm, përforcon veprimin e serumit duke ndihmuar në zbehjen e njollave kafe dhe duke rritur vitalitetin e lëkurës, për t'i dhënë një shkëlqim të shëndetshëm. Formula e këtij serumi është krijuar për të qenë e lehtë në teksturë, duke u absorbuar shpejt në lëkurë pa lënë ndjesi të yndyrshme, duke e bërë atë të përshtatshme për përdorim të përditshëm në çdo rutinë të kujdesit të lëkurës. Ky serum përshtatet me të gjithë tipet e lëkurës.
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, fragrancë artificiale, paraben, vajra esencial.
*30ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
5% vitaminë C, Glutathion
Lista e plotë e përbërësve
Vaccinium Vitis-Idaea Fruit Extract, Butylene Glycol, Niacinamide, Panthenol, Tranexamic Acid, Water, 1,2-Hexanediol, Neopentyl Glycol Dicaprate, Caprylic/Capric Triglyceride, Sorbitol, Bifida Ferment Lysate, Chondrus Crispus Extract, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Saccharum Officinarum (Sugarcane) Extract, Alpha-Arbutin, Sodium Hyaluronate, Melia Azadirachta Flower Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Curcuma Longa (TurmericJRoot Extract, Corallina Officinalis Extract, Tremella Fuciformis (Mushroom) Extract, Pentylene Glycol, Glycerin, 3-0-Ethyl Ascorbic Acid, Bisabolol, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Hydrogenated Lecithin, Allantoin, Glutathione, Ceramide NP, Beta-Glucan, Dipotassium Glycyrrhizate, Tocopherol, Ascorbic Acid, Ascorbyl Glucoside, Tocopheryl Acetate, Hydroxypropyl Cyclodextrin, Ubiquinone, Thioctic Acid, Potassium Hydroxide, Behenyl Alcohol, Carbomer, Xanthan Gum, Disodium EDTA
Marka
Numbuzin është një markë koreane e njohur për përqendrimin e saj në krijimin e produkteve të personalizuara të kujdesit të lëkurës, bazuar në nevojat specifike të lëkurës së çdo individi. Emri "numbuzin" vjen nga ideja e numërimit të produkteve, ku secili produkt përfaqëson një numër dhe zgjidhet në varësi të llojit të lëkurës dhe problematikës që përdoruesi dëshiron të trajtojë.
Kjo markë është bërë e njohur për produktet e saj të serumit dhe esencave që janë shumë të vlerësuara në komunitetin e kujdesit të lëkurës, veçanërisht për përbërësit cilësorë dhe efektivitetin e tyre. Numbuzin fokusohet në formulime që japin rezultate të shpejta dhe janë të thjeshta për t'u përdorur, duke ofruar një përvojë praktike dhe efektive për përdoruesit.
Produktet e tyre përfshijnë serume, tonikë, kremra hidratues dhe esenca, të cilat përmbajnë përbërës të njohur për efektet e tyre të dobishme, si niacinamide, qeliza staminale, acid hialuronik dhe ekstrakte bimore të përzgjedhura. Ata synojnë të ofrojnë zgjidhje për një gamë të gjerë të problemeve të lëkurës, përfshirë hiperpigmentimin, teksturën e pabarabartë të lëkurës, dhe lëkurën e dehidratuar.