-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPIT -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
KLAVUU The Origin Ocean Essence Water & Ocean Booster Shot
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 16 dhe Nentor 17.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
Seti KLAVUU The Origin Ocean Essence Water & Ocean Booster Shot ofron një trajtim të personalizuar për kujdesin e lëkurës, duke kombinuar fuqinë e përbërësve natyralë detarë për një lëkurë të freskët, të shëndetshme dhe me shkëlqim. Toneri KLAVUU The Origin Ocean Essence Water është një toner i formuluar me ujë deti të pasur me minerale, kripë deti, dhe përzierje të algave të kuqe, jeshile dhe kafe. Këta përbërës janë të njohur për vetitë e tyre hidratuese dhe qetësuese, të cilat ndihmojnë në rivendosjen e ekuilibrit të yndyrës dhe lagështirës, duke siguruar një pH të qëndrueshëm. Ky toner vegan dhe me përbërës të sigurt për lëkurën është i përkryer për t’u përdorur çdo ditë për një hidratim bazë, mbrojtje ndaj ndotjes dhe ruajtje të freskisë së lëkurës. Ndërsa, KLAVUU The Origin Ocean Booster Shot është një esencë shtesë që mund të përdoret për të rritur efektin e tonerit sipas nevojave specifike të lëkurës tuaj: Për një efekt të butë eksfoliues dhe balancim të yndyrës: Shtoni 10 ml nga KLAVUU Ocean Booster Shot në KLAVUU The Origin Ocean Essence Water për të krijuar një toner që pastron poret, rregullon prodhimin e yndyrës dhe lë lëkurën të freskët. Për një hidratim të thelluar dhe balancim të pH-së: Shtoni 20 ml për të krijuar një toner që ndihmon në rikuperimin e lagështirës së humbur dhe përmirëson balancën e pH-së. Ky opsion është ideal për lëkurë të thatë ose të ndjeshme që ka nevojë për një kujdes të veçantë hidratues.
Për hidratim intensiv dhe shkëlqim të dukshëm: Shtoni 30 ml për të krijuar një toner të përqendruar që ofron hidratim të thellë dhe rigjallërim të menjëhershëm, duke e bërë lëkurën të duket e shëndetshme dhe e freskët.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, frangrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*The Origin Ocean Essence Water (170 ml)
* The Origin Ocean Booster Shot (30 ml)
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
KLAVUU The Origin Ocean Essence Water
Përbërësit "magjik"
ujë deti, alga të kuqe, jeshile dhe kafe
Lista e plotë e përbërësve
Water, Xylitol, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Glycereth-26, Dipropylene Glycol, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, Sodium Hyaluronate, Glycerin, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-10 Myristate, Sea Water, Panthenol, Houttuynia Cordata Extract, Chlorella Vulgaris Extract, Gelidium Cartilagineum Extract, Laminaria Japonica Extract, Hizikia Fusiforme Extract, Undaria Pinnatifida Extract, Sea Salt, Chondrus Crispus Extract, Maltodextrin, Hydrolyzed Vegetable Protein, Cynanchum Atratum Extract
KLAVUU The Origin Ocean Booster Shot
Përbërësit "magjik"
ujë nga gjethja e bimës Heartleaf,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Xylitol, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Glycereth-26, Dipropylene Glycol, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, Sodium Hyaluronate, Glycerin, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-10 Myristate, Sea Water, Panthenol, Houttuynia Cordata Extract, Chlorella Vulgaris Extract, Gelidium Cartilagineum Extract, Laminaria Japonica Extract, Hizikia Fusiforme Extract, Undaria Pinnatifida Extract, Sea Salt, Chondrus Crispus Extract, Maltodextrin,Hydrolyzed Vegetable Protein, Cynanchum Atratum Extract
Marka luksoze koreane KLAVUU ka një emërtim të veçantë nga fjalët suedisht "klar" ("paster"), and "vuu" ("pamje"). Produktet e prodhuara nga brand-i, më së shumti janë të formuluar nga ekstrakt të perlave të marra nga ishulli Jeju. Produktet e saj targetojnë problematika të ndryshme të lëkurës, si: hiperpigmentimi, purifikimi, mbrojtja UV, hidratimi, reduktimi i akneve, dhe kujdesi ndaj lëkurës së trupit në përgjithësi. Të gjitha produktet KLAVUU prodhohen në Kore, duke përfshirë 2 produktet "Bestseller" të saj, që janë: KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Cream dhe KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Eye Cream, që rreshtohen me krenari në koleksionin KORAL SECRETS!
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













