NEOGEN DERMALOGY Real Vitamin C Serum është riformulimi i shumëpritur, dhe formula e përmirësuar e NEOGEN DERMALOGY Real Vita C Serum. Ky serum përmban derivat të tretshëm në ujë të acidit askorbik (vitaminë C e pastër), i quajtur kështu Askorbil Fosfat Natriumi. Gjithashtu përmban 22% ekstrakt të kumbullës australiane Kakadu, pikërisht në përbërësin e patentuar Kakadu C-plex™. Ky përbërës ka bazë bimore i pasur me vitaminë C, 460 herë më shumë se boronicat, 58 herë më shumë se limoni dhe 21 herë më shumë se kivi. Por, gjithshtu ky ekstrakt përmban edhe magnez, kalcium, fosfor dhe acid folik. E gjithë kjo përbërje ndihmon në zbehjen e njollave kafe dhe hiperpigmentimin, dhe në të njëjtën kohë mban në kontroll shenjat e moshës! Nga ana tjetër formulimi me vitaminë E e këtij serumi, ofron rritje të elasticitetit dhe një lëkurë plot vitalitet. Ndërsa formulimi me 2% niacinamide, rrit fuqinë antioksiduese vitaminës C për t'iu adresuar problematikave të lëkurës të sipërpërmendura. Gjithashtu niacinamidet ndihmojnë në tkurrjen e poreve të lëkurës. Acidi ferulik i pasur me veti antioksiduese, ndihmon në lëmimin e vijave të holla dhe rrudhave, ndërsa 3 lloje të acidit hialuronik & panthenolit mundësojnë hidratim të thellë të lëkurës! Ky serum vepron menjëherë sapo të aplikohet në lëkurë, ku do të vëreni shkëlqim në të. Konsistenca e tij është shumë e lehtë dhe përthithet menjëherë nga lëkura. Ky serum ka kaluar testimin e irritimit të lëkurës në Institutin Korean të Shkencave Dermatologjike me index 0.00.

*32gr

NEOGEN DERMALOGY Real Vitamin C Serum

3,000 ALL 4,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI