KAHI Seoul Cream Cleansing Foam është një larës i butë i cili shndërrohet nga krem në shkumë kur bie në kontakt me ujin. Ky larës largon plotësisht papastërtitë dhe pluhurin e imët nga thellësia e poreve, duke garantuar një pastrim të thellë dhe efektiv falë formulës së tij të avancuar me 9 lloje të acidit hialuronik. Ky përbërës i fuqishëm ndihmon në forcimin e barrierës natyrale të lëkurës, duke parandaluar humbjen e lagështisë dhe duke mbrojtur lipidet e saj të rëndësishme. Por nuk mbaron me kaq!  Ky larës është i  pasur me kompleksin unik të salmonit, i cili stimulon sintezën e kolagjenit dhe përmirëson elasticitetin e lëkurës. Ndërsa, kompleksi ANTI-DUST është e krijuar posaçërisht për të eliminuar pluhurin e imët dhe papastërtitë nga brendësia e poreve, duke i lënë lëkurës një ndjesi të freskët, të hidratuar dhe të rigjallëruar. I përshtatshëm për lëkurat e thata dhe të dehidratuara, duke ofruar një pastrim të butë por të fuqishëm, duke ndihmuar në mbajtjen e lëkurës të hidratuar dhe të mbrojtur gjatë gjithë ditës.

E gjithë formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*80ml

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.

Përbërësit "magjik"

9 lloje të acidit hialuronik, ANTI-DUST™, Kompleksi i salmonit

Lista e plotë e përbërësve

Purified Water, Myristic Acid, PEG-8, Stearic Acid, Glycerin, Potassium Hydroxide, Lauric Acid, Palmitic Acid, Glyceryl Stearate SE, Quillaza Bark Extract, Chlorella Vulgaris Extract, Wormwood Leaf Extract, Cypress Leaf Extract, Lobular Vein Root Extract, Hydrolyzed Collagen, Sodium Hyaluronate, Althaea Rosea Flower Extract, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Glycol Distearate, Coco-glucoside, Polyquaternium-7, Arachidic Acid, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Sodium Cocoyl Isethionate, PEG-14M, Oleic Acid, 1,2-hexanediol, Caprylyl Glycol, Silica, Citric Acid, Butylene Glycol, Ethylhexylglycerin, Sodium DNA, Soluble Proteoglycan, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, PEG-9 Diglycidyl Ether/Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Potassium Hyaluronate, Sodium Acetylated Hyaluronate, Propanediol, Dimethylsilanol Hyaluronate Disodium EDTA, Sodium Benzoate, Fragrance, Benzyl Salicylate, Benzyl Benzoate, Butylphenyl Methylpropional, Hexyl Cinnamal, Hydroxycitronelal, Citronellol

KAHI është një markë e re për kujdesin e lëkurës nga Koreja e krijuar në vitin 2020, e cila është e përqëndruar të ndihmojë këdo të kenë një lëkurë rinore, përmes produkteve të fuqishme por me formulime të buta, dhe aspak agresive. Emri i markës KAHI është një fjalë e përbërë nga shkronjat e para dhe të fundit të alfabetit të gjuhës koreane. Ashtu si Sejong i Madh,  Mbreti i Dinastisë Chosun krijoi alfabetin korean për t'a mësuar të gjithë për të mësuar lehtësisht, edhe kjo markë ka si filozofi t'i bëjë të gjithë që përmes produkteve të saj të ndihen lehtësisht të bukur. Produktet e markës KAHI janë të limituara në prodhim, sepse formulimi i tyre është me përbërës shumë të çmuar të marrë nga ishulli Jeju në Korenë e Jugut. Filozofia e markës KAHI është "Lehtësisht të shikohen rezultatet", ndaj dhe produktet e saj kryesore janë në formë stick-u. Produkti "Bestseller" i markës është balmi: KAHI Wrinkle Bounce Moisturizing Multi Balm Stick i cili ka tërhequr shumë vëmëndje nga përdorimi i tij nga aktorja e famshme Kim Go-eun në dramën televizive koreane The King: Eternal Monarch. Të gjitha produktet e KAHI janë 100% të prodhuara në Kore.

KAHI Seoul Cream Cleansing Foam

1,600 ALL 2,100 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI