Dëshironi t’i dhuroni lëkurës një shkëlqim natyral dhe “skuqje” të butë? KAHI Kisstin Balm Pink Stick është pikërisht ajo që ju duhet – një produkt i veçantë “2 në 1” për faqe dhe buzë që bashkon kujdesin për lëkurën dhe efektin e make-up-it në një përvojë unike të bukurisë. Ky balm i jashtëzakonshëm përmban një përbërje të pasur me kisspeptin, një peptid që nxit shkëlqimin dhe freskinë natyrale; vaj fermentimi nga ishulli Jeju, i njohur për fuqinë e tij ushqyese dhe për të përforcuar barrierën mbrojtëse të lëkurës; dhe kompleks kolagjeni nga salmoni, i cili ndihmon në rritjen e elasticitetit dhe forcën e strukturës së lëkurës. Me teknologjinë e patentuar FILMEXEL, ky balm ofron qëndrueshmëri të lartë për grimin, duke e mbajtur atë të freskët dhe të qëndrueshëm gjatë gjithë ditës. Përshtatet në mënyrë të përkryer me çdo tipologji lëkure, duke u shkrirë butësisht për të krijuar një pamje natyrale dhe tërheqëse që ndriçon bukurinë tuaj të përditshme. Duke qenë në formë stick-u, është lehtësisht i riaplikueshëm kurdoherë dhe kudo të ndodheni, në makinë, në zyrë, teksa konsumoni në kafe etj.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.
*Ndryshimi i temperaturës mund të shkaktojë ndryshim të konsitencës në pjesën e sipërme të tij, por kjo nuk ndikon aspak në cilësinë e produktit.
*9gr
Skuqni dhe Vezulloni mollëzat e faqeve dhe përziejini menjëherë me majat e gishtave.
Aplikoni mbi buzë në rast se i ndjeni të thata, në faqe duke krijuar një efekt shkëlqyes.
Përbërësit "magjik"
Kisspeptin, vaj Jeju, kolagjen të derivuar nga salmoni
Lista e plotë e përbërësve
Dibutyl Adipate, Triethylhexanoin, Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Pentaerythrityl Tetraisostearate, Diisostearyl Malate, Microcrystalline Wax, Paraffin, Bis-Behenyl/Isostearyl/Phytosteryl Dimer Dilinoleyl Dimer Dilinoleate, Phytosteryl/Isostearyl/Cetyl/Stearyl/Behenyl Dimer Dilinoleate, Trilaurin, Caprylic/Capric Triglycerid, Synthetic Wax, Silica Dimethyl Silylate, Oil Soluble Licorice(Glycyrrhiza) Extract, Caesalpinia Spinosa Fruit Extract, Candida/Garcinia Cambogia Ferment, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Oryza Sativa (Rice) Germ Oil, Kappaphycus Alvarezii Extract, Schisandra Chinensis Fruit Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Hydrolyzed Collagen, Lithospermum Erythrorhizon Root Extract, Acetylated Sucrose Distearate, Diglyceryl Sebacate/Isopalmitate, Ethylene/Propylene Copolymer, Polyglyceryl-2 Diisostearate, Caprylyl Glycol, Glyceryl Caprylate, Adenosine, Purified Water, Dipropylene Glycol, Ethoxydiglycol, Hydroxydecyl Ubiquinone, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Soluble Proteoglycan, Sodium DNA, Fragrance, Benzyl Salicylate, Benzyl Benzoate, Butylphenyl Methylpropional, Hexyl Cinnamal, Hydroxycitronellal, Citronellol, Alpha-Isomethyl Ionone, Lithol Rubine BCA, Titanium Dioxide, Gardenia Florida Fruit Extract
KAHI është një markë e re për kujdesin e lëkurës nga Koreja e krijuar në vitin 2020, e cila është e përqëndruar të ndihmojë këdo të kenë një lëkurë rinore, përmes produkteve të fuqishme por me formulime të buta, dhe aspak agresive. Emri i markës KAHI është një fjalë e përbërë nga shkronjat e para dhe të fundit të alfabetit të gjuhës koreane. Ashtu si Sejong i Madh, Mbreti i Dinastisë Chosun krijoi alfabetin korean për t'a mësuar të gjithë për të mësuar lehtësisht, edhe kjo markë ka si filozofi t'i bëjë të gjithë që përmes produkteve të saj të ndihen lehtësisht të bukur. Produktet e markës KAHI janë të limituara në prodhim, sepse formulimi i tyre është me përbërës shumë të çmuar të marrë nga ishulli Jeju në Korenë e Jugut. Filozofia e markës KAHI është "Lehtësisht të shikohen rezultatet", ndaj dhe produktet e saj kryesore janë në formë stick-u. Produkti "Bestseller" i markës është balmi: KAHI Wrinkle Bounce Moisturizing Multi Balm Stick i cili ka tërhequr shumë vëmëndje nga përdorimi i tij nga aktorja e famshme Kim Go-eun në dramën televizive koreane The King: Eternal Monarch. Të gjitha produktet e KAHI janë 100% të prodhuara në Kore.