VT COSMETICS Reedle Shot 700

6,600.00 ALL 6,200.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 05 dhe Qeshor 06.

Përshkrimi

VT COSMETICS Reedle Shot 700, inovacioni më i ri në botë e kujdesit të produkteve korene i cili do të transformojë lëkurën në mënyrë të pabesueshme! Kjo esencë revolucionare e cilësuar si "microneedling në një shishe" lëmon teksturën e ashpër të lëkurës, minimizon madhësinë e poreve, largon qelizat e vdekura dhe nxit kollagjenin duke rigjeneruar me shpejtësi ciklin qelizor. Por nuk mbaron me kaq! Gjithashtu, ndihmon në trajtimin e shenjave post-akne dhe njollave kafe, duke njëtrajtësuar dhe rafinuar lëkurën. Tekstura e saj e veçantë krijon ndjesinë sikur në lëkurë po shkrihen copëza diamanti, falë formulimit me teknologjinë Cica Reedle™, e cila përmban përbërës mikrogrimcash me përmasa të vogla. Përmbajtja e saj është e pasur me ekstrakt të Centella Asiatica dhe propolis të gjelbër, dy përbërës me veti antibakteriale, anti-inflamatore dhe antioksiduese, të cilët ndihmojnë në qetësimin e irritimeve dhe skuqjes, të shkaktuara nga rrezet e dëmshme të diellit dhe agresorët e tjerë të jashtëm. Nga ana tjetër, acidi hialuronik ofron hidratim të thellë, ndërsa kompleksi i aminoacideve riparon dhe mbron barrierën e lëkurës. Kjo esencë vjen në katër variante me të njëjtin formulim, por me përqindje eksfoliues të ndryshme, të cilat sugjerohen të përdoren gradualisht.

**Kjo esencë ka kaluar testin e irritimit të lëkurës dhe ka rezultuar me index 0.0.

Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*30ml

Shpërndani