Nëse lëkurën e ndjeni të thatë, të dehidratuar, barrierën e saj mbrojtëse të dëmtuar dhe të ashpër JUMISO Waterfull Hyaluronic Toner do të jetë zgjidhja ideale për ju! Çfarë e bën të veçantë këtë toner? Formulimi me kompleksin me 7 lloje të ndryshme të acidit hialuronik: (Waterfull 7-Complex Hyaluronic Acid). Përbërja me 7 lloje acidi hialuronik, do të thotë që ky toner e përmban acidin hialuronik në molekuala të madhësive: të vogla, të mesme dhe të mëdha, që të mund të arrihet depërtimi i tyre në të gjitha shtresat e lekurës. Në këtë mënyrë ky produkt arrin te ofrojë hidratim instensiv, duke forcuar barrierën natyrale mbrojtëse të lëkurës, dhe e mbrojtur atë nga agresorët e jashtëm. Ky toner përmban gjithashtu keramide dhe panthenol për të bërë të mundur bllokimin e lagështisë brenda shtresave të lëkurës. Përmbajtja me ekstrakt të bimës centella asiatica dhe madecassoside, do t'i japin lëkurës efekt shërues dhe qetësues. Ky toner është i përshtatshëm për lëkurën e thatë, të dehidratuar, sensitive dhe për këdo që do të mbajë në balancë yndyrën-lagështinë në të.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.

*250ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.

Përbërësit "magjik"

kompleksi me 7 lloje të ndryshme të acidit hialuronik, panthenol, madecassoside

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Madecassoside, Asiaticoside, Centella Asiatica Extract, Salicornia Herbacea Extract, Phragmites Communis Extract, Chrysanthellum Indicum Extract, Asarum Sieboldii Root Extract, Coptis Japonica Root Extract, Rheum Palmatum Root/Stalk Extract, Larix Sibirica Wood Extract, Illicium Verum (Anise) Fruit Extract, Corydalis Turtschaninovii Root Extract, Quercus Mongolia Leaf Extract, Persicaria Hydropiper Extract, Machilus Thunbergii Bark Extract, Ceramide NP, Hydrogenated Lecithin, Panthenol, Pantolactone, Beta-Glucan, Propanediol, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Octyldodecanol, Ethylhexylglycerin, Trehalose, Benzyl Glycol, Caprylyl Glycol, Raspberry Ketone, Disodium EDTA

JUMISO është një filial i markës HELLOSKIN që ofron të gjitha llojet e maskave qetësuese dhe produkteve hidratuese të kujdesit të lëkurës, të cilat rinovojnë dhe ushqejnë lëkurën. Marka e ka marrë emrin nga fjalët koreane "ju", që do të thotë "të japësh" dhe "miso", që do të thotë "buzëqeshje" - emri i markës është mishërimi i përsosur i ndikimeve pozitive që kanë produktet e tyre dhe shërbimi ndaj klientit. Duke i dhënë përparësi kënaqësisë së klientit mbi të gjitha, kjo është një markë ku mund të gjeni produkte adresuar hiperpigmentimit, shenjave të moshës, mungesës së hidratimit si edhe mungesës së elasticitetit në lëkurë. Duke përdorur një shumëllojshmëri të gjerë përbërësish të provuar dhe të testuar si vitamina C, ekstrakti centella asiatica apo sekrecioni i filtruar i kërmillit, JUMISO ka arritur të krijojë formula të krijuara me mjeshtëri që i japin lëkurës tuaj një gjallëri krejtësisht të re. Ofrojini lëkurës shkëlqimin që meriton.

JUMISO Waterfull Hyaluronic Toner

1,900 ALL 2,600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI