-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
JUMISO Niacinamide 20% Serum
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 08 dhe Qeshor 09.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
JUMISO Niacinamide 20% Serum është një formulim i avancuar i nivelit klinik, i krijuar posaçërisht për të trajtuar teksturën e ashpër, poret e zmadhuara dhe tonin e pabarabartë të lëkurës. Formulimi i tij përmban 20% niacinamide (Vitamina B3), e cila punon në nivel qelizor për të forcuar elasticitetin e mureve të poreve dhe për të rregulluar prodhimin e tepërt të sebumit. Ky veprim plotësohet nga Acetyl Glucosamine, një përbërës që në bashkëpunim me niacinamide-t targeton grumbullimet e melaninës, duke zbehur njollat kafe dhe shenjat post-akne. Për të siguruar që ky përqendrim i fuqishëm të jetë i tolerueshëm, formula është e pasuruar me Ekstrakt të Çajit Jeshil dhe Allantoin, të cilët ofrojnë veti të fuqishme antioksiduese dhe qetësuese, duke minimizuar rrezikun e irritimit. Nga ana tjetër agjentët hidratues si Glicerina sigurojnë që barriera mbrojtëse të mbetet e paprekur dhe lëkura të mos ndjejë tharje. I përshtatshëm për çdo tipologji, ky serum ofron një trajtim intensiv dhe afatgjatë, duke i dhënë lëkurës një pamje më të lëmuar, pore dukshëm më të vogla dhe një shkëlqim të shëndetshëm natyral.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*40ml
Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
20% Niacinamide (Vitamina B3), Acetyl Glucosamine, Allantoinë, Ekstrakt të Çajit Jeshil, Glicerinë
Lista e plotë e përbërësve
Water, Niacinamide, Propanediol, Butylene Glycol, Tranexamic Acid, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Glycereth-25 Pca Isostearate, Arginine, Ethylhexylglycerin, Gardenia Florida Fruit Extract, Dextrin, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Glycerin, Zea Mays (Corn) Kernel Extract, Dipropylene Glycol, Glutathione, Hyaluronic Acid, Hydrogenated Lecithin, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Polyglyceryl-10 Oleate, Asiaticoside, Hedera Helix (Ivy) Extract, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Fructan, Glucose, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Portulaca Oleracea Extract, Allantoin, Hexylresorcinol, Artemisia Princeps Leaf Extract, Rhodiola Rosea Root Extract
JUMISO është një filial i markës HELLOSKIN që ofron të gjitha llojet e maskave qetësuese dhe produkteve hidratuese të kujdesit të lëkurës, të cilat rinovojnë dhe ushqejnë lëkurën. Marka e ka marrë emrin nga fjalët koreane "ju", që do të thotë "të japësh" dhe "miso", që do të thotë "buzëqeshje" - emri i markës është mishërimi i përsosur i ndikimeve pozitive që kanë produktet e tyre dhe shërbimi ndaj klientit. Duke i dhënë përparësi kënaqësisë së klientit mbi të gjitha, kjo është një markë ku mund të gjeni produkte adresuar hiperpigmentimit, shenjave të moshës, mungesës së hidratimit si edhe mungesës së elasticitetit në lëkurë. Duke përdorur një shumëllojshmëri të gjerë përbërësish të provuar dhe të testuar si vitamina C, ekstrakti centella asiatica apo sekrecioni i filtruar i kërmillit, JUMISO ka arritur të krijojë formula të krijuara me mjeshtëri që i japin lëkurës tuaj një gjallëri krejtësisht të re. Ofrojini lëkurës shkëlqimin që meriton.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













