ISNTREE Hyper Retinol Ex 1.0 Serum është një serum i fuqishëm por njëkohësisht me formulë të butë, pasi përmban 1.0% retinol, 0.3% retinyl palmitate dhe 0.6% bakuchiol. Ky kombinim ofron përfitime të fuqishme në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës, reduktimin e vijave të holla dhe rrudhave, dhe trajtimin e hiperpigmentimit. Përmbajtja me retinyl palmitate dhe bakuchiol sjellin një kombinim të butë qetësues dhe stabilizues, duke lejuar retinolin të funksionojë më mirë dhe të rrisë tolerancën e lëkurës ndaj përbërësit. Nga ana tjetër, retinoli nxit prodhimin e qelizave të reja të lëkurës dhe rrit gjithashtu prodhimin e kolagjenit, duke premtuar një lëkurë më të lëmuar. Formulimi i këtij serumi përmban gjtihashtu 5 lloje të peptideve që kombinohen me ceramide, duke mundësuar hidratim të thellë dhe duke parandaluar tharjen e lëkurës pas përdorimit të retinolit, i cili shpesh ka si efekt anësor tharjen e lëkurës. Por nuk mbaron me kaq! Përmbajtja me kompleksin TECA e cila përfitohet nga Centella Asiatica dhuron qetësim të lëkurës, duke trajtuar çdo irritim ose skuqje në të. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, dhe i adresohet kryesisht shenjave të moshës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*20ml
Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin dhe kremin hidratues të rutinës suaj, aplikojeni në të gjithë fytyrën. Përdoreni 1 herë në 2 ditë.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.
Përbërësit "magjik"
1.0% retinol, 0.3% retinyl palmitate, 0.6% bakuchiol, 5 lloje të peptideve, ceramide, kompleks TECA
Lista e plotë e përbërësve
Ekipi i ISNTREE hyri në botën e përkujdesjes së lëkurës me hapjen e blog-ut të parë në Korenë e Jugut. Ata arritën një numër të madh ndjekësish falë informacioneve të detajuara për përbërës, formulime dhe produkte të Industrisë së Bukurisë. Në vitin 2012, pas një ekperiencë të gjatë dhe kërkesave të shumta të ndjekësve të tyre, ata krijuan produktet e tyre të para nën markën e tyre ISNTREE. Emri i markës e merr kuptimin nga bashkimi i tre fjalëve që tregojnë mbi filozofinë e saj: IS- island (ishull) N-nature (natyrë) TREE (Pemë). Synimi i ISNTREE është të sjellë për konsumatorët produkte me përbërës të pastër, të sigurt dhe të shëndetshëm për lëkurën duke nxitur bukurinë natyrale tek çdokush që i përdor.