-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPIT -
- Log in
Me rastin e 28-29 Nëntorit, posta që bashkëpunojmë është pushim ditën 29 Nëntor, shpërndarja e porosive do të rinisë 1 Dhjetor, ditën e Hënë.
Gëzuar & faleminderit për
mirëkuptimin!
Popup Minimal
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
I'M FROM Pear Serum
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 29 dhe Nentor 30.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
Një serum shumë unik për nga përbërja sapo i është shtuar koleksionit KORAL SECRETS. Çfarë e bën kaq të veçantë? Formulimi i tij, me 83% ekstrakt të dardhës së egër me prejardhje nga mali Baegun (Baegunsan) në Korenë e Jugut! I'M FROM Pear Serum ndihmon në qetësimin e lëkurës së irrituar, duke krijuar një mburojë lagështie, e kjo falë përbërjes së tij të kombinuar me acid hialuronik dhe panthenol! Ekstrakti i dardhës së egër nxirret duke përdorur metodën Nano Phyto Cell Grinder™, një proces ku bluhet pulpa (pjesa e tultë e dardhës) në copa të imta. Përbërësi aktiv që gjendet në dardha është "Lignin", i cili kohët e fundit është zbuluar që luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e bimëve nga rrezet UV. Sipas studimit, ky përbërës është raportuar të ketë flavonoide antioksidante, anti-kancerogjene dhe anti-inflamatore. Si një modulator i plakjes dhe inflamacionit të lëkurës u arrit në përfundimin, që ka një potencial të madh për të luftuar shenjat e sëmundjeve të lëkurës si: dermatiti dhe psoriasis.
*Ky serum është testuar dermatologjikisht dhe është zbuluar se:
-lagështia e lëkurës është përmirësuar me 136.67%
-skuqja e lëkurës me -32.64%
- temperatura e lëkurës 3.92% dhe barriera e lagështisë së lëkurës me 27.36%.
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurë, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*50 ml 1.69 fl oz
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit "magjik"
Ekstrakt të dardhës së egër, acid hialuronik dhe panthenol.
Lista e plotë e përbërësve
Pyrus ussuriensis leaf extract 83%, glycerin, methylpropanediol, water, butylene glycol, dipropylene glycol, glycereth-26, chondrus crispus extract, saccharum officinarum (sugarcane) extract, pyrus pyrifolia (pear) fruit extract (0.1%), sodium hyaluronate, theobroma cacao (cocoa) seed extract, hydroxyethyl urea, panthenol, 1,2-hexanediol, polyglyceryl-10 laurate, acrylates/c10-30 alkyl acrylate crosspolymer, caprylyl glycol, tromethamine, sodium phytate, allantoin, dextrin, xanthan gum.
Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













