Maska më e parapëlqyer dhe më e shitur nga marka e mirënjohur koreane I’M FROM. Përbërja e saj me 38.7% mjaltë organik me prejardhje nga mali Jiri në Kore, një zonë e njohur dhe e pasur me bimë të egra. Ky mjaltë luan rolin e një agjenti hidratues dhe anti-mikrobik, që hidraton në thellësi lëkurën, shëron dhe parandalon aknet, duke pastruar poret në thellësi nga yndyra dhe sebumi i tepërt. Gjithashtu, eksfolion lëkuren nga qelizat e vdekura dhe heq pikat e bardha në të. Formulimi i tij përmban edhe përbërës të tjerë të fuqishëm si: propolisi, me vetitë e tij antibakteriale; vaji i arrave Macadamia, i pasur me acide yndyrore të ngopura; vitaminë E dhe antioksidantë; helm blete, i cili ndihmon në rigjenerimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës. Kjo maskë do t’ju mrekullojë me efektet e saj çudibërëse, dhe do ta ndjeni lëkurën më të pastër, të hidratuar dhe me më shumë elasticitet.

*30gr/ 120gr

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme të maskës dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë. Lëreni të qëndrojë 10-60min. Më pas, shpëlajeni me ujë të bollshëm duke hequr çdo mbetje të saj. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

mjaltë organik, propolis, vaji i arrave të bimës Macadamia, helm blete

Lista e plotë e përbërësve

Honey, Caprylic/Capric Triglyceride, PEG-7 Glyceryl Cocoate, Disteardimonium Hectorite, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Pentylene Glycol, Microcrystalline Wax, Polysorbate 20, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Beeswax, Tocopheryl Acetate, Argania Spinosa Kernel Extract, Corylus Avellana (Hazel) Seed Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Snail Secretion Filtrate, Water, Bambusa Vulgaris Water, Nelumbo Nucifera Flower Water, Aloe Barbadensis Leaf Water, Propolis Extract, Beta-Glucan, Bee Venom, Citrus Paradisi (Grapefruit) Fruit Extract, Sophora Angustifolia Root Extract, Eugenia Caryophyllus (Clove) Flower Extract, Eucalyptus Globulus Leaf Extract, Punica Granatum Fruit Extract, Bambusa Vulgaris Extract, Butylene Glycol, Glycerin

Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri-San apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

I'M FROM Honey Mask

3,400 ALL 5,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI