I'M FROM Honey Glow Cream, është pjesë e linjës me mjaltë e markës I'M FROM! Ky krem ​​përmban 30,63% Honey Glow Queen™, patentë e I'M FROM me 7 përbërës aktivë: mjaltë, propolis të bletës së zezë, pelte mbretërore, helm bletësh, shafran i Indisë, polen bletësh dhe kanellë. Kjo formulë e veçantë ka si qëllim, shërimin dhe parandalimin e akneve, largimin e qelizave të vdekura si edhe përmirësimin dhe rritjen e elasticitetit të lëkurës. Nga ana tjetër formulimi me vaj ulliri ofron hidratim të thellë në të gjitha shtresat e lëkurës, por pa e rënduar atë, duke mos bllokuar aspak poret. Ky krem gjithashtu përmban niacinamide, të cilat ndihmojnë në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe zbehjen e njollave kafe. Ndërsa formulimi me ekstrakt Centella Asiatica, ofron qetësim ndaj çdo lloj irritimi të lëkurës nga faktorë të jashtëm. Ky krem është i përshtatshëm kryesisht për lëkurë të thatë dhe për atë me tendencë akneike. Për efekte maksimale, sugjerojmë përdorimin e tij me serumin e linjës: I'M FROM Honey Glow Serum.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

*50gr

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

mjaltë, propolis i bletës së zezë, pelte mbretërore, helm i bletës, shafran i Indisë, polen bletësh dhe kanellë), niacinamide, ekstrakt propolisi, ekstrakt Centella Asiatica

Lista e plotë e përbërësve

Water, Octyldodecanol, C12-15 Alkyl Benzoate, Octyldodecyl Olivate, Cyclopentasiloxane, Propylene Glycol Dibenzoate, Glyceryl Stearate, PEG-100 Stearate, Niacinamide, Behenyl Olivate, Cetearyl Alcohol, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Euphorbia Cerifera (Candelilla) Wax, Glycerin, Stearyl Behenate, Polyhydroxystearic Acid, Behenic Acid, Cetyl Stearate, Stearyl Stearate, Honey Extract, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Xanthan Gum, Arginine, Boswellia Serrata Resin Extract, Cinnamomum Cassia Bark Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Disodium EDTA, Adenosine, Ethylhexylglycerin, Pollen Extract, Levan, Decyl Glucoside, Olea Europaea (Olive) Leaf Extract, Royal Jelly Extract, Propolis Extract, Phenethyl Alcohol, Ziziphus Jujuba Seed Extract, Centella Asiatica Extract, Bee Venom, Citric acid, Ascorbic Acid, Maqecassoside, Fragrance, Limonene, Citral, ButylphenyI Methylpropional, Geraniol.

Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.

I'M FROM Honey Glow Cream

3,700 ALL 4,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI