Ky larës ujor është i formuluar me vajin e farës së kanabis Sativa, i cili ka veti të fuqishme antioksiduese. Ky larës bën të mundur pastrimin e thellë të lëkurës nga çdo papastërti, duke e ushqyer këtë të fundit me acide yndyrore, të cilat gjenden në vajin e farës së kanabis Sativa. Nga ana tjetër formulimi i këtij larësi me ekstrakt të bimës Heartleaf, minimizon çdo skuqje në lëkurë duke ofruar qetësim. Ky larës gjithashtu ofron trajtim për aknet dhe ul inflamacionin. Ndërsa falë formulimit me kaolinë, ky larës largon të gjitha papastërtitë e grumbulluara në pore, duke bërë kështu të mundur edhe tkurrjen e tyre.

E gjithë formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE.

*150ml

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.

Përbërësit "magjik"

vaj i farës kanabis Sativa, ekstrakti i gjethes së bimës Heartleaf.

Lista e plotë e përbërësve

Water, Peg-8, Stearic Acid, Myristic Acid, Potassium Hydroxide, Glycerin, Lauric Acid, Palmitic Acid, Cannabis Sativa (Hemp) Seed Oil, Mentha Rotundifolia Leaf Extract, Pinus Pinaster (Maritime Pine) Bark Extract, Mentha Piperita (Peppermint) Oil, Mentha Piperita (Peppermint) Extract, Cocos Nucifera (Coconut) Fruit Extract, Houttuynia Cordata Extract, Butylene Glycol, Coco-Glucoside, Fragrance (Parfum), Glyceryl Stearate Se, Polyquaternium-7, Peg-14m, Arachidic Acid, Sodium Cocoyl Isethionate, 1,2-Hexanediol, Sodium Phytate, Oleic Acid, Sodium Benzoate, Caprylyl Glycol, Quillaja Saponaria (Soapbark) Bark Extract, Silica, Phenoxyethanol, Citric Acid, Cimicifuga Racemosa (Black Cohosh) Root Extract, Resveratrol, Silybum Marianum (Lady's Thistle) Extract, Ethylhexylglycerin, Fd&C Blue No. 1 (Ci 42090), Fd&C Yellow No. 5 (Ci 19140).

Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.

I DEW CARE Namaste Kitten Clarifying Cypress Leaf Cleanser

1,700 ALL 2,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI