I DEW CARE Bring On The Barrier Lightweight Comfort Boosting Moisturizer, jo vetëm rigjeneron dhe forcon barrierën e lekurës, por është ideal nëse shpërthimi i vazhdueshëm akneik është kthyer në shqetësimin tuaj më të madh. I formuluar me ekstrakt të bimës Houttuynia Cordata dhe ekstrakt të pemës së çajit, të cilët njihen për vetitë antibakteriale, antimykotike dhe anti-inflamatore bashkëveprojnë së bashku për të trajtuar aknet, minimizuar inflamacionin, skuqjen dhe sensitivitetin në lëkurë. Nga ana tjetër, ky krem përmban gjithashtu panthenol (Vitamina B5), një përbërës i cili ofron lëmim të vijave të holla dhe rrudhave duke bërë të mundur rigjenerimin e plotë të lëkurës. Ndërsa, përmbajtja me Avo-Pore (avocado) ndihmon në tkurrjen e madhësisë së poreve, dhe kontrollin e sebumit të tepërt. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive, me tendencë skuqjeje dhe akneike. 

Bazuar në studimin klinik të 21 pjesëmarrësve, pas 14 ditësh përdorimi:

*90% pranuan se produkti ndihmoi në kontrollin e yndyrshmërisë së lëkurës,

*95% pranuan se produkti e la lëkurën të hidratuar gjatë gjithë ditës,

*95% pranuan se lëkura ndihej më e lëmuar pas aplikimit të produktit,

*100% pranuan se produkti nuk ishte aspak irritues.

 E gjithë formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka certifikatë “VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE”.

*50ml

Pasi të keni pastruar lëkurën dhe vazhduar me hapat e tjerë bazik, si aplikimi i tonerit dhe serumit, vendoseni trajtimin topik në zonat e irrituara ose në gjithë fytyrën dhe përhapeni butësisht për një përthithje sa më të mirë.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt të bimës Houttuynia Cordata, ekstrakt të pemës së çajit, panthenol (Vitamina B5), Avo-Pore (avocado) 

Lista e plotë e përbërësve

Water, Squalane, Caprylic/Capric Triglyceride, Butylene Glycol, Glycerin, Cetearyl Alcohol, Butyl Avocadate*, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Diglycerin, Betaine, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, Citric Acid, Tocopherol*, Vinyl Dimethicone, Hydrogenated Lecithin, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Carbomer, Tromethamine, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Sorbitan Isostearate, Disodium Edta,

Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.

 

I DEW CARE Bring On The Barrier Lightweight Comfort Boosting Moisturizer

1,600 ALL 2,100 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI