I DEW CARE Polish Patrol Exfoliating Sugar Cocount Body Scrub është scrub për trupin, i cili largon butësisht qelizat e vdekura të lëkurës, duke e lënë këtë të fundit të butë dhe të mbushur plot me hidratim me anë të kompleksit Coco-Biome™. Një kompleks i patentuar, me tre përbërës kryesor si: pluhur i lëvozhgës së kokosit, ekstrakti i kokosit dhe Lactobacillus. Kompleksi Coco-Biome™, përforcohet me kristalet e sheqerit, një eksfoliant natyral që eksfolion fizikisht qelizat e vdekura të lëkurës. Nga ana tjetër, përbërja me lactobacillus do ju ndihmoj në ruajtjen e një mikrobiome të shëndetshme! Aroma e pastër me lule dhe aroma freskuese e agrumeve ofron një përvojë të rehatshme dhe ringarkuese duke ju dhuruar një lëkurë super të butë dhe të lëmuar pas dushit tuaj!
E gjithë formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE
*170g
Gjatë dushit aplikoni një sasi të konsiderueshme në trup të lagur dhe masazhojeni butësisht. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët.
Përbërësit "magjik"
Kompleksi Coco-Biome™:pluhur i lëvozhgës së kokosit, ekstrakti i kokosit dhe Lactobacillus, kristalet e sheqerit.
Lista e plotë e përbërësve
Sucrose, Glycerin, Water, Sodium C14-16 Olefin Sulfonate, Cetyl Alcohol, Glyceryl Stearate, Glycol Distearate, Glycol Stearate, Lactobacillus, Cocos Nucifera (Coconut) Shell Powder, Cocos Nucifera (Coconut) Fruit Extract, Quillaja Saponaria Bark Extract, Glyceryl Stearate Se, Caprylyl Glycol, Coco-Glucoside, Glyceryl Caprylate, Sodium Cocoyl Isethionate, Citric Acid, Disodium Laureth Sulfosuccinate, Butylene Glycol, Lauramide Mipa, Trihydroxystearin, Caprylic/Capric Triglyceride, Sodium Phytate, Ethylhexylglycerin, Tocopherol, Cetearyl Alcohol, 1,2-Hexanediol, Fragrance.
Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.