Ky locion trupi me efekt të trefishtë është i mbushur me përbërës që e duan lëkurën dhe që ndihmojnë në ruajtjen e mikrobiomës së shëndetshme saj, e kjo falë formulës së saj me probiotikë. Probiotikët janë mikroorganizma të gjallë, që ofrojnë përfitime shëndetësore kur aplikohen në lëkurë ose konsumohen. Ato përkufizohen si fibra bimore ose lëndë ushqyese që shërbejnë si ushqim për bakteret e shëndetshme, ruajnë ekuilibrin midis baktereve të dobishme dhe baktereve të dëmshme, që shkaktojnë sëmundje, duke çuar në një florë më të shëndetshme të lëkurës. Formulimi me tërshërë e arritur me anë të fermentimit Lactobacillus, ndihmon në ruajtjen e një mikrobiome të shëndetshme të lëkurës ndërsa, përbërja me qumësht vegjetal i nxjerrë nga tuli i kokosit do t'ju ofrojë një lëkurë të butë dhe të lëmur. Nga ana tjetër, formulimi me kërpudha tibet, një kombinim i Lactobacillus dhe Maja, mundësojnë bllokimin e lagështisë dhe qetësimin e irritimeve të ndryshme. Konsistenca e këtij kremi është e lehtë, çka bën të mundur që të përthithet lehtësisht nga lëkura, duke mos lënë ndjesinë e yndyrosjes. Shijoni aromën e pastër të bardhë të luleve dhe freskuese të agrumeve për një përvojë të relaksuese dhe rimbushëse!
Shijoni efektet e këtij locioni për një kohë më të gjatë, duke e kombinuar me larësin e trupit: I DEW CARE Lets Fight Dirty Moisturizing Probiotics Body Wash.
E gjithë formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE
*250ml
Aplikojeni gjatë kohës që lëkura është akoma e lagësht pas dushit. Masazhojeni mirë, deri sa të përthithet plotësisht. Vendosni një shtresë më shumë në zonat me më shumë qeliza të vdekura të lëkurës te bërrylat dhe thembra.
Përbërësit "magjik"
Probiotikë, tërshërë, qumësht vegjetal i nxjerrë nga tuli i kokosit dhe kërpudhë tibet.
Lista e plotë e përbërësve
Water, Methylpropanediol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Neopentyl Glycol Diheptanoate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Methyl Trimethicone, Behenyl Alcohol, Betaine, Glyceryl Stearate, Lactobacillus Ferment, Avena Sativa (Oat) Kernel Extract, Cocos Nucifera (Coconut) Fruit Juice, Ceramide Np, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Centella Asiatica Extract, Amaranthus Caudatus Seed Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Dioscorea Japonica Root Extract, Eclipta Prostrata Leaf Extract, Laminaria Japonica Extract, Fructooligosaccharides, Ethylhexylglycerin, Stearic Acid, Palmitic Acid, Myristic Acid, Butylene Glycol, Carbomer, Tromethamine, Microcrystalline Cellulose, Dipropylene Glycol, Sodium Stearoyl Glutamate, Hydrogenated Lecithin, Cetearyl Alcohol, Hydrolyzed Corn Starch, Beta-Glucan, Cellulose Gum, Potassium Sorbate, Glyceryl Stearate Se, Sucrose, Cholesterol, Tocopherol, Sodium Benzoate, Fragrance
Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.