PYUNKANG YUL Black Tea Revitalizing Mask Pack është maskë pëlhure e njomur në esencë, pjesë e linjës Black Tea të markës PYUNKANG YUL. Kjo maskë ashtu si e gjithë linja është e formuluar me çajin e zi të fermentuar Kombucha, i pasur me antioksidantë me përmbajtje polifenol dhe catechin. Këta përbërës janë të njohur për vetitë e tyre të fuqishme kundër plakjes së lëkurës. Kjo maskë premton rritje të elasticitetit të lëkurës, dhe shkëlqim të menjëhershëm të saj falë formulimit me peptide dhe adenosine. Esenca e kësaj maske përmban gjithashtu kolagjen në struktura të ndryshme molekulare, për të arritur depërtimin në të gjitha shtresat e lëkurës. Nga ana tjetër formulimi me ekstrakt të bimës mugwort, centella asiatica dhe eksrakt Houttuynia Cordata kujdeset për qetësimin e irritimeve të mundshme. Kjo maskë gjithashtu përmban niacinamide dhe ekstrakt Seaberry, të cilat kujdesen për tkurrjen e poreve dhe hidratimin e thellë të lëkurës. Lëkura do të ndihet thellësisht e hidratuar falë formulimit me gjalpë shea, 5 lloje të ndryshme vajrash bimorë, 6 lloje të ndryshme të acidit hialuronik dhe keramide. Kjo maskë është e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe e përshtatshme për lëkurën e thatë.
Formula e saj është hipoalergjike, jo-komedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe vajra esencial.
*25ml
*1 copë
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht, që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
çaj i zi i fermentuar, peptide, adenosine, niacinamide, 6 lloje të acidit hialuronik, keramide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, Hydroxyethyl Urea, Camellia Sinensis Leaf Extract, Saccharomyces/Xylinum/Black Tea Ferment(100ppm), Acetyl Hexapeptide-8, Copper Tripeptide-1, Hydrolyzed Collagen, Hydrolyzed Silk, Hydrolyzed Keratin, Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract, Broussonetia Extract, Glycine Max (Soybean) Seed Extract, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Sodium Hyaluronatem, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrogenated Lecithin, Squalane, Ceramide NP, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Cetearyl Alcohol, Betula Platyphylla Japonica Juice, Coptis Japonica Root Extract, Houttuynia Cordata Extract, Centella Asiatica Extract, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Diethoxyethyl Succinate, Hydroxyethylcellulose, Carbomer, Arginine, Caramel, Dextrin, Adenosine, Disodium EDTA, Propanediol, Hydroxyacetophenone, 1,2-Hexanediol, Dipotassium Glycyrrhizate, Caprylyl Glycol, Pentylene Glycol, Ethylhexylglycerin
Pyunkang Yul është një markë koreane e themeluar nga klinika mjekësore Pyunkang Oriental, një institucion shumë i njohur në Korenë e Jugut, për trajtimin e sëmundjeve atopike të lëkurës, duke u fokusuar në përdorimin e përbërësve dhe recetave të mjekësisë tradicionale koreane. Misioni i Kompanisë është mbrojtja e lëkurës, dhe shmangia e të gjithë substancave kimike të panevojshme në përbërjet e produkteve. Pyunkang Yul ka formulime minimaliste, por shumë inovative dhe të teknologjisë së lartë. Produktet e saj nuk përmbajnë fillera, që gjenden rëndomtë në produktet kozmetike dhe të përkujdesjes së lëkurës. Kjo bën që pothuajse të gjitha produtket e saj janë pa fragrancë dhe ngjyrues artificial. Kjo filozofi e të kthyerit pas në kohë, dhe përdorimit të recetave bazike vërteton më së miri se kjo është mënyra e duhur e mbrojtjes, dhe e qetësimit të lëkurës së irrituar dhe asaj të lodhur. Pyunkang Yul është përgjigjia e të gjithë lutjeve e personave me lëkurë shumë sensitive! Marka kujdeset të jetë: ekologjike, të mos testojë në kafshë, dhe të mos përdorë materiale plastike pa kriter.