NEOGEN DERMALOGY H2 Dermadeca Serum Spray, është serum hidratues në formë mist për fytyrën. Formulimi i tij i pasur me vitaminë C dhe niacinamide, zbeh njollat dhe hiperpigmentinimin dhe lufton kundër shenjave të moshës. Ndërsa, ekstrakti i Centella Asiatica-s qetëson irritimin dhe stimulon rigjenerimin e qelizave. Kolagjeni e hidraton lëkurën duke i dhënë një pamje më rinore.
*120ml
Sprucojeni në fytyrë sa herë të keni nevojë për ndjesi hidratimi dhe freskie, apo edhe në zona të tjera të trupit ku e shihni të nevojshme. Mund të përdoret edhe sipër makeup-it për të rritur qëndrueshmërinë e tij.
Përbërësit "magjik"
acid ascorbic (Vitaminë C), niacinamide, ekstrakt Centella Asiatica, vaj mente
Lista e plotë e përbërësve
Water, Alcohol Denat, Dipropylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, Adenosine, Allantoin, Ascorbic Acid, Centella Asiatica Extract, Allium Cepa (Onion) Bulb Extract, Tuber Magnatum Extract, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Mentha Piperita (Peppermint) Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Oil, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Oil, Rose Flower Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Lavandula Hybrida Oil, Cyclopentasiloxane, Cyclohexasiloxane, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Butylene Glycol, Madecassoside, 1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin, Phenoxyethanol, Disodium EDTA
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.