Pastrues fytyre vajor
KLAIRS Gentle Black Fresh Cleansing Oil, sapo ka mbërritur në KORAL SECRETS dhe jemi te bindur se ka për të qënë larësi vajor i duhur për këdo që vuan nga lëkura sensitive dhe në të njëjtën kohë nga mbiprodhimi i yndyrës. Ky lares ka konsistencë aq të lehtë, sa do t’ju duket e pabesueshme shpërbërja e fuqishme që I bën makeup-it dhe gjithë papstërtive në fytyrë. I formuluar me vaj të farave të lulediellit, farave të rrushit, farave jojoba, dhe vaj rrushi pa fara, do të krijojë një ekuilibër në lëkurë, për të mbajtur në balancë hidratimin dhe sebumin e nevojshëm në lëkurë. Nga ana tjetër ka veti të fuqishme antioksiduese, sepse përmban vitaminë A,B dhe C, duke luftuar kështu radikalet e lira, të cilat mund të jenë shkak i një plakjeje më të shpejtë, si dhe qetëson acarimet dhe skuqjet në lëkurë. Në fund të përdorimit lë një aromë të butë dhe ndjesi freskie.
Rekomandohet të përdoret për lëkurat e yndyrshme dhe sensitive.
Formula e tij është vegane, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: paraben, sulfate, përbërës me bazë shtazore, alkool, vajra mineral, vajra esencial, silikon, fragrancë dhe ngjyrues artificial.
*150ml
Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke përfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.
Përbërësit "magjik"
vaji i farave të lulediellit, vaji i farave të rrushit, vaji i farave jojoba, vaj rrushi pa fara
Lista e plotë e përbërësve
Helianthus Annuus(Sunflower) Seed Oil, Caprylic/Capric Triglyceride, PEG-20 Glyceryl Triisostearate, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Ribes Nigrum (Black Currant) Seed Oil
Klairs është një markë e cilësisë së lartë në botën e K-beauty, pjesë e gjigandit të kozmetikës, Wishtrend. Që prej krijimit të saj në vitin 2010, ajo i ka qëndruar besnike filozofisë "Simple, but enough!" (E thjeshtë, por mjaftueshëm!). Kjo markë ka besimin se edhe produktet me formulime të thjeshta dhe pa përbërës të dëmshëm, sjellin rezultate të shkëlqyera për të gjitha tipet e lëkurës. Përbërja e tyre është hipoalergjike dhe të gjitha këto produkte janë të përshtatshme për lëkurën me sensitivitet të lartë. Ndër vite, Klairs ka fituar popullaritet të lartë falë fjalëve të mira të thëna nga konsumatorë që mbeten gjithmonë të kënaqur. Pa harruar këtu dhe një pikë tjetër të fortë, raportin e drejtë mes cilësisë së lartë dhe çmimeve të arsyeshme të produkteve të saj. Gjithashtu Klairs është një nga markat më miqësore me mjedisin dhe kafshët, sepse prodhon produkte vegane, të pa testuara në kafshë dhe e nënvizon gjithmonë faktin se ky koncept abuziv është i gabuar e duhet luftuar. Ka fituar 20 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Shembuj të këtij suksesi janë: toneri “Supple Preparation Facial Toner” dhe serumi me vitaminë C “Freshly Juiced Vitamin Drop”, ku secili prej tyre është shitur me mbi 1 milion herë.