Produktet e markës KAHI, kryesisht balm-et janë kthyer në produkte trend, të përdorura gjerësisht në Korenë e Jugut dhe jo vetëm, tashmë edhe nga komuniteti i KORAL SECRETS. Pas suksesit të KAHI Wrinkle Bounce Moisturizing Multi Balm Stick, sjellim: KAHI Extin C Balm! Ky balm është i formuluar me plot 26% vitaminë C të pastër British, e cila bashkëvepron me niaciamidet, ekstrakt Glycyrrhiza dhe resveratrol duke ju zbehur në mënyrë të menjëhershme njollat kafe. Ky balm mban në kontroll mbiprodhimin e melaninës dhe përhapjen e saj në lëkurë. Nga ana tjetër formulimi me kompleks të 3-fishtë të salmonit dhe kolagjen (po nga salmoni), do t'ju ofrojë rritje të elasticitetit të lëkurës dhe minimizim të shenjave të moshës. Formulimi me vaj të fermentuar natyralë të manaferrave Schisandra, ekstrakt të rrënjës së karrotës, beta karoten dhe vaj po nga farat e karrotës të marrë në ishullin e famshëm korean Jeju, dhurojnë hidratim të thellë, duke mos e lënë asnjëherë lëkurën të thatë. Ndërsa keramidet forcojnë barrierën mbrojtëse, duke dhuruar lëkurë të shëndetshme. Falë përdorimit të këtij balmi do të arrini 7 rezultate fantastike në lëkurë, si: zbehje të njollave kafe, minimizim të rrathëve të zinj, shkëlqim në lëkurë, tonalitet të njëtrajtshëm, minimizim të shenjave të moshës, kontroll të mbiprodhimit të melaninës, rritje të elasticitetit. Ky produkt duke qenë në formë stick-u, është lehtësisht i riaplikueshëm kurdoherë dhe kudo të ndodheni, në makinë, në zyrë, teksa konsumoni në kafe etj.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.
*Ndryshimi i temperaturës mund të shkaktojë ndryshim të konsitencës në pjesën e sipërme të tij, por kjo nuk ndikon aspak në cilësinë e produktit.
*Balmi nuk sugjerohet të përdoret në të njëjtën rutinë me përbërës të tjerë aktiv, acid salicilik BHA, acid glikolik AHA, retinol, vitaminë A.
*9gr
Aplikojeni butësisht në zonën ku keni hiperpigmentimin. Gjithashtu mund t'a aplikoni rreth syve, vijat e mimikës te balli, anash buzëve, mjekrës, midis vetullave etj, për t'ju adresuar shenjave të moshës. Mund t'a aplikoni para ose pasi të kryeni makeup.
Përbërësit "magjik"
26% vitaminë C e pastër, kompleks nga salmoni, niacianamide, resveratrol,
Lista e plotë e përbërësve
Ascorbic Acid, Cetyl Ethylhexanoate, Hydrogenated Vegetable Oil, Dimethicone, Phenyl Trimethicone, Polyethylene, Triethylhexanoin, Diisostearyl Malate, Paraffin, Microcrystalline Wax, Polymethylsilsesquioxane, Vinyl Dimethicone/Methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Silica, Hippophae Rhamnoides Oil, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Caesalpinia Spinosa Fruit Extract, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Bacillus Ferment, Candida/Garcinia Cambogia Ferment, Kappaphycus Alvarezii Extract, Oryza Sativa (Rice) Germ Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Schisandra Chinensis Fruit Extract, Hydrolyzed Collagen, Lithospermum Erythrorhizon Root Extract, Crataegus Monogyna Flower Extract, Jasminum Sambac (Jasmine) Flower Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Silica Silylate, Sorbitan Isostearate, Silica Dimethyl Silylate, VP/Hexadecene Copolymer, Caprylyl Glycol, Adenosine, Niacinamide, Resveratrol, Purified Water, Propanediol, Glycerin, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Ceramide NP, Citric Acid, Soluble, Proteoglycan, Sodium DNA, Fragrance, Benzyl Benzoate, Hexyl Cinnamal, Benzyl Salicylate, Hydroxycitronellal, Citronellol, Alpha-Isomethyl Ionone, Linalool, Gardenia Jasminoides Fruit Extract
KAHI është një markë e re për kujdesin e lëkurës nga Koreja e krijuar në vitin 2020, e cila është e përqëndruar të ndihmojë këdo të kenë një lëkurë rinore, përmes produkteve të fuqishme por me formulime të buta, dhe aspak agresive. Emri i markës KAHI është një fjalë e përbërë nga shkronjat e para dhe të fundit të alfabetit të gjuhës koreane. Ashtu si Sejong i Madh, Mbreti i Dinastisë Chosun krijoi alfabetin korean për t'a mësuar të gjithë për të mësuar lehtësisht, edhe kjo markë ka si filozofi t'i bëjë të gjithë që përmes produkteve të saj të ndihen lehtësisht të bukur. Produktet e markës KAHI janë të limituara në prodhim, sepse formulimi i tyre është me përbërës shumë të çmuar të marrë nga ishulli Jeju në Korenë e Jugut. Filozofia e markës KAHI është "Lehtësisht të shikohen rezultatet", ndaj dhe produktet e saj kryesore janë në formë stick-u. Produkti "Bestseller" i markës është balmi: KAHI Wrinkle Bounce Moisturizing Multi Balm Stick i cili ka tërhequr shumë vëmëndje nga përdorimi i tij nga aktorja e famshme Kim Go-eun në dramën televizive koreane The King: Eternal Monarch. Të gjitha produktet e KAHI janë 100% të prodhuara në Kore.