COSRX Advanced Snail 92 All in One Cream është krem hidratues i linjës së famshme me sekrecion të filtuar nga kërmilli. Ai përmban 92% të këtij sekrecioni dhe i ofron lëkurës hidratim të thellë, duke parandaluar dhe luftuar shenjat e moshës. Gjithashtu, bën të mundur shërimin e shenjave të shkaktuara nga aknet, si dhe rigjenerimin e lëkurës së dëmtuar. Ka konsistencë të lehtë edhe pse është shumë i pasur në vitamina dhe minerale. Pas një përdorimi të vazhdueshëm, do ta ndjeni lëkurën më të shëndetshme dhe të rigjallëruar!
Është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos për atë sensitive. Nuk përmban përbërës të dëmshëm.
*100gr
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit, dhe në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit "magjik"
sekrecion i filtruar nga kërmilli
Lista e plotë e përbërësve
Snail Secretion Filtrate, Betaine, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Sodium Hyaluronate, Cetearyl Alcohol, Stearic acid, Arginine, Dimethicone, Carbomer, Panthenol, Allantoin, Sodium Polyacrylate, Xanthan Gum, Ethyl Hexanediol, Adenosine, Phenoxyethanol
COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.