BENTON Snail Bee Ultimate Serum+ është i formuluar me sekrecion të filtruar kërmilli dhe helm blete. Sekretimi i kërmillit është fermentuar nga majaja që rrjedh nga rrushi, dhe më pas është filtruar. Kjo e fundit rigjeneron barrierën mbrojtëse të lëkurës, largon shenjat post-akne dhe trajton hiperpigmentimin, ndërsa helmi i bletës qetëson lëkurën dhe shpërthimet akneike të herë pas hershme. Përbërja me ujë të gjetheve të pemës së çajit dhe camellia sinensis kanë veti antibakteriale, anti-inflamatore, antivirale dhe antifungale, duke ofruar përfitime shtesë qetësuese dhe duke luftuar inflamacionin e akneve. Serumi përmban gjithashtu niacinamide dhe adenosinë që sigurojnë rritjen e elasticitetit dhe luftojnë shenjat e moshës. Ka pH të ngjashëm me atë të lëkurës. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos për atë me problematikat më sipër dhe për personat që duan të luftojnë thelbësisht shenjat e moshës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial dhe PEG.
*35ml
Pas pastrimit të lëkurës dhe vendosjes së tonerit, aplikoni serumin 3-4 sprucime në fytyrë, qafë dhe dekolte, në mëngjes dhe/ose në mbrëmje. Me pas vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit “magjik”
sekrecion i filtruar kermilli, helm blete, adenosine, niacinamide, ujë nga gjethja e pemës së çajit jeshil, camellia sinensis
Lista e plotë e përbërësve
Saccharomyces/Snail Secretion Filtrate Ferment Filtrate, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, Aqua (Water), Camellia Sinensis Leaf Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Glycerin, Pentylene Glycol, Aloe Barbadensis Leaf Juice Powder, Sodium Hyaluronate, Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Ulmus Campestris (Elm) Bark Extract, Plantago Asiatica Extract, Laminaria Digitata Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Althaea Rosea Root Extract, Allantoin, Adenosine, Bee Venom, Beta-Glucan, Betaine, Panthenol, Citric Acid, Caprylyl Glycol, Xanthan Gum
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).