SKINFOOD Avocado Rich Cream

2,400.00 ALL 1,700.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Mars 14 dhe Mars 15.

Nëse kërkoni një krem që ofron hidratim të thellë dhe ushqim për lëkurën, SKINFOOD Avocado Rich Cream është zgjedhja ideale. Ky krem është i pasur me ekstrakt dhe vaj avokadoje, të cilat janë të njohura për përmbajtjen e tyre të lartë të vitaminave dhe mineraleve. Këto përbërës ushqejnë lëkurën, duke e lënë atë të butë dhe të hidratuar, ndërsa krijojnë një barrierë mbrojtëse kundër faktorëve të jashtëm. Por nuk 
mbaron me kaq! Kremi përmban gjithashtu gjalp Shea dhe vaj makadamie. Gjalpi Shea është i njohur për aftësinë e tij për të mbajtur lëkurën të butë dhe të hidratuar, ndërsa vaji i farave të makadamias lufton dehidratimin dhe ruan lagështirën në lëkurë. Ky krem është ideal për lëkurën normale, të thatë dhe të dehidratuar, duke ofruar një kujdes të plotë dhe hidratim gjatë gjithë kohës.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht  dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.

*60ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit, dhe në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme nga ana e spatulës dhe aplikojeni butësisht në lëkurë. Ndërsa me anë të sferës që është e strukturuar me perlë, masazhoni të gjithë fytyrën.

Përbërësit “magjik”

ekstrakt dhe vaj avokadoje, gjalp Shea, vaj makadamie

Lista e plotë e përbërësve

Persea Gratissima (Avocado) Fruit Extract (35%), Water, Cetyl Ethylhexanoate, Triethylhexanoin, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Sorbitan Stearate, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Mangifera Indica (Mango) Seed Butter, Behenyl Alcohol, Glycerin, Dipropylene Glycol, Phenyl Trimethicone, Hydrogenated Coco-Glycerides, C12-14 Pareth-12, Jojoba Esters, Palmitic Acid, Stearic Acid, Glyceryl Stearate, Sucrose Cocoate, Carbomer, Tromethamine, Persea Gratissima (Avocado) Oil(1,000 ppm), Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Tocopherol, 1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin, Fragrance

SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.

Shpërndani

2,400.00 ALL 1,700.00 ALL