HETRAS Double Shot Perfume Body Mist

1,200.00 ALL 1,000.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Korrik 31 dhe Gusht 01.

Përshkrimi

HETRAS Double Shot Perfume Body Mist në aromën Hotel Wood është një sprej luksoz 2-në-1 i dizajnuar për t'i dhënë trupit dhe flokëve tuaj një aromë të rafinuar dhe afatgjatë. Ky produkt kombinon freskinë e një misti me thellësinë e një parfumi cilësor, duke ju shoqëruar gjatë gjithë ditës. I frymëzuar nga atmosfera e rafinuar e hoteleve premium, varianti Hotel Wood karakterizohet nga nota të ngrohta druri, të pastra dhe të sofistikuara, duke krijuar një aromë të qetë, elegante dhe të përshtatshme si për femra ashtu edhe për meshkuj. Formula përmban përbërës si Centella Asiatica, Niacinamide, Panthenol dhe Allantoin, të cilët ndihmojnë në hidratimin dhe qetësimin e lëkurës, duke e lënë atë të butë dhe me një ndjesi freskie. Tekstura e lehtë absorbohet shpejt dhe mund të përdoret gjatë gjithë ditës. Ideal për ata që preferojnë aroma elegante, minimaliste dhe me karakter të ngrohtë druri, perfekte si për përdorim të përditshëm ashtu edhe për raste të veçanta.

Formula e tyre është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, vajra mineral dhe është e patestuar në kafshë.

*120ml

Përdorimi

Sprucojeni në zonat e ekspozuara të trupit pas dushit. Mund t'a riaplikoni edhe gjatë ditës për hidratim dhe freski. 

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Centella Asiatica, Niacinamide, Panthenol

Lista e plotë e përbërësve

Purified Water, Dipropylene Glycol, Alcohol Denat., Fragrance, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Glycerin, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Centella Asiatica Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Trehalose, Panthenol, Allantoin, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin, Linalool, Limonene, Benzyl Salicylate, Alpha-Isomethyl Ionone, Coumarin.

Marka

HETRAS është një brand luksoz korean i specializuar në krijimin e aromave premium dhe produkteve të përkujdesjes personale, i njohur për aftësinë e tij për të shndërruar rutinat e përditshme në përvoja me të vërtetë mefakuese. Brandi dallohet për bashkëpunimin me perfumierë të klasit botëror dhe përdorimin e vajrave aromatikë të cilësisë së lartë, duke krijuar aroma unike e të qëndrueshme që kujtojnë atmosferën e hoteleve me pesë yje apo natyrën e qetë. Përveç aromave magjepsëse, formulat e Hetras për trupin dhe shtëpinë janë të pasuruara me përbërës ushqyes e qetësues (si Acid Hyaluronik dhe Centella Asiatica), duke qenë plotësisht të sigurta, hipoalergjike dhe me estetike minimale e elegante që përshtatet bukur në çdo ambient.

Shpërndani

1,200.00 ALL 1,000.00 ALL