-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
HEIMISH Watermelon Moisture Soothing Gel Cream
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 03 dhe Prill 04.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
HEIMISH Watermelon Moisture Soothing Gel Cream është krem hidratues në trajtë xheli i cili ofron freski të menjëhershme në lëkurë. Ky krem hidratues është i formuluar me një "kokteil" përbërësish qetësues dhe hidratues, si: shalqiri, aloe vera, keramide dhe glicerinë. Kombinimi i këtyre përbërësve së bashku ofron qetësim, freski dhe hidratim të thellë në të gjitha shtresat e lëkurës. Nga ana tjetër ky krem mundëson edhe qetësim të irritimeve të lëkurës me tendencë akneike. Arrin të forcojë barrierën mbrojtëse të lëkurës, duke e mbrojtur këtë të fundit nga radikalet e lira apo agjentët e jashtëm mjedisorë. Gjithashtu nëse skuqja është një problematikë e vazhdueshme e lëkurës suaj, ka ardhur momenti t'i jepni një shans kremit HEIMISH Watermelon Moisture Soothing Gel Cream. Ky krem mund të përdoret edhe si një trajtim pas qëndrimit në diell "aftersun", gjatë ditëve të nxehta me diell.
*110ml
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit "magjik"
shalqi, aloe vera, keramide dhe glicerinë
Lista e plotë e përbërësve
Water, Citrullus Lanatus (Watermelon) Fruit Extract, Glycerin, Dimethicone, Butylene Glycol, Phenyl Trimethicone, Sorbitol, Moringa Oleifera Seed Oil, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Leaf Extract, Hydrangea Macrophylla Leaf Extract, Aloe Barbadensis Flower Extract, Ceramide 3, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Sodium Hyaluronate, Coptis Japonica Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Phytosphingosine, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Tocopherol, Hydrogenated Lecithin, 1,2-Hexanediol, Trehalose, Hydroxyacetophenone, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Caprylyl Glycol, Octyldodecanol, Oleyl Alcohol, Glycine Soja (Soybean) Sterols, Disodium EDTA
Marka koreane Heimish është lançuar në vitin 2016 me produktet e kujdesit të lëkurës dhe ato kozmetike. Slogani i tyre është "Vlera më e madhe krijohet nga "normalja" dhe bukuria është brenda secilit prej nesh, jo nga zbukurimet e tepërta". Produkti më i shitur i markës është balmi pastrues HEIMISH All Clean Balm falë të cilit ju mund të pastroni thellësisht lëkurën, qelizat e vdekura të lëkurës dhe pikat e zeza menjëherë.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE