Pastrues fytyre në trajtë balm.

Larës në formë balm më i preferuar në K-Beauty sapo ka mbërritur në KORAL SECRETS! HEIMISH All Clean Balm është një balm pastrues i cili ka konsistencë të plotë, por në lëkurë përhapet menjëherë, për të pastruar këtë të fundit nga makeup-i i përditshëm, filtrat e SPF-së, papastërtitë e ndryshme dhe radikalet e lira, të cilat duke qëndruar në lëkurë e dëmtojnë barrierën mbrojtëse dhe krijojnë plakje të parakohshme. Ky balm pastrues është i formuluar me gjalpë shea, ekstrakt agrumesh të ndryshme, ekstrakte botanike dhe të luleve të bardha. Të gjitha këta përbërës depërtojnë thellësisht në lëkurë, për një pastrim sa më të thellë dhe efikas, duke mos krijuar aspak bllokim të poreve apo ndjesi rëndese në lëkurë. Ky balm gjithashtu shpërbën pikat e zeza dhe qelizat e vdekura, duke premtuar një lëkurë shumë të butë. Nga ana tjetër, për të gjithë personat që kanë lëkurë me tendencë akneike, falë formulimit me ekstrakt të pemës së çajit, ky balm pastrues ofron qetësim dhe trajtim të tyre. I përshtatshëm për lëkurë të thatë, të dehidratuar dhe sensitive. Ky balm pastrues është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*50ml/ 120ml

Merrni një sasi të përshtatshme me spatul dhe aplikojeni në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.

Përbërësit "magjik"

gjalpë shea, vaj esencial nga gjethja e pemës së çajit, ekstrakt i frutit të kokosit

Lista e plotë e përbërësve

Ethylhexyl Palmitate, Cetyl Ethylhexanoate, PEG-20 Glyceryl Triisostearate, Polyethylene, PEG-8 Isostearate, 1,2-Hexanediol, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Tocopheryl Acetate, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Amyris Balsamifera Bark Oil, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Citrus Paradisi (Grapefruit) Peel Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Boswellia Carterii Oil, Juniperus Mexicana Oil, Water, Cocos Nucifera (Coconut) Fruit Extract, Butylene Glycol, Citrus Aurantifolia (Lime) Fruit Extract, Citric Acid, Phenoxyethanol, Nelumbium Speciosum Flower Extract, Freesia Refracta Extract, Rose Extract, Leontopodium Alpinum Extract, Jasminum Officinale (Jasmine) Extract, Narcissus Pseudo-Narcissus (Daffodil) Flower Extract, Lilium Tigrinum Extract, Iris Versicolor Extract, Ethylhexylglyecerin

Marka koreane Heimish është lançuar në vitin 2016 me produktet e kujdesit të lëkurës dhe ato kozmetike. Slogani i tyre është "Vlera më e madhe krijohet nga "normalja" dhe bukuria është brenda secilit prej nesh, jo nga zbukurimet e tepërta". Produkti më i shitur i markës është balmi pastrues HEIMISH All Clean Balm falë të cilit ju mund të pastroni thellësisht lëkurën, qelizat e vdekura të lëkurës dhe pikat e zeza menjëherë. 


HEIMISH All Clean Balm

1,450 ALL 2,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI