CLIO Kill Lash Superproof Mascara Extreme Volume

2,100.00 ALL 1,450.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Janar 17 dhe Janar 18.

Përshkrimi

CLIO Kill Lash Superproof Mascara Extreme Volume është rimeli i linjës së njohur CLIO Kill Lash Superproof, i krijuar posaçërisht për t’i dhënë qerpikëve volum të theksuar dhe një pamje të plotë që zgjat gjatë gjithë ditës. Formula e tij e avancuar është rezistente ndaj ujit, djersës dhe vajit, duke siguruar që rimeli të qëndrojë i paprekur pa u grumbulluar dhe pa lënë njolla nën sy. Furça e hollë dhe e përkulur përshtatet në mënyrë perfekte me formën natyrale të qerpikëve, duke kapur çdo qerpik nga rrënja deri në majë për një efekt të ndarë, të hapur dhe të pastër. Ideale për përdorim të përditshëm apo për raste speciale, kjo maskarë premton qerpikë të përsosur, me volum intensiv dhe qëndrueshmëri maksimale gjatë gjithë ditës.

*8.5g

Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

Përdorimi

Aplikoni maskarën me lëvizje nga rrënja deri te majat e qerpikëve tuaj. Në këtë mënyrë do të krijoni densitet dhe volum.

Përbërësit

Lista e plotë e përbërësve

Isododecane, Trimethylsiloxysilicate, Talc, Ceresin, Dextrin Palmitate, Microcrystalline Wax, Disteardimonium Hectorite, Iron Oxides (CI 77499), Polypropylsilsesquioxane, Propylene Carbonate, Silica, Dextrin Palmitate/Ethylhexanoate, Hydrogenated Polyisobutene, Nylon-66, Triethoxycaprylylsilane, Glyceryl Caprylate, Titanium Dioxide (CI 77891), Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Water, Argania Spinosa Kernel Oil, Camellia Sinensis Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Hydrolyzed Collagen, Lactobacillus/Soybean Extract Ferment Filtrate

Marka

CLIO PROFESSIONAL është një markë koreano-jugore me bazë në distriktin Seongdong, Seul, Koreja e Jugut. E krijuar në vitin 1993 ofron produkte profesionale kozmetike. Me kalimin e kohës, kompania u degëzua në produkte të tjera të kujdesit të lëkurës, flokëve dhe trupit duke lançuar kështu markat: Peripera në vitin 2005, Goodal në vitin 2011 dhe Healing Bird në vitin 2017. Në vitin 2012 marka koreano-jugore CLIO PROFESSIONAL hapi dyqanin e saj Club Clio duke shitur të gjitha produkteve e markave të saj. Deri në fundin e vitit 2016 marka numëron plot 95 dyqane! Të gjitha produktet mbeten shumë të preferuara dhe të shitura në Korenë e Jugut dhe gjithë Europën. Fondatina kompakte është produkt “Bestseller” tashmë në KORAL SECRETS! Duke punuar me një ekip kërkimi dhe zhvillimi me bazë në Evropë, marka zhvillon vazhdimisht koleksione të reja për t'iu përshtatur tendencave dhe stinëve.

Shpërndani

2,100.00 ALL 1,450.00 ALL