AROMATICA Rosemary Active V Anti Hair Loss Tonic
AROMATICA Rosemary Active V Anti Hair Loss Tonic
Rosemary Active V Anti Hair Loss Tonic është një trajtim që targeton disa problematika njëherësh si: rënien e flokëve, dëmtimin e tyre ose skalpin shumë sensitiv. Formulimi me proteinën LPP (Lipoma-preferred partner) i jep elasticitet gjithë gjatësisë së flokut, nga rrënja te maja. Vitamina Aktive V gjallëron dhe “rizgjon” një skalp të lodhur nga produkte të dëmshme, smogu apo uji i pafiltruar. Rozmarina dhe vaji esencial i drurit të kedrit, pastrojnë në thellësi skalpin dhe e qetësojnë atë.
Filozofia e produkteve koreane për trajtimin e flokut është: skalp i shëndetshëm = flokë të shëndetshme! Nëpërmjet këtij toniku do të arrini të forconi rrënjën e flokëve duke parandaluar rënien e tyre! Do të arrini të keni flokë plot me volum dhe të shëndetshëm! Një detaj për t'u përmendur është që ky produkt, si çdo produkt tjetër i markës AROMATICA ju mundëson një seancë aromaterapie, duke ju relaksuar edhe mendjen! Për efekte maksimale sugjerohet kombinimi me shampoo-n e linjës: AROMATICA Rosemary Active V Anti Hair Loss Shampoo.
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për flokët, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificale.
*100ml
Përdorimi
Tundeni shishen përpara përdorimit dhe aplikojeni pas larjes së flokut. Sprucojeni tonikun afër skalpit që të shpërndahet në çdo pjesë të tij. Më pas masazhojeni butësisht me mollëzat e gishtave. Mund të përdoret dhe në flokë të thatë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Rozmarinë, kompleksi me 5 Vitamina, kompleksi i ushqimeve me ngjyrë të zezë, çaj bimor për kujdesin e kokës.
Lista e plotë e përbërësve
Aqua, Alcohol Denat, Butylene Glycol, Glyceryl Caprate, Polyglyceryl-2 Laurate, Polyglyceryi-10 Laurate, Polyglyceryl-4 Laurate, Capyly/Capryl Glucoside, Betaine, Menthol, Salicylic Acid, Panthenol, Abies Sibirica Oil, Lavandula Hybrida Oil, Cedrus Atlantica Bark Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Eucalyptus Globulus
Leaf Oil, Mentha Viridis (Spearmint) Leaf Oil, "Rosmarinus Offcinalis (Rosemary) Leaf Oil, Alantoin, Ascorbic Acid, "Calcium Pantothenate, Dimethyl Sulfone, Saccharomyces Cerevisiae Extract, Caffeine, Maltodextrin, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Hydroxyethylcellu lose, Xanthan Gum, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Biotin, Serenoa Serrulata Fruit Extract, Cucurbita Pepo (Pumpkin) Seed Oil, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Oil, Hydrolyzed Barley Protein, Hydrolyzed Con Protein, Hydrolyzed Oat Prtein, Hydrolyzed Peà Protein Hydrolyzed Potato Protein, Hydrolyzed Rice Bran Protein, Hydrolyzed Rice Protein, Hydrolyzed Soy Protein, Hydrolyzed Swet Almond Proten Hydrolyzed Wheat Protein, Gardenia Taitensis Flower, Houtuynia Cordata Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Morus Alba Fruit Extract, Nigela Sativa Seed Extract, Oryza
Sativa (Rice) Extract, Perilla Frutescens Leaf Extract, Piper Nigrum (Pepper) Seed Extract, Ribes Nigrum (Black Currant) Fruit Extract, Sesamum Indicum (Sesame) Seed Extract, Solanum Melongena (Eggplant) .Fruit Extract, Copper Tripeptide-1, Tocopherol, Acetyl Hexapeptide-8, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Tripeptide-1, Sodium Citrate, Sodium Chloride, Disodium EDTA, 12-Hexarnediol, Limonene, Linalool Vitamin complex Naturally found in essential oil(s)
Marka
AROMATICA, si pionier i bukurisë së pastër dhe të sigurt në Korenë e Jugut, vazhdimisht hedh në treg produkte të sigurta,të shëndetshme dhe organike.
E themeluar nga Jerry Kim, një financier i njohur, që la pas jetën e mëparshme të luksit për të kontribuar pozitivisht në komunitet përmes arritjeve të tij në fushën e kozmetikës.
Kim, një person që kishte vuajtur gjithë jetën nga lëkura e thatë dhe sensitive, gjeti shpëtim në esencat bimore.
Ai kuptoi që deri në atë moment, çdo produkt që kishte përdorur përbëhej nga fragranca sintetike dhe përbërës të dëmshëm.
Jerry Kim ishtë ndër të parët aromaterapistë në Korenë e Jugut në vitin 2004, vit në të cilin ai themeloi AROMATICA-n, që është pjesë e “Vegan Society”.
E veçanta e kësaj marke është që lulet e bimët kalojnë në proces zierjeje, dhe ekstrakti u merret në mënyrë natyrale, si prodhoheshin parfumet dikur.
SOME BY MI Cica Peptide Anti Hair Loss Derma Scalp Tonic
SOME BY MI Cica Peptide Anti Hair Loss Derma Scalp Tonic
SOME BY MI Cica Peptide Anti Hair Loss Derma Scalp Tonic, pjesë e linjës SOME BY MI Cica Peptide Anti Hair Loss Derma Scalp, do të forcojë rrënjën e flokëve duke parandaluar rënien e tyre. Përbërja e tij e pasur me 11 lloje të ndryshme peptidesh dhe ceramide ofron një ushqim të thellë për skalpin, duke e mbajtur atë të hidratuar dhe të shëndetshëm. Kjo formulë inovative ndihmon në parandalimin dhe trajtimin e rënies së flokut, falë përbërësve si Biotina, që fuqizon fijet e flokut dhe rrit elasticitetin e tyre. Jo vetëm për rënien e flokut, por ky tonik ofron edhe një përvojë të qetësuese për ata me skalp të ndjeshëm. Përfshirja e Centella Asiatica dhe ekstraktit të gjethes së mentës qetëson irritimet dhe ndihmon në zvogëlimin e skuqjeve të skalpit. Në të njëjtën kohë, formula e tij unike përmban edhe acid salicilik, që ndihmon në eksfoljimin e skalpit dhe parandalon formimin e zbokthit, duke e mbajtur atë të pastër dhe të shëndetshëm. Përdorimi i rregullt i këtij toniku do të sjellë një ndryshim të ndjeshëm në shëndetin dhe pamjen e flokëve tuaja, duke i bërë ata më të forta, më të shëndetshëm dhe më të bukur.
Për të përfituar efektet maksimale, sugjerohet të përdoret së bashku me: SOME BY MI Cica Peptide Anti Hair Loss Derma Scalp Shampoo & SOME BY MI Cica Peptide Anti Hair Loss Derma Scalp Treatment.
Formula e saj nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për skalpin, si: paraben, sulfate, silikon, alkool, fragranca articiale dhe ngjyrues artificial.
*150ml
Përdorimi
Tundeni shishen përpara përdorimit. Pas larjes së flokut sprucojeni tonikun afër skalpit që të shpërndahet në çdo pjesë të tij. Më pas masazhojeni butësisht me mollëzat e gishtave. Mund të përdoret dhe në flokë të thatë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
11 lloje peptide, ceramide, Centella asiatica, acid salicilik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Cocamidopropyl Betaine, TEA-Cocoyl Glutamate, Sodium Lauroyl Methylaminopropionate, Disodium Laureth Sulfosuccinate, Cocamide MEA, Sodium Chloride, Fragrance, Polyquaternium-10, Caprylyl Glycol, Hydroxyacetophenone, PPG-3 Myristyl Ether, Panthenol, Salicylic Acid, Menthol, Citric Acid, Niacinamide, Sodium Benzoate, Pentasodium Pentetate, Butylene Glycol, Gluconolactone, Aminomethyl Propanol, 1,2-Hexanediol, Biotin, Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract, Mentha Viridis (Spearmint) Extract, Leonurus Sibiricus Flower/Leaf/Stem Extract, Nelumbo Nucifera Flower Extract, Houttuynia Cordata Extract, Artemisia Vulgaris Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Mentha Rotundifolia Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Ethylhexylglycerin, Hydrolyzed Corn Protein, Hydrolyzed Soy Protein, Hydrolyzed Wheat Protein, Hexapeptide-9, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Tripeptide-5, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Oligopeptide, Tripeptide-1, Copper Tripeptide-1, Asiatic Acid, Asiaticoside, Acetyl Hexapeptide-8, Acetyl Tetrapeptide-2, Madecassic Acid, Madecassoside, Nonapeptide-1
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
Dr.FORHAIR Folligen Original Tonic
Dr.FORHAIR Folligen Original Tonic
Ju prezantojmë, Dr.FORHAIR Folligen Original Tonic zgjidhja ideale për rënien e flokëve dhe hollimin e tyre. Ky tonifikues i lehtë i flokëve është formuluar me kompleksin Folligen: kompleks i patentuar, me tre përbërës kryesor si: Biotin, Ceramide NP dhe Ekstrakt Saw Palmetto (Serenoa Serrulata Fruit) të cilët sigurojnë lëndë ushqyese thelbësore në lëkurën e skalpit si edhe ndihmojnë në rritjen e flokut, duke parandaluar edhe rënien! Formulimi me ekstrakt të rrënjës së Zingiber Officinale (Xhenxhefili) ndihmon në rrallimin e flokëve, ndërkohë që e furnizon atë me lëndë ushqyese thelbësore. Nga ana tjetër, përmbajtja me uthull molle, jo vetëm që ndihmon në forcimin e flokëve dhe përmirësimin e shkëlqimit duke ulur pH-in, por gjithashtu mund të mbajë larg infeksionet e bezdisshme të skalpit të flokut dhe kruajtjen. Ndërsa, Ganoderma Lucidum (Kërpudha) përbërës i fuqishëm bimor i cili është i pasur me antioksidantë do t'i dhurojë skalpit freski dhe shëndet!
Për të përfituar një efekt maksimal, sugjerojmë që të përdoret së bashku me shampoon e po të njëjtës linjë: Dr.FORHAIR Folligen Original Shampoo.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.
*120ml
Përdorimi
Tundeni shishen përpara përdorimit dhe aplikojeni pas larjes së flokut. Sprucojeni tonikun afër skalpit që të shpërndahet në çdo pjesë të tij. Më pas masazhojeni butësisht me mollëzat e gishtave. Mund të përdoret dhe në flokë të thatë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Kompleksi Folligen, Uthull molle, Ekstrakt i rrënjës Zingiber Officinale (Xhenxhefil), Ekstrakt Ganoderma Lucidum (Kërpudha
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Ethanol, Glycerin, Caprylic/Capric Triglycerides, Biotin, Ceramide NP, Panthenol, Propanediol, Adenosine, Mentha Piperita (Peppermint) Oil, Serenoa Serrulata Fruit Extract, Allantoin, Ganoderma Lucidum (Mushroom) Extract, Panax Ginseng Root Extract, Caffeic Acid, Rosemary Leaf Extract, Ecklonia Cava Extract, Urtica Dioica (Nettle) Leaf Extract, Rhodiola Rosea Root Extract, Dioscorea Japonica Root Extract, Paeonia Lactiflora Root Extract, Zingiber Officinale (Ginger) Root Extract, Sophora Flavescens Root Extract, Caprylyl Glycol, Lecithin, 1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin, Polysorbate 80, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Disodium EDTA, Citric Acid, Sodium Citrate, Fragrance
Marka
Dr. FORHAIR është një markë globale për kujdesin e kokës në konstante kërkimi për flokë të bukur dhe skalp të shëndetshëm! E themeluar në vitin 2014, Dr. FORHAIR është e përkushtuar të adresojë probleme të ndryshme të flokëve dhe kokës përmes programeve të kujdesit profesional të kuruar. Dr. FORHAIR ka 22 qendra për kujdesin e kokës, një sallon bukurie të specializuar në programet e avancuara të kujdesit të kokës dhe flokëve, dhe një laborator që fokusohet në kërkimin dhe zhvillimin e kujdesit të kokës/flokut të vendosur në Korenë e Jugut për të siguruar ruajtjen e një skalpi të shëndetshëm. Dr. FORHAIR, e dinë se kujdesi i kokës është themeli për të pasur flokë të shëndetshëm dhe të bukur. Kështuqë, produktet e tyre janë formuluar me përbërës të dobishëm që premtojnë të nxjerrin në pah më të mirën e shëndetit, flokë të bukur me një skalp të shëndetshëm dhe të pastër!
BENTON Honest Scalp Nourishing Tonic Ampoule
BENTON Honest Scalp Nourishing Tonic Ampoule
Shijoni një përvojë të avancuar kujdesi për flokët me BENTON Honest Scalp Nourishing Tonic Ampoule, një formulë e pasur dhe shumëfunksionale që rigjeneron flokët dhe përkujdeset për shëndetin e skalpit të flokut. Me përbërës të fuqishëm si peptidet dhe 17 aminoacide, kjo ampulë ndihmon në ushqimin e rrënjëve të flokëve, përmirësimin e elasticitetit dhe rritjen e tyre. E pasuruar me ekstraktin e Saccharomyces Cerevisiae, kjo ampulë furnizon flokët dhe skalpin me lëndë ushqyese, ndërsa kompleksi ekskluziv BENTON Hair Complex forcon kutikulat e dëmtuara të flokëve. Nga ana tjetër përbërës si Lactobacillus, Houttuynia cordata, Perilla frutescens var. crispa dhe ekstrakti i gjetheve të Camellia sinensis ofrojnë qetësim, ushqim të thellë dhe mbështetje antioksiduese për flokët dhe skalpin. Formula përmban gjithashtu panthenol dhe niacinamide, që hidratojnë dhe zbusin lëkurën e skalpit, ndërsa kafeina përforcon rrënjën e flokut dhe nxit rritjen e shëndetshme të tij. Ndërsa, përbërësit si fasule e zezë, pemë çaji dhe mente ndihmojnë në qetësimin e skalpit dhe balancimin e sebumit të tepërt. Por nuk mbaron me kaq! Për të përmirësuar më tej pastërtinë dhe shëndetin e skalpit, betaina salicilate dhe BHA bashkeveprojnë për të pastruar poret dhe larguar keratinën e tepërt. Me 12 vitamina të përfshira në formulën e patentuar, kjo ampulë ndihmon në parandalimin e oksidimit dhe ruajtjen e një skalpi të shëndetshëm. Rezultati? Flokë të fortë, të ushqyer dhe të gjallë nga rrënja deri te majat. Për të përfituar një efekt maksimal, sugjerojmë që të përdoret së bashku me shampoon: BENTON Beer Yeast Shampoo.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për flokët, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificale.
*100ml
Përdorimi
Pas larjes me shampoo dhe tharjes me peshqir, aplikojeni në gjatësinë e flokëve. Gjithashtu mund t’a aplikoni përpara përdorimit të pajisjeve stiluese, si: tharëse flokësh, pjastër etj., për të mbrojtur flokët nga dëmtimi i nxehtësisë. Mund të aplikohet edhe në flokë të thatë.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
peptide, 17 aminoacide, ekstrakt Saccharomyces Cerevisiae, BENTON Hair Complex, Lactobacillus, Houttuynia cordata, Perilla frutescens var. crispa, ekstrakt I gjetheve të Camellia sinensis, peptide, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Lactobacillus/(Houttuynia Cordata/Perilla Frutescens/Camellia Sinensis) Leaf Ferment Filtrate, Aqua (Water), Butylene Glycol, Saccharomyces Cerevisiae Extract, 1,2-Hexanediol, Ecklonia Cava Extract, C12-13 Alketh-9, Glycerin, Propanediol, Panthenol, Polyglyceryl-10 Laurate, Arginine, Niacinamide, Allantoin, Betaine Salicylate, Caffeine, Hydrolyzed Silk, Coptis Japonica Root Extract, Morus Alba Bark Extract, Sophora Flavescens Root Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Sodium Phytate, Alteromonas Ferment Extract, Glycine, Betaine, Palmitoyl Tripeptide-5, Acetyl Hexapeptide-8, Houttuynia Cordata Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Perilla Frutescens Leaf Extract, Glycine Max (Soybean) Seed Extract, Polyglyceryl-10 Stearate, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Tyrosine, Phenylalanine, Valine, Threonine, Proline, Isoleucine, Biotin, Histidine, Cysteine, Methionine, Sodium Ascorbyl Phosphate, Beta Glucan, Folic Acid, Pyridoxine, Tocopherol, Cyanocobalamin, Beta-Carotene, Linoleic Acid, Thiamine HCI, Riboflavin, Menthol, Menthyl Lactate, Ethylhexylglycerin, Citric Acid, Sodium Citrate, Hydrogenated Lecithin, Caprylyl Glycol, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Mentha Piperita (Peppermint) Oil, Parfum (Fragrance)
Marka
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).
SEAPURI Scalpy Bubble Tonic
SEAPURI Scalpy Bubble Tonic
SEAPURI Scalpy Bubble Tonic, është një tonik për skalpin me formulë mikro-flluska që pastron thellësisht rrënjët e flokëve dhe ndihmon në balancimin e skalpit. Ky tonik largon yndyrën e tepërt, papastërtitë dhe mbetjet e produkteve nga folikulat, duke krijuar një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm për rritjen e flokëve. Formula përmban acid salicilik, i cili eksfolion qelizat e vdekura dhe pastron poret e bllokuara, panthenol (vitaminë B5) që hidraton dhe forcon rrënjët e flokëve, si dhe L-mentol, i cili qetëson irritimet dhe jep një ndjesi freskie në skalp. Falë teksturës së lehtë me flluska dhe aplikatorit me furçë silikoni, toniku shpërndahet lehtësisht në skalp dhe përthithet shpejt, duke ndihmuar në reduktimin e yndyrës, zbokthit dhe shqetësimeve të skalpit për flokë më të shëndetshëm dhe më të fortë.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.
*100ml
Përdorimi
Aplikojeni drejtpërdrejt në skalp të thatë ose pak të lagur, duke ndarë flokët në seksione për një shpërndarje më të mirë të produktit. Masazhojeni butësisht me aplikatorin me furçë silikoni për të aktivizuar flluskat dhe për të ndihmuar në pastrimin e skalpit nga yndyra dhe papastërtitë. Lëreni të veprojë për disa minuta, më pas shpëlajeni mirë me ujë të vakët dhe vazhdoni me shampon e zakonshme. Rekomandohet të përdoret 1–2 herë në javë për rezultate më të mira
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
acid salicilik, panthenol (vitaminë B5), L-mentol,
Lista e plotë e përbërësve
Sea Water, Alcohol Denat., Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Water, C12-14 Alketh-12, Sodium Citrate, Caprylyl Glycol, Menthol, Polysorbate 20, Fragrance, Salicylic Acid, Panthenol, Cocodimonium Hydroxypropyl, Hydrolyzed Wheat Protein, Allantoin, Dipotassium Glycyrrhizate, Piroctone Olamine, Disodium Edta, Prunus Mume Fruit Extract, Carica Papaya (Papaya) Fruit Extract, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Pyrus Malus (Apple) Fruit Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Oenothera Biennis (Evening, Primrose) Flower Extract, Glutamine, Lysine Hcl, Tryptophan, Serine, Phenylalanine, Ornithine, Methionine, Arginine Hcl, Leucine, Threonine, Tyrosine, Glycine, Valine, Carnitine, Proline, Histidine Hcl, Glutamic Acid, Citrulline, Cysteine Hcl, Alanine, Isoleucine, Aspartic Acid
Marka
SEAPURI është një markë moderne e kujdesit për flokët dhe skalpin e frymëzuar nga filozofia e K-Beauty, e fokusuar në përmirësimin e shëndetit të skalpit si baza për flokë më të fortë dhe më të dendur. Marka zhvillon produkte që kombinojnë përbërës aktivë dhe ekstrakte ushqyese për të pastruar folikulat, për të balancuar yndyrën e skalpit dhe për të stimuluar rritjen e flokëve. Formulat e saj shpesh përfshijnë përbërës si acid salicilik, mentol dhe panthenol, të cilët ndihmojnë në eksfolimin e skalpit, qetësimin e irritimeve dhe forcimin e rrënjëve të flokëve. Produktet e Seapuri janë krijuar për përdorim të përditshëm dhe janë të njohura për teksturën e lehtë, përthithjen e shpejtë dhe qasjen “scalp-first”, që synon krijimin e një mjedisi optimal për rritjen e flokëve më të shëndetshëm dhe me më shumë volum.

