GOODAL Tea Tree Mild Sheet Mask (1pc.)

300.00 ALL 100.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 26 dhe Gusht 27.

Përshkrimi

Nëse keni probleme me aknet, skuqjet apo ndjeshmërinë e lartë të lëkurës, kjo maskë është zgjidhja e duhur për ju. GOODAL Tea Tree Mild Sheet Mask është formuluar me ekstrakt të pastër nga gjethet e pemës çajit (Tea Tree), i njohur për vetitë e tij antibakteriale dhe qetësuese. Ky përbërës punon për të ulur irritimet, për të balancuar prodhimin e yndyrës dhe për të parandaluar shpërthimet e reja. Maska absorbohet menjëherë falë materialit ultra të hollë prej bambuje natyrale, që qëndron butësisht mbi lëkurë dhe lejon përbërësit aktivë të veprojnë thellë. Përveç tea tree,  maska është e pasur me glicerinë, sodium hyaluronate, beta-glukan, panthenol dhe ekstrakt kamomili, të cilët ndihmojnë në qetësim, hidratim dhe rigjenerim të barrierës së dëmtuar të lëkurës. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë akneike, sensitive dhe me tendencë skuqjeje

Formula e saj është hipoalergjike, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate dhe fragrancë artificiale. 

*20gr
*1 copë

Përdorimi 

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Tea Tree, sodium hyaluronate, beta-glukan, panthenol,  ekstrakt kamomili

Lista e plotë e përbërësve

Aqua, Dipropylene Glycol, Glycerin, Tea Tree Leaf Extract (1,000 ppm), Oil Soluble Licorice(Glycyrrhiza) Extract, Algae Extract, Eclipta Prostrata Leaf Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Extract, Borago Officinalis Extract, Centaurea Cyanus (Cornflower) Flower Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower/Leaf Extract, Lippia Citriodora Leaf Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Extract, Salvia Officinalis (Sage) Extract, Thymus Vulgaris (Thyme) Flower/Leaf Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Sodium Hyaluronate, Hydrogenated Lecithin, Betaine, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Beheneth-25 Methacrylate Crosspolymer, Anthemis nobilis Flower Water, Polyglyceryl-10 Laurate, Panthenol, Carbomer, Xanthan Gum, Tromethamine, Disodium EDTA, Fructooligosaccharides, Beta-Glucan, Hydrolysed Hyaluronic Acid, Vinegar, Fragrance, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone

Marka

GOODAL është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës shumë e njohur në Azi dhe prej vitesh në Perëndim! Emri i së cilës është krijuar nga bashkimi i fjalëve Good (e mirë) + All (gjithçka). Marka është themeluar dhe krijuar në vitin 2011, për të krijuar dhe prodhuar produkte me formulime të përqëndruara nga përbërës natyralë të bimë shumë të veçanta, bimë egra të rritura në pyjet e Amazonës! Nga këto bimë janë nxjerrë vajra esencialë në procesin e fermentimit të tyre, falë teknologjisë së lartë që vetë marka ka investuar! Këta përbërës, kultivohen në sezone të ndryshme në Kore, nga verërat e nxehta dhe të lagështa, deri në dimra të ftohta. Përbërësi kyç i markës GOODAL, janë ekstrakti i nxjerrë nga qitro jeshile, e quajtur green tangerine, i pasura me 10 herë më shumë vitaminë C se agrumet e zakonshme, vitaminë P e cila është sintetizuese e kolagjenit, duke e mbrojtur lëkurën nga radikalet e lira, dhe përbërës të tjerë aktivë, për t’i ofruar lëkurës përfitime mbresëlënëse! Filozofia e markës GOODAL, e thotë më së miri: “Ofrojini lëkurës tuaj gjithçka të mirë ajo ka nevojë!”

Reviews

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

Shpërndani

300.00 ALL 100.00 ALL