Nëse jeni duke kërkuar për një krem mbrojtës ndaj diellit me faktor mbrojtës të lartë por edhe të sigurt për vlefshmërinë e tyre, ju sugjerojmë: GOODAL Houttuynia Cordata Calming Moisture Sun Cream SPF 50+ PA++++! Ky krem i formuluar me filtra mbrojtës kimik të butë jo me përbërës nano, ofron mbrotje maksimale prej SPF50+. Përbërësi kryesor i tij Houttuynia Cordata, siç njihet ndryshe me emërtimin "heart leaf", është një bimë kjo e cila rritet në Azinë Juglindore dhe njihet për vetitë e saj qetësuese dhe shëruese për lëkuren. Ky produkt ka kaluar 3 testime në labortorin e famshëm SKINMED në Korenë e Jugut. Këto teste të rëndësishme janë: testi i qetësimit të lëkurës nga agresorë të jashtëm, si: rrezatimi diellor; testi për lëkurën sensitive dhe hipersensitive; testi për përdorim nga fëmijët. Konsistenca e kremit është e lehtë, por njëkohësisht arrin të depërtojë thellësisht në të gjitha shtresat e lëkurës, duke e lënë atë shumë të butë dhe duke i ofruar hidratim të thellë. Ky krem SPF krijon një barrierë mbrojtëse të lehtë mbi lëkurë për t'a mbrojtur atë edhe nga dëmtimi i radikaleve të lira, ose agjentëve të ndryshëm të jashtëm. Përthithet lehtësisht, duke mos lënë aspak njollë të bardhë ose ndjesi ngjitëse. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë sensitive, dhe te dehidratuar!

*Ky krem mbrojtës ndaj diellit nuk përmban lëndë të pare, që bllokojnë rrezet UV, që mund ndikojnë në dëmtimin e shkëmbinjve koralorë, duke dhënë kështu kontributin e saj si Markë Kozmetike, në mbajtjen e një ekosistemi detar të shëndetshëm dhe të pastër.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale.

*50ml

Aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit "magjik"

ekstrakt Houttuynia Cordata

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dibutyl Adipate, Propanediol, Polymethylsilsesquioxane, Diisopropyl Sebacate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Ethylhexyl Triazone, Methylene Bis-Benzotriazolyl Tetramethylbutylphenol, Coco-Caprylate/Caprate, Diethylhexyl Butamido Triazone, Butylene Glycol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Methicone, Pentylene Glycol, Behenyl Alcohol, Poly C10-30 Alkyl Acrylate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Decyl Glucoside, Tromethamine, Carbomer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Sodium Stearoyl Glutamate, Polyacrylate Crosspolymer-6, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Houttuynia Cordata Extract, T-Butyl Alcohol, Tocopherol

GOODAL është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës shumë e njohur në Azi dhe prej vitesh në Perëndim! Emri i së cilës është krijuar nga bashkimi i fjalëve Good (e mirë) + All (gjithçka). Marka është themeluar dhe krijuar në vitin 2011, për të krijuar dhe prodhuar produkte me formulime të përqëndruara nga përbërës natyralë të bimë shumë të veçanta, bimë egra të rritura në pyjet e Amazonës! Nga këto bimë janë nxjerrë vajra esencialë në procesin e fermentimit të tyre, falë teknologjisë së lartë që vetë marka ka investuar! Këta përbërës, kultivohen në sezone të ndryshme në Kore, nga verërat e nxehta dhe të lagështa, deri në dimra të ftohta. Përbërësi kyç i markës GOODAL, janë ekstrakti i nxjerrë nga qitro jeshile, e quajtur green tangerine, i pasura me 10 herë më shumë vitaminë C se agrumet e zakonshme, vitaminë P e cila është sintetizuese e kolagjenit, duke e mbrojtur lëkurën nga radikalet e lira, dhe përbërës të tjerë aktivë, për t’i ofruar lëkurës përfitime mbresëlënëse! Filozofia e markës GOODAL, e thotë më së miri: “Ofrojini lëkurës tuaj gjithçka të mirë ajo ka nevojë!”

GOODAL Houttuynia Cordata Calming Moisture Sun Cream SPF 50+ PA++++

1,800 ALL 3,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI