CENTELLIAN24+ HYAL Waterfull Glow Gel Mask
CENTELLIAN24+ HYAL Waterfull Glow Gel Mask
CENTELLIAN24+ HYAL Waterfull Glow Gel Mask është zgjedhja ideale për ditët e nxehta që po afrojnë, falë hidratimit të thellë, efektit qetësues dhe freskues që i dhuron lëkurës. E pasur me kompleksin ekskluziv Hyal Waterfull, kjo maskë përmban 10 lloje të ndryshme të acidit hialuronik që depërtojnë përtej sipërfaqes, deri në 25 shtresa të lëkurës, duke e mbushur atë me lagështi dhe vitalitet afatgjatë. Formulimi inovativ siguron që maska të qëndrojë e qëndrueshme në fytyrë, pa rrëshqitur, ndërkohë që esenca përthithet thellë, deri në 10 shtresa të lëkurës, për një efekt intensiv qetësues. Efekti ftohës i menjëhershëm ul temperaturën e lëkurës deri në -9.5°C, duke reduktuar ndjeshëm irritimin, perfekte pas ekspozimit në diell ose kur lëkura ka nevojë për rigjenerim të thellë. Maska është gjithashtu e pasur me kompleksin TECA, i njohur për fuqinë e tij të jashtëzakonshme rigjeneruese, i cili ndihmon në qetësimin e lëkurës së ndjeshme, përforcimin e barrierës dhe mbrojtjen nga faktorët e jashtëm. Për një efekt të plotë anti-age, ndriçues dhe ultra-hidratues, maska përmban gjithashtu niacinamide, ceramide dhe adenosine, duke e lënë lëkurën të butë, të shëndetshme dhe me shkëlqim që nga aplikimi i parë.
Maska është klinikisht e testuar dhe tregon rezultate të jashtëzakonshme pas vetëm një përdorimi:
+315% rritje e hidratimit,
+54% shkëlqim,
-43% reduktim i tharjes,
-7% përmirësim i dukjes së poreve.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*22gr
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, vendosni maskën në fytyrë dhe pjesën e vogël vendoseni në qendër të qafës duke e hapur atë deri në fund. Mbajeni të vendosur 30-40 minuta.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kompleksi Hyal Waterful, kompleksi TECA
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Tripropylene Glycol, Niacinamide, Methylpropanediol, Polyglycerin-3, Chondrus Crispus, Dipropylene Glycol, Glycereth-26, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Trehalose, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Potassium Chloride, Xanthan Gum, Glucomannan, Sucrose, Methyl Diisopropyl Propionamide, Adenosine, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Disodium Edta, Malachite Extract, Sodium Hyaluronate, Dipotassium Glycyrrhizate, Allantoin, Panthenol, Hydrogenated Lecithin, Tetrahydroxypropyl Ethylenediamine, Tromethamine, Arginine, Polyglyceryl-10 Oleate, Madecassic Acid, Asiaticoside, Butylene Glycol, Asiatic Acid, Pentylene Glycol, Centella Asiatica Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Beta-Glucan, Corchorus Olitorius Leaf Extract, Glycine, Hordeum Vulgare Extract, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Ceramide NP, Dimethylsilanol Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Potassium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol, Sodium Acetylated Hyaluronate, Sodium Palmitoyl Proline, Nymphaea Alba Flower Extract
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
MIZON Hand & Foot Cream Acid Hyaluronic
1,000.00 ALL
Çmimi për njesi perMIZON Hand & Foot Cream Acid Hyaluronic
1,000.00 ALL
Çmimi për njesi perMIZON Hand & Foot Cream Acid Hyaluronic, është një krem ushqyes i krijuar posaçërisht për duart dhe këmbët. I pasuruar me acid hialuronik, hidraton thellësisht lëkurën e ashpër dhe të plasaritur, duke siguruar hidratim afatgjatë.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*100ml
Përdorimi
Vendosni një sasi të përshtatshme, sapo të keni larë duart ose pasi të keni vendosur dezifektant! Merrni një sasi të konsiderueshme të kremit, dhe aplikojeni te këmbët tuaja. Masazhojini ato për ta përhapur më mirë sasinë e kremit.
Përbërësit
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Mineral Oil, Cetearyl Alcohol, Glyceryl Stearate, PEG-100 Stearate, Cyclopentasiloxane, Palmitic Acid, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Polysorbate 60, Stearic Acid, Carbomer, Sodium Hyaluronate, Triethanolamine, Propylene Glycol, Myristic Acid, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Caprylyl Glycol, Centella Asiatica Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract , Camellia Sinensis Leaf Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract , Dipropylene Glycol, Phenoxyethanol, Disodium EDTA, Fragrance, Benzyl Benzoate, Citronellol, Geraniol
Marka
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja..Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.
Dr.FORHAIR Folligen Deep Clean Cooling Shampoo
Dr.FORHAIR Folligen Deep Clean Cooling Shampoo
Dr.FORHAIR Folligen Deep Clean Cooling Shampoo është një shampo pastruese dhe qetësuese, e krijuar posaçërisht për ata që kërkojnë një ndjesi intensive freskie dhe një skalp të pastër. Sekreti i saj qëndron në përmbajtjen unike me ujë bore glacial, një përbërës natyral që siguron një efekt ftohës të menjëhershëm dhe zgjat ndjesinë e freskisë deri në 30 minuta pas larjes, duke ndihmuar në lehtësimin e ndjeshmërisë dhe lodhjes së lëkurës së kokës. Formulimi përmban gjithashtu Polygen Complex™, një kompleks i avancuar i krijuar për të balancuar mikro-mjedisin e skalpit, për të rregulluar prodhimin e yndyrës dhe për të nxitur një cikël të shëndetshëm të rritjes së flokëve. Nga ana tjetër, përbërës të tjerë aktivë si niacinamide, panthenoli dhe acidi salicilik luajnë një rol kyç në pastrimin e thellë të skalpit, duke ndihmuar në pastrimin e poreve, në largimin e sebumit të tepërt, qetësimin e irritimeve dhe përmirësimin e hidratimit. Por nuk mbaron me kaq! Formula është e pasuruar edhe me Mentha Arvensis Extract dhe Aloe Vera, të cilët veprojnë si agjentë natyralë qetësues dhe freskues, duke rikthyer ndjesinë e rehatisë dhe mirëqenies për skalpin e ndjeshëm, ndërkohë që lënë pas një aromë të pastër dhe të freskët. Kjo shampoo është e përshtatshme për të gjitha tipet e flokëve, por kryesisht për skalp të yndyrshëm.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.
*500ml/300ml
Përdorimi
Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Ujë bore glacial, Polygen Complex™, Niacinamidë, Panthenol, Acid salicilik, Mentha Arvensis Extract, Aloe Vera
Lista e plotë e përbërësve
Water, Ammonium Laureth Sulfate, Ammonium Lauryl Sulfate, Sodium C14-16 Olefin Sulfonate, Menthol, Lauryl Hydroxysultaine, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Cocamide MEA, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Fragrance, Glacier Water, Ceramide NP, Mentha Arvensis Extract, Eucalyptus Globulus Leaf Extract, Cymbopogon Citratus Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Erythritol, Biotin, Sodium Citrate, Serenoa Serrulata Fruit Extract, Lecithin, Sodium Chloride, Cetrimonium Chloride, Guar Hydroxypropyltrimonium Chloride, Salicylic Acid, Dexpanthenol, Polyquaternium-10, Caprylyl Glycol, Trihydroxystearin, Niacinamide, Disodium EDTA, Citric Acid, Dextrin, Gardenia Florida Fruit Extract, Glycerin, Butylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, 1, 2-Hexanediol, Polysorbate 80, Dipropylene Glycol, Cocamide Methyl MEA, Ethylhexylglycerin, Ethanol, Phenoxyethanol, Sodium Benzoate, Fast Green FCF. CI 42053, Limonene, Linalool, Hexyl Cinnamal, Citral
Marka
Dr. FORHAIR është një markë globale për kujdesin e kokës në konstante kërkimi për flokë të bukur dhe skalp të shëndetshëm! E themeluar në vitin 2014, Dr. FORHAIR është e përkushtuar të adresojë probleme të ndryshme të flokëve dhe kokës përmes programeve të kujdesit profesional të kuruar. Dr. FORHAIR ka 22 qendra për kujdesin e kokës, një sallon bukurie të specializuar në programet e avancuara të kujdesit të kokës dhe flokëve, dhe një laborator që fokusohet në kërkimin dhe zhvillimin e kujdesit të kokës/flokut të vendosur në Korenë e Jugut për të siguruar ruajtjen e një skalpi të shëndetshëm. Dr. FORHAIR, e dinë se kujdesi i kokës është themeli për të pasur flokë të shëndetshëm dhe të bukur. Kështuqë, produktet e tyre janë formuluar me përbërës të dobishëm që premtojnë të nxjerrin në pah më të mirën e shëndetit, flokë të bukur me një skalp të shëndetshëm dhe të pastër!
NARD Vita Bomb All-In-One Lotion
NARD Vita Bomb All-In-One Lotion
NARD Vita Bomb All-In-One Lotion është një locion trupi inovativ dhe i pasur që ofron një përvojë të veçantë për lëkurën. Ky locion i sofistikuar është i pasur me një aromë freskuese limoni dhe mente dhe kombinohet perfekt në një formulë që ofron pesë përfitime kryesore. Ndihmon në zbehjen e hiperpigmentimit dhe eliminimin e qelizave të vdekura të lëkurës, duke e lënë lëkurën tuaj të tonifikuar, pa njolla dhe të lëmuar, falë 14 llojeve të vitaminave, përfshirë niacinamiden dhe adenozinën. Nga ana tjetër formulimi me panthenol, si dhe 3 lloje të ndryshme keramidesh dhe 5 lloje të acidit hialuronik ofron hidratim të thellë dhe ushqen lëkurën. Ndërsa, shtimi i ekstraktit të Melaleuca Alternifolia (Pema e Çajit) dhe Centella Asiatica në formulë do të qetësojnë lëkurën e irrituar dhe të nxehtë, ndërsa PHA kujdeset për mbetjet dhe lëkurën e vdekur, duke siguruar një pastrim të thellë dhe një lëkurë të shëndetshme. Ky locion është një zgjidhje e përkryer për ata që kërkojnë një trajtim të plotë dhe efektiv, duke ofruar një përfitim të jashtëzakonshëm me çdo përdorim.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon dhe vajra artificial & natyral.
Këshillë: Në zonat problematike me më shumë qeliza të vdekura, si: kutikulat, bërrylat dhe thembra, mund të ri-aplikoni një shtresë mbi to për një kujdes më intensiv.
*210ml
Përdorimi
Aplikojeni gjatë kohës që lëkura është akoma e lagësht pas dushit. Masazhojeni mirë, deri sa të përthithet plotësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
limon, mente, niacinamide, adenozinë, panthenol, 3 lloje të ndryshme keramidesh, 5 lloje të acidit hialuronik, Melaleuca Alternifolia (Pema e Çajit), Centella Asiatica, PHA
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Glycereth-26, Niacinamide, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Hydrogenated Lecithin, Caprylic/Capric Triglyceride, Butylene Glycol, Caprylyl Glycol, Hydroxyacetophenone, Pentylene Glycol, Tocopherol, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Hydrogenated Polydecene, Trideceth-10, Fragrance, Citral, Limonene, Geraniol, Linalool, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Corallina Officinalis Extract, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Sodium Hydroxide, Disodium EDTA, Xanthan Gum, Tocopheryl Acetate, Polysilicone-15, Allantoin, 1,2-Hexanediol, Nardostachys Jatamansi Rhizome/Root Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Acetylated Hyaluronate, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Brassica Campestris (Rapeseed) Sterols, Cholesterol, Phytosteryl/Behenyl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Polyglyceryl-10 Oleate, Potassium Cetyl Phosphate, Ceramide NP, Ceramide NS, Ceramide EOP, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Extract, Polyglyceryl-10 Stearate, Panthenol, Sodium Ascorbyl Phosphate, Folic Acid, Pyridoxine, Biotin, Cyanocobalamin, Thiamine HCl, Beta-Carotene, Riboflavin, Linoleic Acid, Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract, Mentha Viridis (Spearmint) Extract, Mentha Rotundifolia Leaf Extract, Pyrus Malus (Apple) Fruit Extract, Citrus Aurantifolia (Lime) Fruit Extract, Citrus Limon (Lemon) Fruit Extract, Hyaluronic Acid, Ascorbic Acid, Glycolic Acid, Gluconolactone
Marka
Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.

