NEOGEN DERMALOGY RE:FOREST Protein Shampoo

2,700.00 ALL 2,100.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 27 dhe Gusht 28.

Përshkrimi

Nëse keni flokë të dobët, që bien lehtësisht apo ndihen pa jetë, NEOGEN DERMALOGY RE:FOREST Protein Shampoo është zgjedhja që i rikthen forcën dhe shëndetin natyral si flokëve, ashtu edhe skalpit. Formula e tij përmban 1.685% proteinë me peshë të ulët molekulare me origjinë bimore, një përbërës i fuqishëm që depërton thellë në fijet e flokëve për t’i rigjeneruar nga brenda, duke i bërë më të fortë, më elastikë dhe më rezistentë ndaj thyerjes. Nga ana tjetër, formula është e pasur me përbërës që synojnë drejtpërdrejt rënien e flokëve: acid salicilik që pastron thellë poret dhe largon qelizat e vdekura; panthenol që ushqen dhe hidraton skalpin duke zbutur flokët; niacinamide që përmirësojnë mikroqarkullimin dhe ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit të sebumit; si dhe biotinë, një vitaminë thelbësore për forcimin e rrënjëve dhe stimulimin e rritjes natyrale të flokëve. Aroma e freskët me nota bimore dhe lulesh sjell një ndjesi qetësie dhe pastërtie, duke e kthyer larjen në një përvojë relaksuese për mendjen dhe trupin. Gjithashtu, mos të harrojmë së përmenduri që kjo shampo pastron butësisht, falë surfaktantëve me bazë natyrale që nuk përmbajnë sulfatë të ashpër dhe nuk irritojnë lëkurën e kokës. Kjo e bën të përshtatshme edhe për skalpin më të ndjeshëm apo të thatë. Pas çdo përdorimi, flokët ndihen më të lehtë, më të butë dhe më të shëndetshëm, ndërsa me kalimin e kohës, rënia reduktohet dhe vitaliteti rikthehet. Ideale për këdo që dëshiron një produkt të sigurt, pa kimikate të ashpra, që kujdeset njëkohësisht për skalpin dhe flokët në mënyrë natyrale, të butë dhe të efektshme.

E gjithë formula është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.

*500ml

Përdorimi

Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.

Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët. 

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Proteinë, acid salicilik, pantenol, niacinamidë, biotinë

Lista e plotë e përbërësve

Purified water, disodium laureth sulfosuccinate, decyl glucoside, TEAA-cocoyl glutamate, glycerin, glycereth-25 pca isostearate, fragrance, hydrolyzed oat protein (16,750 ppm), C12-14 alkyl-12, isopentyldiol, salicylic acid, panthenol, hydroxyacetophenone, dipropylene glycol, niacinamide, caprylyl glycol, polyquaternium-10, ethylhexylglycerin, hydroxypropyl guar hydroxypropyltrimonium chloride, disodium EDTA, linalool, eugenol, biotin, limonene, citric acid, hydrolyzed lupin protein (100 ppm), glyceryl caprylate, dipotassium glycyrrhizate, Olive Leaf Extract, Apple Cell Culture Extract, 1,2-Hexanediol, Wheat Germ Extract, Drumstick Seed Extract, Lime Extract, Arginic Acid

Marka

NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.





Reviews

Shpërndani

2,700.00 ALL 2,100.00 ALL