NARD Tea Tre Oil Refresh Shampoo

3,000.00 ALL 1,800.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 27 dhe Gusht 28.

Përshkrimi

NARD Tea Tree Oil Refresh Shampoo është shampo më e re nga marka NARD, e formuluar për t’i dhënë flokëve një trajtim të thellë pastrues, freskues dhe rigjallërues në çdo përdorim. Me përmbajtje të vajit Tea Tree (Melaleuca Alternifolia), kjo shampo ndihmon në pastrimin e skalpit nga papastërtitë dhe sebumi i tepërt, duke ndihmuar njëkohësisht në qetësimin e irritimeve dhe ruajtjen e ekuilibrit të lëkurës së skalpit. Formula është e pasur me vaj jojoba, i cili ndihmon në hidratimin dhe ushqimin e flokëve pa i rënduar ato, duke lënë një ndjesi butësie dhe shkëlqimi natyral. Ekstraktet e rozmarinës dhe mentës i japin flokëve një ndjesi freskie të menjëhershme dhe ndihmojnë në stimulimin e rrënjëve për një rritje më të shëndetshme. Për më tepër, vaj avokado dhe ekstrakti i mollës ndihmojnë në ushqimin e thellë të flokëve dhe në zbutjen e fijeve të thata ose të dëmtuara, ndërsa gjalpi Shea ndihmon në forcimin e barrierës natyrale të lëkurës së kokës dhe parandalimin e tharjes. Panthenoli rigjeneron dhe forcon flokët nga rrënja deri te maja, duke i dhënë atyre elasticitet dhe vitalitet. I pasur gjithashtu me ekstrakte bimore si limoni, eukalipti dhe rozmarina, kjo shampo ofron një efekt antioksidant, pastrues dhe energjizues, duke e kthyer larjen e flokëve në një përvojë të freskët dhe relaksuese për mendjen dhe trupin. E përshtatshme për të gjitha tipologjitë. 

*1500ml

Përdorimi

Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.

Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Tea Tree (Melaleuca Alternifolia), vaj jojoba, ekstrakt molle, vaj avokado

Lista e plotë e përbërësve


Marka

Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore. 

Reviews

Shpërndani

3,000.00 ALL 1,800.00 ALL