BENTON Beer Yeast Shampoo
BENTON Beer Yeast Shampoo
Nëse po kërkoni një shampoo me formulë hipoalergjike që balancon pH-in e skalpit, ndalon rënien e flokëve, mban në kontroll yndyrën e tepërt dhe zbokthin, si edhe mund të përdoret çdo ditë pa e irrituar edhe skalpin më sensitiv, atëherë zgjidhja është shampoo: Beer Yeast Shampoo. Nuk do të duhet më të shpenzoni para edhe kohë në trajtime të ndryshme, mjaftojnë vetëm 5 minuta, dhe këto në kushtet e shtëpisë. Përbërësi kryesor i kësaj shampoo-je është 100,000ppm (10%) ekstrakt i majasë së birrës nga zona Mungyeong. Nuk është zgjedhur rastësisht kjo përbërje sepse struktura e aminoacideve të majasë së birrës është shumë e ngjashme me atë të flokëve. Kjo e bën që shumë përbërës ushqyes si: proteina, vitamina B, biotina (Vitamina B7) dhe selenium, që përmban majaja e birrës, të përthithen në mënyrë të shkëlqyer nga floku dhe rrënja e tyre. Biotina, kafeina dhe ekstrakt i sojës së zezë ushqejnë skalpin dhe gjatësinë e flokëve, por edhe forcojnë rrënjën e tyre duke ndaluar rënien masive. Nga ana tjetër përmbajtja me dexpanthenol, acid salicilik, niacinamide ekstrakt të mentes, gjethes së bimës Camellia Sinensis dhe rrënjëve të bimëve mjekësore Perilla Frutescens, Houttuynia Cordata dhe Lactobacillus ulin nxehtësinë apo irritimin e skalpit duke i ofruar freski dhe pastërti. Kjo shampoo ofron shkumë të butë dhe aroma e saj është shumë e veçantë. Dhe nuk mbaron me kaq... Shampoo-ja do t'i dhurojë flokëve një volum të mahnitshëm dhe rregullim të pH për t'i pasur ata plot shkëlqim! Prandaj, mos u habisni nga komplimentat e shumtë që do të merrni për flokët tuaj! Shampoo ka pH 5.5 dhe sugjerohet të përdoret nga personat që:
• kanë historik genetik në rënien e flokut;
• kanë skalp të thatë dhe të irrituar;
• kanë flokë të hollë dhe të dobët;;
• kanë qeliza të vdekura dhe zbokth në skalpin e tyre;
• kanë skalp të yndyrshëm dhe me tendencë mbiprodhimi të sebumit;
• kur prekin skalpin ndjejnë nxehtësi;
• kanë flokë të rrallë te pjesa e kurorës së kokës.
Formula e saj është vegane, e pastestuar në kafshë, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban 26 fragranca të cilat shkaktojnë alergji, përbërës PEG, sulfat surfactans, përbërës alergjik.
*Materiali i shishes është 100% plastikë e riciklueshme, e cila tretet në ujë.
*500ml
Përdorimi
Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
100,000 ppm ekstrakt të majasë së birrës, biotinë, kafeinë, kstrakt të sojës së zezë
Lista e plotë e përbërësve
Aqua (Water), Saccharomyces cerevisiae Extract, Disodium Laureth Sulfosuccinate, Cocamidopropyl Hydroxysultaine, Lauryl Glucoside, Cocamide MIPA, Sodium Cocoyl Isethionate, Lactobacillus/ (Houttuynia cordata/Perilla Frutescens/Camellia Sinensis) Leaf Ferment Filtrate, Butylene Glycol, Sodium Chloride, Dipropylene Glycol, Polyquaternium-10,1,2-Hexanediol, Glycerin, Propolis Extract, Glycine Max (Soybean) Seed Extract, Malt Extract, Phellodendron Amurense Bark Extract, Dipotassium Glycyrrhizate, Biotin, Camellia Sinensis Leaf Extract, Houttuynia cordata Extract, Perilla Frutescens Leaf Extract, Avena Sativa (Oat) Kernel Extract, Hydroxyacetophenone, Caffeine, Menthol, Caprylyl Glycol, Dexpanthenol, Salicylic Acid, Coconut Acid, Citric Acid, Niacinamide, Sodium Isethionate, Ethylhexylglycerin, Sodium Gluconate, Arginine, Parfum (Fragrance)
Marka
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).
SEAPURI Scalpy Bubble Tonic
SEAPURI Scalpy Bubble Tonic
SEAPURI Scalpy Bubble Tonic, është një tonik për skalpin me formulë mikro-flluska që pastron thellësisht rrënjët e flokëve dhe ndihmon në balancimin e skalpit. Ky tonik largon yndyrën e tepërt, papastërtitë dhe mbetjet e produkteve nga folikulat, duke krijuar një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm për rritjen e flokëve. Formula përmban acid salicilik, i cili eksfolion qelizat e vdekura dhe pastron poret e bllokuara, panthenol (vitaminë B5) që hidraton dhe forcon rrënjët e flokëve, si dhe L-mentol, i cili qetëson irritimet dhe jep një ndjesi freskie në skalp. Falë teksturës së lehtë me flluska dhe aplikatorit me furçë silikoni, toniku shpërndahet lehtësisht në skalp dhe përthithet shpejt, duke ndihmuar në reduktimin e yndyrës, zbokthit dhe shqetësimeve të skalpit për flokë më të shëndetshëm dhe më të fortë.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.
*100ml
Përdorimi
Aplikojeni drejtpërdrejt në skalp të thatë ose pak të lagur, duke ndarë flokët në seksione për një shpërndarje më të mirë të produktit. Masazhojeni butësisht me aplikatorin me furçë silikoni për të aktivizuar flluskat dhe për të ndihmuar në pastrimin e skalpit nga yndyra dhe papastërtitë. Rekomandohet të përdoret 1–2 herë në javë për rezultate më të mira
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
acid salicilik, panthenol (vitaminë B5), L-mentol,
Lista e plotë e përbërësve
Sea Water, Alcohol Denat., Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Water, C12-14 Alketh-12, Sodium Citrate, Caprylyl Glycol, Menthol, Polysorbate 20, Fragrance, Salicylic Acid, Panthenol, Cocodimonium Hydroxypropyl, Hydrolyzed Wheat Protein, Allantoin, Dipotassium Glycyrrhizate, Piroctone Olamine, Disodium Edta, Prunus Mume Fruit Extract, Carica Papaya (Papaya) Fruit Extract, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Pyrus Malus (Apple) Fruit Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Oenothera Biennis (Evening, Primrose) Flower Extract, Glutamine, Lysine Hcl, Tryptophan, Serine, Phenylalanine, Ornithine, Methionine, Arginine Hcl, Leucine, Threonine, Tyrosine, Glycine, Valine, Carnitine, Proline, Histidine Hcl, Glutamic Acid, Citrulline, Cysteine Hcl, Alanine, Isoleucine, Aspartic Acid
Marka
SEAPURI është një markë moderne e kujdesit për flokët dhe skalpin e frymëzuar nga filozofia e K-Beauty, e fokusuar në përmirësimin e shëndetit të skalpit si baza për flokë më të fortë dhe më të dendur. Marka zhvillon produkte që kombinojnë përbërës aktivë dhe ekstrakte ushqyese për të pastruar folikulat, për të balancuar yndyrën e skalpit dhe për të stimuluar rritjen e flokëve. Formulat e saj shpesh përfshijnë përbërës si acid salicilik, mentol dhe panthenol, të cilët ndihmojnë në eksfolimin e skalpit, qetësimin e irritimeve dhe forcimin e rrënjëve të flokëve. Produktet e Seapuri janë krijuar për përdorim të përditshëm dhe janë të njohura për teksturën e lehtë, përthithjen e shpejtë dhe qasjen “scalp-first”, që synon krijimin e një mjedisi optimal për rritjen e flokëve më të shëndetshëm dhe me më shumë volum.
SUNGBOON EDITOR Deep Collagen Retinol Power Boosting Scalp Serum
SUNGBOON EDITOR Deep Collagen Retinol Power Boosting Scalp Serum
SUNGBOON EDITOR Deep Collagen Retinol Power Boosting Scalp Serum është një serum inovativ për skalpin me formulë të avancuar, i krijuar për të trajtuar rënien e flokëve, humbjen e elasticitetit të lëkurës së kokës dhe hollimin e fijeve, duke vepruar si një trajtim intensiv rigjenerues dhe forcues i rrënjëve. Formulimi i tij përmban kolagjen, retinol dhe komplekse aktive ushqyese të dizajnuara posaçërisht për shëndetin e skalpit. Kolagjeni, peptidet, kafeina dhe biotina ndihmojnë në forcimin e rrënjëve, duke nxitur rritjen e flokëve më të trashë, më të plotë dhe me më shumë volum. Retinoli (derivat i vitaminës A) ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut në skalp, nxit ripërtëritjen qelizore dhe ndihmon në pastrimin e balancimin e sebumit, duke parandaluar bllokimin e rrënjëve. Kombinimi i kolagjenit me peptidet e bakrit (copper peptides) vepron posaçërisht për të shtrënguar poret e skalpit dhe për të forcuar barrierën mbrojtëse të lëkurës së kokës. Teknologjia "power boosting" lejon që përbërësit aktivë anti-aging të depërtojnë thellë në folikulat e flokut, ku kafeina dhe biotina rrisin mikrokarkullimin e gjakut për të gjallëruar dhe stimuluar rrënjët në mënyrë maksimale. Kjo bën që formula të veprojë në mënyrë të synuar për të ngadalësuar plakjen e skalpit, e cila është një nga shkaqet kryesore të humbjes së volumit. Formula gjithashtu përfshin ekstraktet e pemës së çajit (tea tree) dhe rozmarinës, të cilat qetësojnë kruarjet dhe ulin irritimet, duke siguruar një skalp të shëndetshëm dhe të balancuar. Ky serum ka një teksturë të lehtë, ujore dhe aspak të yndyrshme, e cila përthithet menjëherë pa i rënduar flokët apo pa lënë mbetje, gjë që e bën të përshtatshëm për aplikim të përditshëm direkt në rrënjë. Është i përshtatshëm për të gjitha tipet e flokëve, sidomos për flokë të hollë, pa volum dhe për ata që dëshirojnë një trajtim intensiv kundër rënies dhe plakjes së skalpit.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.
*15ml
Përdorimi
Aplikojeni direkt në skalpin e pastër duke përdorur aplikatorin metalik. Masazhojeni butësisht me lëvizje rrethore për të ndihmuar shpërndarjen dhe përthithjen e serumit. Nuk ka nevojë për shpëlarje. Përdoreni çdo ditë për rezultate optimale.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kolagjen, retinol, kafeinë, biotinë
Lista e plotë e përbërësve
Water, Alcohol Denat., Glycerin, Olive Oil Glycereth-8 Esters, Caffeine, Tromethamine, Carbomer, Menthyl Lactate, Hydroxyacetophenone, Hydrolyzed Collagen(1,000ppm), Panthenol, Salicylic Acid, Ethylhexylglycerin, Allantoin, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Kojic Acid, Tocopherol, Glycine Soja (Soybean) Oil, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Niacinamide, Retinol, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Biotin, Copper Tripeptide-1, Camellia Sinensis Leaf Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Glycine, Serine, Glutamic Acid, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, BHT, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Proline, Valine, Threonine, Isoleucine, Histidine, Methionine, Cysteine
Marka
MEDICUBE Rosemary PDRN Scalp Serum
MEDICUBE Rosemary PDRN Scalp Serum
MEDICUBE Rosemary PDRN Scalp Serum është një serum trajtues intensiv për skalpin, i formuluar për të forcuar rrënjët e flokëve dhe për të nxitur rritjen e tyre. Ky produkt vepron si një ushqyes i thellë që revitalizon flokët e holluar ose të dobësuar, duke reduktuar rënien dhe duke i dhënë skalpit një ndjesi të menjëhershme freskie e lehtësimi. Formula e tij jo-yndyrore absorbohet shpejt, pa i rënduar flokët dhe pa lënë mbetje. Sekreti i këtij serumi qëndron te kombinimi i përbërësve të tij fuqizues. PDRN (Polideoksiribonukleotidi), një përbërës i njohur dermatologjik për rigjenerimin e indeve, ndihmon në riparimin e skalpit të dëmtuar dhe stimulon mikrocirkulacionin rreth folikulave. Ekstrakti i rozmarinës, i njohur për vetitë e tij stimuluese dhe pastruese, ndihmon në kontrollin e yndyrës, reduktimin e zbokthit dhe nxitjen e rritjes së flokëve të rinj. Ndërkohë, përbërësit qetësues si niacinamidet dhe peptidet forcojnë barrierën e skalpit dhe lehtësojnë kruajtjet apo irritimet. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha llojet e flokëve dhe skalpit, veçanërisht për ato me flokë të rralluar, të prirur ndaj rënies, ose me skalp të ndjeshëm e të irrituar. Është zgjedhja ideale për cilindo që kërkon një trajtim profesional në shtëpi për flokë më të dendur, më të fortë dhe më të shëndetshëm.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.
*20ml
Përdorimi
Aplikoni disa pika direkt në skalpin e pastër dhe masazhojeni butësisht me majat e gishtave derisa serumi të përthithet. Nuk ka nevojë për shpëlarje dhe mund të përdoret çdo ditë për rezultate optimale.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
PDRN, Ekstrakt rozmarine, niacnamide
Lista e plotë e përbërësve
Water (Aqua), Alcohol Denat., C12-13 Alketh-9, Caffeine, Dipropylene Glycol, Hydrolyzed Sponge, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Menthol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Fragrance (Parfum), Allantoin, Aminomethyl Propanol, Disodium EDTA, Dipotassium Glycyrrhizate, Ethyl Menthane Carboxamide, Panthenol, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Arginine, Gluconolactone, Menthyl Lactate, Ricinus Communis (Castor) Seed Oil, Sodium DNA (100ppb), Glycerin, Glycolic Acid, Saccharide Isomerate, Raphanus Sativus (Radish) Seed Extract, Octyldodecyl Oleate, Octyldodecanol, Hydrolyzed Pea Protein, Hydrolyzed Vegetable Protein, Biotin, Niacinamide, Salicylic Acid, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Lecithin, Sparassis Crispa Extract, Streptococcus Thermophilus Ferment, Sodium Palmitoyl Sarcosinate, Magnolia Obovata Bark Extract, Hydrolyzed Collagen, Hydrolyzed Corn Protein, Hydrolyzed Extensin, Hydrolyzed Potato Protein, Hydrolyzed Rice Protein, Hydrolyzed Soy Protein, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Extract, Citric Acid, Sodium Citrate, Potassium Sorbate, Sodium Benzoate, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract (0.2ppb), Hydrolyzed Keratin, Caprylyl Glycol, sh-Oligopeptide-1, Alanine, Asparagine, Aspartic Acid, Dimethylsilanol Hyaluronate, Glucose, Glutamic Acid, Glutamine, Glycine, Histidine, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Isoleucine, Leucine, Lysine, Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract, Methionine, Phenylalanine, Proline, Serine, sh-Polypeptide-2, sh-Polypeptide-1, sh-Polypeptide-11, sh-Polypeptide-22, sh-Polypeptide-3, sh-Polypeptide-9, Sodium Acetylated Hyaluronate, Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Threonine, Tryptophan, Tyrosine, Valine
Marka
AROMATICA Rosemary PDRN Scalp Serum
AROMATICA Rosemary PDRN Scalp Serum
AROMATICA Rosemary PDRN Scalp Serum është një serum për kujdesin e skalpit, i krijuar për të forcuar flokët që duken të dobët, të lodhur ose pa vitalitet. Formula kombinon Rosemary PDRN, kompleksin Rosemary Microbiome™, vajin dhe ekstraktin e rozmarinës me spikula vegane, të cilat ndihmojnë në përthithjen e përbërësve dhe kujdesin e synuar direkt në rrënjë. Formula plotësohet me Panthenol, Biotin, Caffeine, Salicylic Acid dhe Menthol, përbërës që ndihmojnë në kujdesin dhe freskimin e skalpit, ndërsa Ceramide NP, Cholesterol dhe Phytosphingosine ndihmojnë në mbështetjen e barrierës së tij. Një nga veçoritë kryesore të serumit është aplikatori me furçë i integruar, i cili lejon shpërndarjen e produktit direkt në të gjithë skalpin ose në zonat specifike që kanë nevojë për më shumë kujdes. Aplikimi të shoqërohet me një masazh të lehtë përgjatë rrënjëve, duke e bërë përdorimin më praktik dhe pa shpërndarë produktin në mënyrë të panevojshme në gjatësinë e flokëve. Formula përmban gjithashtu një kompleks ekstraktesh bimore dhe vajrash esencialë, me aromën karakteristike freskuese të rozmarinës. Është i përshtatshëm për të gjitha llojet e skalpit, veçanërisht kur skalpi dhe rrënjët e flokëve ndihen të dobëta ose të lodhura. Me përdorim të rregullt, serumi ndihmon në mbështetjen e një skalpi më të shëndetshëm, duke ofruar kujdes të fokusuar direkt nga rrënjët.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.
*100ml
Përdorimi
Aplikoni disa pika direkt në skalpin e pastër dhe masazhojeni butësisht me majat e gishtave derisa serumi të përthithet. Nuk ka nevojë për shpëlarje dhe mund të përdoret çdo ditë për rezultate optimale.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Rosemary PDRN, Rosemary Ferment, Salicylic Acid, Panthenol, Caffeine, Biotin, Ceramide NP
Lista e plotë e përbërësve
Water/Aqua, 1,2-Hexanediol, Calcium Aluminum Borosilicate, Glycerin, C9-12 Alkane, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Bacillus/Rosemary Leaf/Soybean Ferment Extract Filtrate, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Mentha Viridis (Spearmint) Leaf Oil, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Ocimum Basilicum (Basil) Leaf Extract, Origanum Vulgare Leaf Extract, Thuja Orientalis Extract, Pinus Densiflora Leaf Extract, Sodium DNA, Polyglyceryl-3 Distearate, 2,3-Butanediol, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Menthol, Polyglyceryl-10 Laurate, Ammonium Polyacryloyldimethyl Taurate, Polyacrylate Crosspolymer-6, Arginine, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Oryza Sativa (Rice) Germ Oil, Salicylic Acid, Panthenol, Butylene Glycol, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Ethylhexylglycerin, Hydroxypropyl Methylcellulose Stearoxy Ether, Mentha Piperita (Peppermint) Extract, Zingiber Officinale (Ginger) Root Extract, Glyceryl Stearate Citrate, Leuconostoc/Radish Root Ferment Filtrate, Sodium Phytate, Biotin, Caffeine, Camellia Japonica Flower Extract, Dipropylene Glycol, Hydrogenated Lecithin, Citral, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Camellia Sinensis Leaf Extract, Zinc Chloride, Glycine, Larix Europaea Wood Extract, Ceramide NP, Cetearyl Alcohol, Sodium Metabisulfite, Cholesterol, Phytosphingosine, Camellia Japonica Flower Vesicles, Limonene, Linalool, Geraniol
Marka

