MIZON Skin Power Original First Essence Galactomyces Ferment Filtrate është esenca më e re që sapo i është shtuar koleksionit "Koral Secrets". Nga vetë emri që ka, ky toner përmban plot 94.5% filtrat të fermentuar galactomyces për t'i dhuruar lëkurës hidratim të thellë, shkëlqim, forcim të barrierës mbrojtëse, vitalitet dhe elasticitet. Përmbajtja me niacinamide ndihmon në zbehjen e njollave kafe, sepse redukton përmbajtjen e melaninës në qelizat e keratinës dhe gjithashtu dobëson inflamacionin e shkaktuar nga baktere të ndryshme, që janë shkaktare të formimit të akneve, duke i trajtuar ato. Gjithashtu, niacinamidet ndihmojnë në rritjen e sintezës së kolagjenit në lëkurë. Konsistenca e tij është shumë e lehtë dhe përthithet menjëherë nga lëkura duke mos lënë ndjesi ngjitëse. Ky toner mund të shtojë vlera një kremi hidratues apo një vaji për fytyrën, duke i përzier së bashku. Ai përshtatet me lëkurën sensitive falë pH-së së ulët acidik që përmban, e ngjashme me atë të lëkurës.

Formula e tij është e hipoalergjike, e testuar dermatologjikish dhe nuk përmban 20 përbërës të dëmshëm për lëkurën. 

*210ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni 1-2 sprucime të tonerit në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.

Përbërësit "magjik"

94.5% filtrat të fermentuar galactomyces, niacinamide

Lista e plotë e përbërësve

galactomyces ferment filtrate, butylene glycol, 1,2-hexanediol, niacinamide, glycerin, water, adenosine, carbomer, xanthan gum, tromethamine, trehalose, citrus aurantium dulcis (orange) peel oil, coptis japonica extract, sodium hyaluronate, theobroma cacao (cocoa) extract, hydrogenated lecithin, lavandula angustifolia (lavender) oil, citrus aurantium bergamia (bergamot) fruit oil, salvia sclarea (clary) oil, cymbopogon martini oil, ceramide np, glycine, serine, glutamic acid, biosaccharide gum-i, aspartic acid, leucine, alanine, lysine, arginine, tyrosine, phenylalanine, valine, threonine, proline, isoleucine, histidine, methionine, cysteine, dextrin, PEG-60 hydrogenated castor oil, ethylhexylglycerin, disodium EDTA, limonene.

Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

MIZON Skin Power Original First Essence Galactomyces Ferment Filtrate

1,850 ALL 2,600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI