BEAUTY OF JOSEON Ginseng Essence Water është esenca ideale nëse dëshironi t'i riktheni shëndetin lëkurës tuaj! Kjo esencë përmban 80% ujë të ginseng-ut dhe fokusohet në të gjitha vetitë e mrekullueshme që ka kjo bimë, duke i ofruar hidratim të thellë dhe ushqim të bollshëm lëkurës. Në dinastinë koreane JOSEON Hwang Jini, e njohur si gruaja më e bukur, përdorte ujë për banjë zierjen e ujit të ginseng-ut. Ky i fundit është i pasur plot me saponina të cilat përveçse sigurojnë një lëkurë të shëndetshme, rrisin elasticitetin e saj dhe mbajnë në kontroll shenjat e moshës. Nga ana tjetër kjo esencë ka në formulimin e saj 2% niacinamide të cilat kujdesen për zbehjen e njollave kafe, tkurrjen e poreve dhe ofrojnë shkëlqim në sipërfaqen e lëkurës. Kjo esencë është e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë. 

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial. 

*150ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.

Përbërësit "magjik"

ujë nga ekstrakti i ginseng-ut, niacinamide

Lista e plotë e përbërësve

Panax Ginseng Root Water, Butylene Glycol, Glycerin, Propanediol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Water, Hydroxyacetophenone, Glyceryl Glucoside, Xanthna Gum, Panthenol, Dipotassium Glycyrrhizate, Allantoin, Adenosine, Panax Ginseng Callus Culture Extract, Theobroma Cacao(Cocoa) Extract, Dextrin, Glucose, Panax Ginseng Root Extract, Panax Ginseng Berry Extract, Lactobacillus/Panax Ginseng Root Ferment Filtrate, Sodium Hyaluronate, Ethylhexyglycerin, Disodium EDTA

Beauty of Joseon është një markë për kujdesin e lëkurës e cila është frymëzuar nga bukuria e femrave gjatë Dinastisë Koreane Joseon. Gjatë asaj kohe gratë nga kjo Dinasti fokusoheshin shumë në kujdesin e lëkurës, për t'a pasur këtë të fundit shumë të pastër dhe të shëndetshme, dhe jo t'a mbulonin këtë të fundit me grim të rëndë. Sekreti i bukurisë së këtyre grave u rregjistrua në Gyuhap Chongseo, e cila konsiderohet si enciklopedia e bukurisë e Dinastisë Joseon e shkruar nga Yi Bingheogak, një studiuese femër e lindur nga një familje prestigjoze në vitet 1809, ku femrat përshkruheshin me një çehre të shëndetshme dhe të shndritshme. Kështu i interpreton dhe marka produktet e kujdesit të kujdesit të lëkurës, të cilat kryesisht fokusohen në kombinimin e magjisë së bimëve tradicionale që përmbajnë Hanbang (ilaçe bimore tradicionale Koreane), duke u bashkuar me përbërësit modernë të mbeshtetur sigurisht shkencërisht. 

BEAUTY OF JOSEON Ginseng Essence Water

1,400 ALL 2,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI