Nëse ekstrakti i trëndafilit është një nga përbërësit tuaj më të dashur, kjo esencë do të përmbushë gjithë efektet që dëshironi e do të bëhet pjesë e pandashme në rutinën tuaj! ABIB Jericho Rose Essence Nutrition Pump është e formuluar me 50,078 ppm ekstrakt të trëndafilit të Jerikos. Ky i fundit është i famshëm në botën e Industrisë së Bukurisë sepse ofron ushqim dhe hidratim të thellë në lëkurë! Ky ekstrakt, pikërisht në këtë serum përmban kompleksin Triple Nutrition™️, i cili është i formuluar me Bio Desert Oil: Një lloj majaje e fermentuar dhe e studiuar në kushte ekstreme, nga NASA, dhe ka rezultuar se mbijeton në shkretëtirën më të thatë në botë. Ka një përthithje të shkëlqyer, duke rritur nivelet e lagështisë së lëkurës dhe duke forcuar barrierën mbrojtëse të saj. Ndihmon gjithashtu lëkurën të rikuperohet nga dëmtimet UV, dhe përmirëson dhe zbeh njollat kafe & hiperpigmentimin. Ky kompleks është i formuluar gjithashtu me gjalpin e tërshërës me origjinë bimore dhe 8 lloje të ndryshme të acidit hialuronik. Gjalpi i tërshërës me bazë bimore, e ushqen lëkurën, ndërsa acidi hialuronik bllokon lagështinë në mënyrë që lëkura të jetë e hidratuar gjatë gjithë ditës. Ndërsa formulimi me adenosine dhe tocopherol, mban në kontroll shenjat e moshës, duke premtuar rritje të elasticitetit të lëkurës. Esenca është e përshtatshme për lëkurë të thatë dhe i adresohet shenjave të moshës. Kjo esencë është e sigurt për t’u përdorur gjatë shtatëzanisë.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*50ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt të trëndafilit të Jerikos, Triple Nutrition™, tocopherol, adenosine

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Propanediol, Anastatica Hierochuntica Extract, Glycereth-26, 1,2-Hexanediol, Coco-Caprylate/Caprate, Panthenol, Lactobacillus Ferment, Camellia Sinensis Seed Oil, Avena Sativa (Oat) Kernel Extract, Yeast Ferment Extract, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Camellia Oleifera Seed Oil, Sodium Hyaluronate, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Polyglyceryl-3 Distearate, Betaine, Hydrogenated Lecithin, Acr ylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Tromethamine, Adenosine, Ethylhexylglycerin, Glyceryl Stearate Citrate, Tocopherol, Dipropylene Glycol, Lecithin, Pentylene Glycol, Choleth-24, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Acetylated Hyaluronate, Ceramide NP, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Potassium Hyaluronate, Xanthan Gum, Cetearyl Alcohol

ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.

Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.

Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.

ABIB Jericho Rose Essence Nutrition Pump

2,700 ALL 3,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI