SUR.MEDIC™ Pink Vita Brightening Capsule Essence
SUR.MEDIC™ Pink Vita Brightening Capsule Essence
SUR.MEDIC™ Pink Vita Brightening Capsule Essence është esenca perfekte për lëkurën që kërkon ndriçim, jetë dhe një pamje të shëndetshme “glow”. Formula përmban kapsula rozë vitaminash, të dukshme me sy të lirë, të cilat shpërthejnë gjatë aplikimit dhe çlirojnë përbërësit aktivë direkt në lëkurë, duke ofruar një efekt të menjëhershëm “brightening”. Një nga përbërësit kryesorë është Vitamina B12 (Cyanocobalamin), e cila jo vetëm i jep produktit ngjyrën karakteristike rozë, por ndihmon edhe në rigjallërimin e lëkurës, përmirësimin e tonit dhe rikthimin e shkëlqimit natyral. Krahas saj, Glutathione, një antioksidant shumë i fuqishëm, vepron në thellësi për të zbehur njollat kafe dhe për të njëtrajtësuar tonalitetin, duke e bërë lëkurën të duket më e pastër dhe më e ndritshme. Formula pasurohet më tej me një kompleks vitaminash si Vitamina C, Vitamina E dhe Coenzyme Q10, të cilat luftojnë radikalet e lira, mbrojnë lëkurën nga stresi oksidativ dhe ndihmojnë në ngadalësimin e shenjave të moshës, duke stimuluar vitalitetin dhe elasticitetin e saj. Për hidratim intensiv dhe afatgjatë, esenca përmban Hyaluronic Acid, i cili mban lëkurën të mbushur me lagështi dhe i jep një pamje më të lëmuar dhe më elastike. Por nuk mbaron me kaq! Një rol shumë të rëndësishëm luajnë edhe përbërësit qetësues dhe ushqyes si Ceramide NP, që forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës, Panthenol, që qetëson dhe ofron hidratim, si dhe ekstraktet botanike të Damask Rose, Sea Buckthorn dhe Moringa Oil, të njohura për vetitë e tyre ushqyese dhe antioksiduese. Falë këtij kombinimi, lëkurës jo vetëm që i kthehet vitaliteti i humbur, por bëhet edhe më e fortë dhe më rezistente ndaj faktorëve të jashtëm. E përshtatshme për të gjitha tipologjitë e lëkurës, kjo esencë do të nxjerrë në pah një lëkurë më të re dhe më të shndritshme, prandaj përgatituni për komplimentet që do të merrni!
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*32ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Vitamina B12 (Cyanocobalamin), Glutation, Vitamina C, Vitamina E, Koenzim Q10, Acid Hialuronik, Ceramide NP, Panthenol, Ekstrakt Ruze Damask, Ekstrakt Murriz Deti (Sea Buckthorn), Vaj Moringa
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Polyglyceryl-4 Caprate, Caprylic/Capric Triglyceride, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Methylgluces-20, Glycerol Res-25PCA Isostearate, Acrylate/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Agar, Tromethamine, Trehalose, Sodium Hyaluronate, Adenosine, Nasturtium Extract, Xanthan Gum, Caprylyl Glyceride Cole, Ethylhexyl Glycerin, Melia Azadirachta Leaf Extract, Moringa Oleifera Seed Oil, Glutathione, Hippophae Rhamnoides Oil, Ceramide NP, Hydrolyzed Collagen, Rosa Damascena Flower Oil, Lactic Acid, Butylene Glycol, Rosa Damascena Extract, Rubus Idaeus Fruit Extract, Prunus Persica Fruit Extract, Rubus Fruticosus Fruit Extract, Panthenol, Hyaluronic Acid, Riboflavin, Cyanocobalamin, Sodium Ascorbate, Sodium Ascorbyl Phosphate, Ascorbic Acid, Ubiquinone, Tocopherol, Thiamine HCL, Inositol , Biotin, Beta-Carotene, Pyridoxine, Folic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Disodium EDTA, Fragrance
Marka
Zhvilluar nga Neogenlab, SUR.MEDIC™ është kujdestari personal i lëkurës suaj që siguron që çdo problematikë e lëkurës tuaj të jetë nën kontroll 24/7. Kjo markë ofron një zgjidhje të përditshme për lëkurën me konceptin e parë-ndihmës, e efektshme, e lehtë, e qasshme kudo, por mjaft fleksibile për tu përshtatur me gjendjen e përditshme të lëkurës suaj. Për çdo shqetësim të lëkurës, "Koral Secrets" ofron markën më të re të koleksionit SUR.MEDIC™.
CENTELLIAN24+ Madeca Toning Essence Treatment
CENTELLIAN24+ Madeca Toning Essence Treatment
CENTELLIAN24+ Madeca Toning Essence Treatment është një hap kyç pas pastrimit, i krijuar për ata që duan hidratim të thellë, ton më të njëtrajtshëm dhe një lëkurë që duket e shëndetshme dhe më me vitalitet që nga përdorimi i parë. Ky produkt kombinon funksionin e një toneri dhe esence në një formulë të vetme me teksturë të lehtë, ujore-essence, që vendos hidratim në shtresat e para të epidermës dhe përmirëson dukshëm ndjesinë e thatësisë dhe tensionimit pas larjes. Formuluar me ekstrakt Centella Asiatica, Madecassoside dhe Asiatic Acid, një trio e njohur për aftësinë rigjeneruese dhe qetësuese, ky produkt ndihmon për të reduktuar skuqjen, irritimet dhe për të ndihmuar në riparimin e barrierës së dëmtuar të lëkurës. Në formulë gjendet gjithashtu niacinamide, një përbërës aktiv që ndihmon në njëtrajtësimin e tonalitetit të lëkurës, minimizimin e shenjave nga aknet, poreve dhe njollave, duke i dhënë lëkurës një pamje më të njëtrajtshme me përdorim të vazhdueshëm. Ky produkt absorbohet menjëherë pa lënë ndjesi yndyre ose ngjitje, duke krijuar bazën ideale që lëkura të përthithë më efektivisht serumet dhe kremrat që vijnë më pas. Sugjerohet për çdo tip lëkure, veçanërisht për lëkurë të thatë, të irrituar, sensitive, me shenja pas akneve, me ton të pabarabartë ose me tendencë skuqjeje. Ideale për përdorim çdo ditë, mëngjes dhe darkë, pas pastrimit dhe para serumit/kremit. Një zgjedhje perfekte për rutinat që synojnë rigjenerim, qetësim dhe hidratim të thellë.
Formula e saj është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të esencës në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Centella Asiatica, Madecassoside, Asiatic Acid, Niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
water, dipropylene glycol, hydrogenated polydecene, glycerin, caprylic/capric triglyceride, pentaerythrityl tetraethylhexanoate, cyclohexasiloxane, glyceryl stearate, niacinamide, cetearyl alcohol, polyglyceryl-6 distearate, panthenol, dicaprylyl ether, polyglyceryl-10 laurate, 1,2-hexanediol, sodium stearoyl glutamate, beeswax, hydroxyethyl acrylate/sodium acryloyldimethyl taurate copolymer, asiaticoside, madecassic acid, jojoba esters, olea europaea (olive) fruit oil, asiatic acid, butylene glycol, hydroxyacetophenone, polyglyceryl-3 beeswax, cetyl alcohol, ethylhexylglycerin, centella asiatica oil, xanthan gum, soluble collagen, adenosine, pelargonium graveolens flower oil, disodium edta, citrus paradisi (grapefruit) peel oil, citrus aurantium dulcis (orange) peel oil, polysorbate 60, sorbitan isostearate, ricinus communis (castor) seed oil, methylpropanediol, sodium laurate, carnosine, juniperus virginiana oil, copaifera officinalis (balsam copaiba) resin, ceramide np, lavandula angustifolia (lavender) oil, hyaluronic acid, phospholipids, elastin, lauric acid, glycoproteins, centella asiatica extract, hydrogenated phosphatidylcholine, isostearyl isostearate, tocopheryl linoleate, cholesterol, inulin lauryl carbamate, vanilla planifolia fruit extract, viola odorata leaf extract, citrus aurantium dulcis (orange) flower oil, chamomilla recutita (matricaria) flower oil, potassium cetyl phosphate, tromethamine, tetrahydropiperine, tocopherol
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
NEOGEN DERMALOGY Next Clear Essence Toner
NEOGEN DERMALOGY Next Clear Essence Toner
NEOGEN DERMALOGY Next Clear Essence Toner është toneri më i ri nga marka NEOGEN DERMALOGY, i formuluar për të përmirësuar dukshëm tonalitetin dhe shkëlqimin e lëkurës. Formula e tij përmban acid askorbik (Vitaminë C e pastër) dhe niacinamide, dy përbërës shumë efektivë që ndihmojnë në njëtrajtësimin e ngjyrës së lëkurës, si dhe në reduktimin e shenjave të akneve dhe njollave të errëta. Gjithashtu, është i pasuruar me Vitaminë P (bioflavonoide), e cila rrit përthithjen dhe efektivitetin e Vitaminës C, duke forcuar efektin ndriçues që në aplikimet e para. Me përdorim të rregullt, ky toner ndihmon që lëkura të duket më e freskët, më e lëmuar, më e ndritshme dhe dukshëm më e shëndetshme.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurë, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.
*210ml
Përdorimi
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Lista e plotë e përbërësve
Purified water, glycerin, isopentyldiol, propanediol, niacinamide, dipropylene glycol, 1,2-hexanediol, panthenol, acrylates/C10-30 alkyl acrylate crosspolymer, allantoin, tromethamine, ethylhexylglycerin, adenosine, butylene glycol, glutathione, lemon extract, ascorbic acid, coptis mirin root extract, dextrin, cacao extract, rutin, hydroxycinnamic acid, acetyl hexapeptide-8, acetyl tetrapeptide-5, acetyl hexapeptide-1
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

