-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
SKINFOOD Shine Muscat BHA 2% Toner
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Mars 12 dhe Mars 13.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
SKINFOOD Shine Muscat BHA 2% Toner, është një tonik eksfoliues që ofron një pastrim të thellë dhe të butë njëkohësisht. Ky tonik unik, i pasuruar me përbërës të veçantë dhe me një formulë të balancuar, punon me delikatesë për të transformuar lëkurën duke adresuar një sërë problemesh. Shine Muscat, i njohur për freskinë dhe aromën e tij të këndshme, është përbërësi kryesor i këtij toniku. Ky rrush i çmuar, i kultivuar me kujdes të veçantë në rajonet e pasura të Japonisë, sjell jo vetëm freski, por edhe një dozë të fuqishme antioksidantësh, duke mbrojtur lëkurën nga radikalet e lira dhe duke ndihmuar në rigjenerimin e qelizave. Falë këtij përbërësi, lëkura juaj përfiton një qetësi të menjëhershme dhe një ndriçim të natyrshëm që zgjat. Gjithashtu, BHA (Beta Hydroxy Acid) në këtë formulë punon në thellësi të poreve, duke larguar me efikasitet sebumin e tepërt dhe mbetjet e bllokuara, çka çon në reduktimin e papastërtive dhe parandalimin e shfaqjes së puçrrave. PHA (Polyhydroxy Acid) ofron një eksfolim të butë dhe të sigurt, pa shkaktuar irritim, duke hequr qelizat e vdekura të lëkurës dhe duke zbuluar një lëkurë të re, të freskët, dhe të ndritshme. Ky eksfoliues është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë edhe atë sensitive.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, konservues artificial, ngjyrues artificial, paraben, vaj mineral dhe është e patestuar në kafshë.
*200ml/50ml
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
Shine Muscat, BHA, PHA
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Alcohol, Salicylic Acid, Tromethamine, Sodium Citrate, PPG-13-Decyltetradeceth-24, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-10 Laurate, Hydroxyacetophenone, Gluconolactone, Betaine, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Panthenol, Fragrance, Allantoin, Citric Acid, Sodium Phytate, Prunus Mume Fruit Extract, Lactuca Scariola Sativa (Lettuce) Leaf Extract, Cucumis Sativus (Cucumber) Fruit Extract, Enantia Chlorantha Bark Extract, Argania Spinosa Kernel Oil, Beta-Glucan, Sodium Hyaluronate, Caprylyl Glycol, Sesamum Indicum (Sesame) Seed Oil, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Beta-Sitosterol, Serenoa Serrulata Fruit Extract, Oleanolic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Tocopherol, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate
SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.
Customer Reviews
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Information
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE