NEOGEN DERMALOGY Real Niacinamide Glow Up Daily Mask

3,500.00 ALL 2,800.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Mars 12 dhe Mars 13.

NEOGEN DERMALOGY Real Niacinamide Glow Up Daily Mask është një trajtim i fuqishëm për një lëkurë të ndritshme, të njëtrajtshme dhe të hidratuar në thellësi. Këta tamponë pambuku, të zhytur në një esencë të pasur me përbërës aktivë, janë të formuluar posaçërisht për të trajtuar hiperpigmentimin, njollat kafe pas akneve dhe për t’i dhuruar fytyrës një shkëlqim të shëndetshëm dhe rrezatues. Me një përqendrim të lartë të niacinamide, ky produkt ndihmon në reduktimin e njollave të errëta, përmirëson tonin e lëkurës dhe stimulon prodhimin e kolagjenit, duke e bërë lëkurën më të lëmuar dhe më të fortë. Përveç efektit ndriçues, niacinamidet ndihmojnë gjithashtu edhe në minimizimin e dukshmërisë së poreve dhe kontrollin e prodhimit të sebumit, duke balancuar sebumit e tepërt dhe duke krijuar një teksturë më të rafinuar të lëkurës. Formula është e pasur gjithashtu me ceramide, të cilat forcojnë menjëherë barrierën  e lëkurës dhe e mbrojnë atë nga dehidratimi duke e mbajtur të butë, elastike dhe të mbrojtur nga faktorët e jashtëm agresivë. Ndërkohë, ekstrakti i gjetheve të pemës së çajit, i njohur për vetitë e tij antibakteriale dhe qetësuese, ndihmon në reduktimin e inflamacionit dhe parandalon formimin e akneve të reja. Falë formulimit të tij të kujdesshëm, ky produkt është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për ata që kërkojnë të zbehin shenjat e hiperpigmentimit dhe të rikthejnë shkëlqimin natyral të fytyrës. I sigurt për përdorim gjatë shtatzënisë, këta tamponë janë perfekt për një rutinë të përditshme kujdesi që e lë lëkurën të freskët, të rigjeneruar dhe plot vitalitet.

Formula e tij nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: paraben, fragrancë artificiale dhe vajra mineral. 

*40 copë/ 180ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një tampon pambuku dhe masazhoni fytyrën dhe qafën. Në këtë mënyrë keni bërë të mundur largimin e çdo mbetje papastërtie. Nuk është e nevojshme të shpëlani fytyrën. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sigurohuni të mbyllni mirë kapakun e produktit, që tamponët të mbeten të lagësht dhe të pastër.

Përbërësit "magjik"

niacinamide, ceramide, ekstrat të gjetheve të pemës së çajit

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Cetyl Ethylhexanoate, 1,2-Hexanediol, Niacinamide(2%), Polysorbate 60. Propanediol, Coco-Caprylate/Caprate, Tromethamine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Ethylhexylglycerin, Carbomer;
Caprylic/Capric Triglyceride, Xanthan Gum, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Aniba Rosodora (Rosewood) Wood Oil, Hydrogenated Lecithin, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Phytosteryl/Octyldodecyl Laúroyl Glutamate, Centella Asiatica Extract, Ceramide NP, Houttuynia Cordata Extract, Azadirachta Indica Leaf Extract, Artemisia Annua Extract, Rosa Damascena Flower Water, Melissa Officinalis Flower/Leaf/Stem Water, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Calendula Officinalis Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Extract, Symphytum Officinale Leaf Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender). Flower Water, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Water, Helichrysum Italicum Flower Water, Usnea Barbata (Lichen) Extract, Helichrysum Arenarium Extract, Calendula Officinalis Flower Extract, Sodium Hyaluronate, Pulsatilla Koreana Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Limonene, Linalool

NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e Neogen-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, Neogen ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

Shpërndani

3,500.00 ALL 2,800.00 ALL