-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
NEOGEN DERMALOGY Real Heartleaf Soothing Daily Mask
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Mars 12 dhe Mars 13.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
NEOGEN DERMALOGY Real Heartleaf Soothing Daily Mask është një toner eksfoliues 2-në-1, i krijuar për të eksfoliuar butësisht lëkurën, duke ofruar njëkohësisht qetësim të menjëhershëm. Forma e tamponit prej pambuku në formë zemre simbolizon përbërësin e tij kryesor, heartleaf (Houttuynia Cordata), një ekstrakt natyral me një përqendrim prej 88%, i njohur për vetitë e tij të fuqishme qetësuese dhe anti-inflamatore. Formula e tij inovative kombinon eksfolimin fizik dhe kimik, duke larguar butësisht qelizat e vdekura dhe duke përmirësuar teksturën e lëkurës. Falë përmbajtjes së 8 llojeve të acidit hialuronik, ky produkt siguron një hidratim të thellë dhe ndihmon në balancimin e pH-it të lëkurës. Për më tepër, prania e guaiazulene ndihmon në qetësimin e inflamacionit dhe forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës, ndërsa ekstrakti i gjethes së pemës së çajit, një përbërës i njohur për efektin e tij antibakterial dhe shërues, ndihmon në trajtimin e akneve dhe parandalimin e shfaqjes së tyre. Por nuk mbaron me kaq! Një tjetër përbërës kryesor i këtij produkti është ekstrakti i lëvores Eucommia Ulmoides, i cili i jep lëkurës një ndjesi freskuese dhe ndihmon në rikuperimin e saj. Me një nivel pH të butë prej 5.83, ky eksfoliues është i përshtatshëm edhe për lëkurën shumë sensitive, duke e bërë atë një zgjedhje ideale për kujdesin e përditshëm të lëkurës. Ky eksfoliues është ideal për lëkurat e ndjeshme dhe ato të prirura ndaj akneve, duke ndihmuar në reduktimin e skuqjes dhe irritimeve.
Formula e tij nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: paraben, fragrancë artificiale dhe vajra mineral.
*40 copë/ 180ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një tampon pambuku dhe masazhoni fytyrën dhe qafën. Në këtë mënyrë keni bërë të mundur largimin e çdo mbetje papastërtie. Nuk është e nevojshme të shpëlani fytyrën. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sigurohuni të mbyllni mirë kapakun e produktit, që tamponët të mbeten të lagësht dhe të pastër.
Këshillohet të përdoret çdo ditë, 1 herë në ditë.
Përbërësit "magjik"
Houttuynia Cordata, 8 lloje të acidit hialuronik, guaiazulen, ekstrakt i gjethes së pemës së çajit, ekstrakti i lëvores Eucommia Ulmoides,
Lista e plotë e përbërësve
Houttuynia Cordata Water, Dipropylene Glycol, Propanediol, Water, 1,2-Hexanediol, Xylitol, Butylene Glycol, Gluconolactone, Polyglyceryl-10 Laurate, Tromethamine, Carbomer, Ethylhexylglycerin, Zingiber Officinale (Ginger) Root Extract, Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Allantoin, Leuconostoc/Radish Root Ferment Filtrate, Eucommia Ulmoides Bark Extract, Xanthan Gum, Calendula Officinalis Extract, Artemisia Capillaris Extract, Caprylyl Glycol, Guaiazulene, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Arginine, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Glucose, Sodium Hyaluronate, Chondrus Crispus Extract, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e Neogen-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, Neogen ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Information
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE