MIZON Honey Black Sugar Scrub pastron qelizat e vdekura të lëkurës, pikat e zeza dhe kontrollon sebumin e tepërt për një pamje të shëndetshme dhe plot shkëlqim. Përmban 35% sheqer të zi i cili ofron eksfolim të lëkurës, duke larguar të gjitha qelizat e vdekura ndërsa tekstura me kokrriza heq butësisht lëkurën e thatë duke mos e e dëmtuar aspak barrierën mbrojtëse. Gjithashtu, kjo maskë hidraton, lehtëson dhe nxit elasticitetin e lëkurës falë formulimit me ekstrakte bimore dhe vajra farash. Aftësia hidratuese e vajit të ullirit, vajit të farës së rrushit, vajit të farës së livadhit dhe vajit të farës së lulediellit qëndron në lëkurë pas pastrimit dhe siguron një efekt qetësues dhe hidratues për ta bërë lëkurën tuaj të butë dhe të lëmuar.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën.

*90g

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, aplikoni maskën në lëkurë të njomë dhe masazhoni lehtësisht me levizje rrethore. Evitoni zonën rreth syve dhe buzëve. Mbajeni maskën për 10-15 min. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe të bollshëm. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret 1 herë ne javë.

Përbërësit "magjik"

35% sheqer të zi, vaj ulliri, vaj i farës së rrushit, vaj i farës së livadhit, vaj i farës së lulediellit

Lista e plotë e përbërësve

Caprylic/Capric Triglyceride, Black Strap Powder, PEG-7 Glyceryl Cocoate, Sucrose, Glycerin, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Disteardimonium Hectorite, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Euphorbia Cerifera (Candelilla) Wax, Water, Polysorbate 20, Polyacrylate-13, Dextrin, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Polyisobutene, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Mangifera Indica (Mango) Seed Butter, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Ethylhexylglycerin, Sorbitan Isostearate, Vegetable Oil, Butylene Glycol, Honey Extract, Citrus Limon (Lemon) Fruit Extract, Tocopherol, TBHQ, 1,2-Hexanediol, Camellia Sinensis (Green Tea) Leaf Extract, Phenoxyethanol, Fragrance

Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

MIZON Honey Black Sugar Scrub

2,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI