Mizon Apple Smoothie Peeling Gel është një eksfoliues i ngjashëm me scrubin që heq butësisht qelizat e vdekura të lëkurës, sebumin dhe mbetjet e ndryshme. Ky produkt është njëkohësisht eksfoliues fizik edhe kimik, falë përmbajtjes me celulozë natyrale, që ndihmon në largimin e qelizave të vdekura dhe sebumin e tepërt në lëkurë. Ekstrakti i panjeve të kallam sheqerit dhe vitaminat që përmban shërbejnë për të hidratuar dhe ndriçuar tonin e lëkurës për një pamje më të shëndetshme, ndërsa acidi tanin (i nxjerrë nga mollët) ndihmon në uljen e irritimve të mundshme në lëkurë. Përdoreni këtë xhel si një metodë më të butë eksfolimi kundrejt atyre me kokrra të forta!

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

*120ml

 

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke evituar zonën rreth syve. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, 2-3 herë në javë.

 

Përbërësit “magjik”

acidi tanin, ekstrakti i panjeve të kallam sheqerit,  vitamina

Lista e plotë e përbërësve

Water, Cellulose, Butylene Glycol, Propylene Glycol, Alcohol, Pyrus Malus (Apple) Fruit Extract, Polysorbate 20, Carbomer, Triethanolamine, Glycolic Acid, Sodium Hyaluronate, Sclerotium Gum, Carica Papaya (Papaya) Fruit Extract, Gypsophila Paniculata Root Extract, Vaccinium Myrtillus (Bilberry) Fruit/Leaf Extract, Saccharum Officinarum (Sugarcane) Extract, Acer Saccharum (Sugar Maple) Extract, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Fruit Extract, Citrus Limon (Lemon) Fruit Extract, Disodium EDTA, Phenoxyethanol, Methylparaben, Propylparaben, Fragrance

Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

MIZON Apple Smoothie Peeling Gel

1,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI