ANUA Heartleaf LHA Moisture Peeling Gel

1,900.00 ALL 1,600.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 07 dhe Prill 08.

ANUA Heartleaf LHA Moisture Peeling Gel është një xhel eksfoliues jashtëzakonisht i butë, i formuluar për të përmirësuar teksturën dhe shëndetin e lëkurës pa shkaktuar asnjë irritim apo tharje të tepërt. Formulimi i tij përmban LHA (Capryloyl Salicylic Acid), një formë më e butë e Acidit Salicilik (BHA), e cila depërton lehtësisht në shtresat sipërfaqësore të lëkurës për të hequr qelizat e vdekura dhe për të pastruar në thellësi poret. LHA jo vetëm që eksfolion butësisht lëkurën, por gjithashtu ndihmon në rregullimin e prodhimit të yndyrës, duke parandaluar bllokimin e poreve dhe shfaqjen e papastërtive. Kremi përmban gjithashtu ekstraktin e Houttuynia Cordata (Heartleaf), i njohur për vetitë e tij të fuqishme anti-inflamatore dhe qetësuese. Ky përbërës ndihmon në qetësimin e irritimeve dhe skuqjeve. Ndërsa, ekstrakti i brokolit i cili është një antioksidant i fuqishëm do të mbrojë lëkurën nga dëmet e shkaktuara nga faktorët e jashtëm, duke ndihmuar gjithashtu në përmirësimin e elasticitetit dhe tonit të lëkurës.  Përdorimi i rregullt i këtij xheli jo vetëm që përmirëson dukshëm teksturën e lëkurës, duke e bërë atë më të lëmuar dhe të butë, por gjithashtu ndihmon në zvogëlimin e shfaqjes së poreve të zgjeruara. Ky krem është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht të yndyrshme dhe sensitive.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht, vegane, e patestuar në kafshë, dhe ka kaluar të gjitha testet e irritimit. Nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: sulfate, alkool, fragrancë artificiale, silikon etj. 

*120ml

Shpërndani