ACWELL Licorice pH Balancing Toner Pad
ACWELL Licorice pH Balancing Toner Pad
ACWELL Licorice pH Balancing Toner Pad përmban 70 tamponë të zhytur në esencën e tonerit po të njëjtës linjë, i cili është formuluar për të trajtuar një sërë problemesh të lëkurës. Këto tamponë përmbajnë ekstraktin e licoricës,i njohur për vetitë e tij të jashtëzakonshme antibakteriale dhe anti-inflamatore, që ndihmon në qetësimin e irritimeve dhe inflamacionit të lëkurës. Përveç kësaj, licorica luan një rol kyç në zbehjen e hiperpigmentimit, duke i dhënë lëkurës tuaj një ngjyrë më të njëtrajtshme dhe të shndritshme. Formula e pasuruar me Aloe Vera dhe ekstrakt bambuje ofron një hidratim të thellë dhe të qëndrueshëm, duke rigjeneruar dhe freskuar lëkurën. Me përdorimin e përditshëm, lëkura juaj do të ndihet më e qetë, e hidratuar dhe me një shkëlqim natyral që reflekton shëndet dhe bukuri.
*70tamponë/160ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një nga tamponët e pambukut duke e mbajtur në anën më të ashpër të tij dhe masazhoni fytyrën dhe qafën, duke evituar zonën rreth syve. Në të njëjtën mënyrë, duke e kthyer nga ana e lëmuar, masazhoni edhe njëhërë fytyrën. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Këshillohet të përdoret në mbrëmje, 2 herë në javë, ose sipas nevojës.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
ekstrakt licoricë, aloe vera, ekstrat bambuje
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Water, PEG-6 Caprylic/Capric Glycerides, PEG-7 Glyceryl Cocoate, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Poloxamer 184, Phenoxyethanol, Rheum Palmatum Root Extract, Psidium Guajava Leaf Extract, Rosa Hybrid Flower Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Perilla Ocymoides Seed Extract, Poncirus Trifoliata Fruit Extract, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Sodium Citrate, Disodium EDTA, Citric Acid, Tocopheryl Acetate, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Paeonia Albiflora Root Extract, Cimicifuga Dahurica Root Extract, Pueraria Lobata Root Extract
Marka
ACWELL është një markë koreane e kujdesit të lëkurës që kombinon traditat e mjekësisë koreane me teknologjinë moderne për të krijuar produkte efektive dhe të natyrshme. Duke përdorur përbërës natyralë dhe bimorë, si ujë arrë dhe ekstrakte bimësh të ndryshme, ACWELL synon të përmirësojë shëndetin dhe balancimin e lëkurës. Një nga produktet e tyre më të njohura është Licorice pH Balancing Cleansing Toner (pjesë tashmë e koleksionit KORAL SECRETS), i cili njihet për vetitë e tij të ndriçimit dhe balancimit të pH-së.
ANUA Azelaic Acid 10+ Hyaluron Redness Soothing Serum
ANUA Azelaic Acid 10+ Hyaluron Redness Soothing Serum
ANUA Azelaic Acid 10 Hyaluron Redness Soothing Serum është një serum i butë, por jashtëzakonisht efektiv, i krijuar për të qetësuar menjëherë skuqjet, irritimet dhe ndjeshmërinë e lëkurës. Me një përqindje prej 10% acidi azelaik, ky serum vepron për të reduktuar inflamacionin, për të luftuar bakteret që shkaktojnë akne dhe për të zbehur shenjat post-akne apo njollat kafe. Formula është e pasur me një kompleks të fuqishëm qetësues që përfshin 7 lloje të Centella Asiatica, aloe vera, panthenol dhe beta-glukan, përbërës që qetësojnë menjëherë lëkurën e irrituar. Ndërkohë, acidi hialuronik, ceramidet dhe squalane ofrojnë një hidratim të thellë, duke forcuar barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe duke e lënë atë të hidratuar gjatë gjithë ditës. Tekstura e lehtë, xhelore dhe jo ngjitëse përthithet shpejt pa e ngarkuar lëkurën, gjë që e bën këtë serum të përshtatshëm për çdo lloj lëkure, madje edhe për atë më të ndjeshëm.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*30ml
Përdorimi
Përdoret 1 herë në ditë (në mëngjes ose në mbrëmje) pas aplikimit të tonerit apo esencës. Aplikoni 1-2 pika në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Këshillë: Duke qenë se ndjeshmëria ndaj acidit azelaik ndryshon nga një person në tjetrin, sugjerojmë që në fillim ta testoni produktin në një zonë të vogël para se ta përdorni. Për ta testuar, aplikoni një sasi të vogël, pas veshit ose nën mjekër dhe prisni 2-3 minuta. Nëse nuk shfaqet asnjë shqetësim, mund të vazhdoni përdorimin e tij pa asnjë shqetësim.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
10% acidi azelaik, 7 lloje të Centella Asiatica, aloe vera, panthenol dhe beta-glukan,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Azelaic Acid, Propylene Glycol, Sodium Hydroxide, Dipropylene Glycol, 1,2 Hexanediol, Panthenol, Hydroxyethylcellulose, Betaine Salicylate, Glycerin, Biosaccharide Gum 1, Ethylhexylglycerin, Allantoin, Dipotassium Glycyrrhizate, Melia Azadirachta Leaf Extract, Camellia Sinensis Leaf Water, Sodium Hyaluronate, Melia Azadirachta Flower Extract, Niacinamide, Aloe Barbadensis Leaf Juice, Beta-Glucan, Centella Asiatica Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Centella Asiatica Root Extract, Madecassoside, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Squalane, Zinc PCA, Butylene Glycol, Pentylene Glycol, Caprylyl, Capryl Glucoside, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP
Marka
Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.
MEDICUBE PDRN Pink Exosome Shot Ampoule 2000
MEDICUBE PDRN Pink Exosome Shot Ampoule 2000
Ju prezantojmë një serum “next generation” që kombinon fuqinë rigjeneruese të PDRN-së me teknologjinë Exosome dhe kolagjenin me molekulë të ulët. Ky serum ultra-i lehtë depërton thellë në lëkurë për të rikthyer elasticitetin, reduktuar vijat e imta dhe shenjat e lodhjes, për të minimizuar dukshmërinë e poreve, përmirësuar teksturën dhe për të ofruar hidratim intensiv pa ndjesi të rëndë. E veçanta e këtij serumi është përdorimi i përbërësve të fuqishëm dhe të përzgjedhur me kujdes, përfshirë Exosome Shot 2000, një teknologji që rrit efikasitetin e depërtimit dhe shpërndarjes së përbërësve aktivë deri në 242%. Për më tepër, kompleksi me përqendrim të lartë të PDRN + Peptide + Hyaluronic Acid ndihmon që lëkura të duket dukshëm më rinore që pas përdorimeve të para. Tekstura ujore, pa aromë artificiale, e bën serumit të përshtatshëm edhe për lëkurë të ndjeshme, duke dhuruar ndjesinë e një “boost-i profesional” nga shtëpia. Formulimi i lehtë e bën këtë ampulë të përshtatshme për përdorim të përditshëm dhe të sigurt për të gjitha tipologjitë e lëkurës sensitive.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin aplikoni 1-2 pika në lëkurë dhe masazhojeni butësisht duke e përhapur me kujdes. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Exosome Shot 2000, PDRN + Peptide + Hyaluronic Acid
Lista e plotë e përbërësve
Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, Sodium Polyacrylate, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Cetearyl Olivate, Phenyl Trimethicone, Sorbitan Olivate, Hydrolyzed Sponge, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Ethylhexylglycerin, Calcium aluminum borosilicate, Adenosine, Disodium EDTA, PVM/MA Copolymer, Panthenol, Lactobacillus Extracellular Vesicles, Cyanocobalamin, Sodium DNA, Milk Exosomes, Collagen Extract, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Caprylic/Capric Triglyceride, Alcohol, Hydrogenated Lecithin
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
TORRIDEN Cellmazing Brightening Spot Toning Pad
TORRIDEN Cellmazing Brightening Spot Toning Pad
TORRIDEN Cellmazing Brightening Spot Toning Pad është formulimi i fundit dhe i avancuar i linjës Cellmazing, i krijuar për të ofruar një trajtim sa më efikas për njëtrajtësimin e tonalitetit të lëkurës, minimizimin e njollave kafe dhe atyre post-akne. Këto tamponë të njomur funksionojnë si një trajtim 2 në 1, që ndërthurin fuqinë e esencës me një eksfolim të butë që largon qelizat e vdekura dhe papastërtitë. Formulimi i tij përmban kompleksin unik 5-D Vitamin C, i cili përdor pesë forma të ndryshme të stabilizuara të Vitaminës C për të zbehur njollat post-akne dhe hiperpigmentimin, pa shkaktuar irritim. Gjithashtu, formula është e pasur me Acid Hialuronik me peshë të ulët molekulare, Allantoinë dhe Ekstrakt të Alga-ve, të cilët sigurojnë që lëkura të mbetet thellësisht e hidratuar dhe e qetësuar gjatë procesit të trajtimit. Nga ana tjetër, prania e niacinamideve ndihmon në minimizimin e poreve dhe forcimin e barrierës mbrojtëse, ndërsa acidi si Gluconolactone (PHA) siguron një teksturë të lëmuar duke përmirësuar dukshëm pamjen e vijave të holla. Pas përdorimit, do të vëreni menjëherë butësinë e lëkurës dhe një shkëlqim të njëtrajtshëm të tonit të saj, duke e bërë këtë produkt të përshtatshëm për çdo tipologji që kërkon vitalitet dhe një efekt "glass skin" të menjëhershëm.
*70 tamponë/175ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një nga tamponët e pambukut duke e mbajtur në anën më të ashpër të tij dhe masazhoni fytyrën dhe qafën, duke evituar zonën rreth syve. Në të njëjtën mënyrë, duke e kthyer nga ana e lëmuar, masazhoni edhe njëhërë fytyrën. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Këshillohet të përdoret në mbrëmje, 2 herë në javë, ose sipas nevojës.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
5-D Vitamin C, Acid Hialuronik, Allantoinë, Ekstrakt i Alga-ve, Niacinamide, Gluconolactone (PHA)
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Propanediol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid (1,000ppm), Panthenol, Adenosine, Allantoin, Tocopherol, Ascorbyl Glucoside, Ascorbyl Palmitate, Ascorbic Acid, Ascorbyl Tetraisopalmitate, Glutathione, Sodium Hyaluronate, Ethylhexylglycerin, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Sorbitan Isostearate, 2,3-Butanediol, Lecithin, Polyglyceryl-4 Oleate, Sodium Stearoyl Glutamate, Xanthan Gum, Sucrose, Dextrin, Gluconolactone, Gardenia Florida Fruit Extract, Carthamus Tinctorius (Safflower) Flower Extract
Marka
DR.MELAXIN Exosome Repair Peeling Serum
DR.MELAXIN Exosome Repair Peeling Serum
DR.MELAXIN Exosome Repair Peeling Serum është një serum eksfoliues që ndihmon në largimin e qelizave të vdekura, pastrimin e poreve, reduktimin e sebumit të tepërt dhe përmirësimin e teksturës së lëkurës. Formula e tij synon të lërë lëkurën më të lëmuar, më të pastër dhe më të ndritshme, pa e rënduar atë. Sekreti i këtij serumi qëndron tek kombinimi i Cica-Exosome me AHA dhe BHA të cilat ndihmojnë në eksfolimin e sipërfaqes së lëkurës, pastrimin e poreve dhe reduktimin e grumbullimit të papastërtive që mund të shkaktojnë akne dhe bllokime. Formula është e pasur edhe me Niacinamide, e cila ndihmon në përmirësimin e tonit të lëkurës dhe zbehjen e shenjave post-akne, ndërsa Panthenol, Ceramide NP dhe format e ndryshme të Acidit Hialuronik ndihmojnë në hidratimin dhe mbrojtjen e barrierës së lëkurës gjatë procesit të eksfolimit. Centella Asiatica dhe derivatet e saj ofrojnë efekt qetësues dhe ndihmojnë në reduktimin e irritimeve. Ideale për lëkurat mikse, të yndyrshme, me pore të bllokuara, teksturë jo uniforme, pika të zeza dhe shenja post-akne që kanë nevojë për eksfolim dhe pastrim më të thellë të lëkurës.
Kujdes: Është e rëndësishme të theksohet se përdorimi i këtij serumi mund të rrisë ndjeshmërinë e lëkurës ndaj diellit, prandaj rekomandohet aplikimi i një kremi mbrojtës me SPF të lartë, për të shmangur dëmtimet nga rrezet UV dhe për të mbajtur lëkurën të sigurt dhe të shëndetshme.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*50ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Prisni vetëm 10 minuta dhe më pas shpërlajeni. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, dhe në ditën pasardhëse të aplikohet krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Cica-Exosome, AHA, BHA, Niacinamide, Panthenol, Ceramide NP, Acidit Hialuronik, Centella Asiatica
Lista e plotë e përbërësve
Marka
Cos De BAHA AZ Azelaic Acid 10 Serum (60ml)
Cos De BAHA AZ Azelaic Acid 10 Serum (60ml)
Aknet shfaqen në mosha të ndyrshme dhe shpesh njerëzit ankohen se nuk arrijnë të gjejnë zgjidhje përfundimare. Nëse keni akne cistike, skuqje, irritim duhet patjetër t’i jepni një shans serumit: Cos De BAHA AZ Azelaic Acid 10 Serum! Ky serum përmban 10% acid azalaik, i cili është zgjidhja e duhur për problematikat e sipërpërmendura. Fillimisht acidi azelaik është përdorur për të trajtuar aknet, e më pas hiperpigmentimin të lënë pas tyre. Por është vërtetuar shkencërisht që ky përbërës lufton çdo lloj bakteri që shkakton akne. Ky produkt ndihmon në rigjenerimin e lëkurës së dëmtuar, zbeh shenjat e mbetura post akne dhe njollat kafe (hiperpigmentimin), trajton gjendjen rosacea dhe ofron shkëlqim të lëkurës. Nga ana tjetër formulimi i tij me ekstrakt të gjethes aloe vera dhe rozmarinës bëjnë të mundur qetësimin ndaj çdo irritimi që mund të shkaktohet nga faktorë të jashtëm, si: radikalet e lira, pluhuri etj. Gjithashtu ky serum ka në formulimin e tij 2 agjentë mjaft të fuqishëm hidratues, si: acidi hialuronik dhe panthenoli, të cilët ofrojnë 100% hidratim të thellë. Ndërsa formulimi me niacinamide ndihmon në mbajtjen në kontroll të sebumit të tepërt dhe tkurrjen e poreve. Përshtatet për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht atë akneike dhe sensitive!
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*60ml
Përdorimi
Përdoret 1 herë në ditë (në mëngjes ose në mbrëmje) pas aplikimit të tonerit apo esencës. Aplikoni 1-2 pika në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Këshillë: Duke qenë se ndjeshmëria ndaj acidit azelaik ndryshon nga një person në tjetrin, sugjerojmë që në fillim ta testoni produktin në një zonë të vogël para se ta përdorni. Për ta testuar, aplikoni një sasi të vogël, pas veshit ose nën mjekër dhe prisni 2-3 minuta. Nëse nuk shfaqet asnjë shqetësim, mund të vazhdoni përdorimin e tij pa asnjë shqetësim.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
10% acid azelaik, niacinamide, panthenol, acid hialuronik.
Lista e plotë e përbërësve
Aloe Barbadensis Leaf Extract, Propylene Glycol, Azelaic Acid (10%), Polysorbate 20, 1,2-Hexanediol, Propanediol, Panthenol, Niacinamide, Sodium Hyaluronate, Camellia Sinensis Leaf Extract, Momordica Charantia Fruit Extract, Sambucus Nigra Flower Extract, Leontopodium Alpinum Extract.
Marka
Marka Cos De BAHA është një markë koreano-jugore, e themeluar në vitin 2018. Edhe pse e re në treg, kjo markë ka një koleksion të gjerë produktesh, si: serume, toner dhe kremra të ndryshëm për kujdesin e lëkurës, të cilët adresojnë problematika të ndryshme. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA prodhohen në laboratorë të certifikuar nga Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave Korenë e Jugut. Produktet Best Seller dhe më të shitur të markës janë: serumi me acid azelaic, serumi me niacinamide dhe kremi me peptide. Produktet e kësaj marke janë të gjitha vegane, të testuara dermatologjikisht dhe nuk përmbajnë përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA janë të prodhuara në Korenë e Jugut.
Cos De BAHA AZ Azelaic Acid 15 Serum
Cos De BAHA AZ Azelaic Acid 15 Serum
Aknet mund të shfaqen në çdo moshë dhe shpesh janë të vështira për t'u mbajtur nën kontroll. Nëse përballeni me akne inflamatore, akne cistike, skuqje, shenja post-akne apo lëkurë të ndjeshme, Cos De BAHA AZ Azelaic Acid 15 Serum është një zgjedhje ideale për t'u përfshirë në rutinën tuaj të kujdesit për lëkurën. Formula përmban 15% acid azelaik, një përbërës shumë efektiv që ndihmon në luftimin e baktereve që shkaktojnë aknet, reduktimin e inflamacionit dhe zbehjen e njollave të errëta të mbetura pas tyre. Acidi azelaik është gjithashtu i njohur për aftësinë e tij për të përmirësuar tonin e lëkurës, për të trajtuar hiperpigmentimin dhe për të ndihmuar në qetësimin e lëkurës me tendencë ndaj rosaceas. Formula është e pasur me 1% MSM (Methylsulfonylmethane), një përbërës i njohur për vetitë e tij qetësuese dhe anti-inflamatore, i cili ndihmon në reduktimin e skuqjes dhe qetësimin e lëkurës. Ekstrakti i Aloe Vera-s dhe ai i Rozmarinës ofrojnë mbrojtje antioksiduese dhe ndihmojnë në qetësimin e irritimeve të shkaktuara nga faktorët e jashtëm. Ndërkohë, acidi hialuronik dhe panthenoli sigurojnë hidratim të thellë dhe ndihmojnë në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës. Formula plotësohet me niacinamide, e cila ndihmon në balancimin e sebumit, përmirësimin e pamjes së poreve dhe ndriçimin e përgjithshëm të lëkurës. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për lëkurën akneike, të yndyrshme, me njolla post-akne, rosacea ose ndjeshmëri ndaj skuqjes dhe inflamacionit.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Përdorimi
Përdoret 1 herë në ditë (në mëngjes ose në mbrëmje) pas aplikimit të tonerit apo esencës. Aplikoni 1-2 pika në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Këshillë: Duke qenë se ndjeshmëria ndaj acidit azelaik ndryshon nga një person në tjetrin, sugjerojmë që në fillim ta testoni produktin në një zonë të vogël para se ta përdorni. Për ta testuar, aplikoni një sasi të vogël, pas veshit ose nën mjekër dhe prisni 2-3 minuta. Nëse nuk shfaqet asnjë shqetësim, mund të vazhdoni përdorimin e tij pa asnjë shqetësim.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
15% acid azelaik, 1% MSM, niacinamide, panthenol, acid hialuronik.
Lista e plotë e përbërësve
Water/Aqua, Propylene Glycol, Azelaic Acid, Sodium Hydroxide, 1,2-Hexanediol, Polysorbate 20, Dimethyl Sulfone, Propanediol, Betaine, Panthenol, Dipotassium Glycyrrhizate, Allantoin, Ceramide NP, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Centella Asiatica Extract, Madecassoside, Hydroxyethylcellulose, Sodium Polyacrylate, Polyglyceryl-10 Laurate, Camellia Sinensis Leaf Extract, Sambucus Nigra Flower Extract, Momordica Charantia Fruit Extract, Leontopodium Alpinum Extract
Marka
Marka Cos De BAHA është një markë koreano-jugore, e themeluar në vitin 2018. Edhe pse e re në treg, kjo markë ka një koleksion të gjerë produktesh, si: serume, toner dhe kremra të ndryshëm për kujdesin e lëkurës, të cilët adresojnë problematika të ndryshme. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA prodhohen në laboratorë të certifikuar nga Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave Korenë e Jugut. Produktet Best Seller dhe më të shitur të markës janë: serumi me acid azelaic, serumi me niacinamide dhe kremi me peptide. Produktet e kësaj marke janë të gjitha vegane, të testuara dermatologjikisht dhe nuk përmbajnë përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA janë të prodhuara në Korenë e Jugut.
Cos DE BAHA AB AHA/BHA Serum
Cos DE BAHA AB AHA/BHA Serum
Cos De BAHA AB AHA/BHA Peeling Serum është një serum eksfoliues intensiv i krijuar për të larguar qelizat e vdekura, për të pastruar poret në thellësi dhe për të përmirësuar teksturën dhe shkëlqimin e lëkurës. Falë përqendrimit të lartë të acideve eksfoliuese, ky serum ndihmon në reduktimin e pikave të zeza, akneve, poreve të bllokuara dhe tonit jo uniform të lëkurës. Formula përmban 30% AHA (Alpha Hydroxy Acids), të cilat veprojnë në sipërfaqen e lëkurës duke larguar qelizat e vdekura, përmirësuar teksturën dhe nxitur rinovimin qelizor. Gjithashtu përmban 2% BHA (Beta Hydroxy Acid - Acid Salicilik), i cili depërton në pore për të larguar sebumin e tepërt dhe papastërtitë që mund të shkaktojnë akne dhe pika të zeza. Për të balancuar veprimin e fortë eksfoliues, formula është pasuruar me Panthenol dhe Acid Hialuronik, të cilët ndihmojnë në hidratimin dhe qetësimin e lëkurës. Ky peeling serum është i përshtatshëm për lëkurën mikse, të yndyrshme dhe të prirur ndaj poreve të bllokuara, pikave të zeza dhe teksturës jo uniforme. Për shkak të përqendrimit të lartë të acideve, rekomandohet të përdoret 1-2 herë në javë, në mbrëmje, dhe të shoqërohet gjithmonë me krem me faktor mbrojtës ndaj diellit (SPF) gjatë ditës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Përdorimi
Aplikoni një shtresë të hollë në lëkurë të pastër dhe të thatë, duke shmangur zonën rreth syve dhe buzëve. Lëreni të veprojë për maksimumi 10 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Përdoreni 1-2 herë në javë, në varësi të tolerancës së lëkurës. Gjatë ditës rekomandohet gjithmonë përdorimi i një kremi me faktor mbrojtës ndaj diellit (SPF).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Lista e plotë e përbërësve
Marka
Marka Cos De BAHA është një markë koreano-jugore, e themeluar në vitin 2018. Edhe pse e re në treg, kjo markë ka një koleksion të gjerë produktesh, si: serume, toner dhe kremra të ndryshëm për kujdesin e lëkurës, të cilët adresojnë problematika të ndryshme. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA prodhohen në laboratorë të certifikuar nga Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave Korenë e Jugut. Produktet Best Seller dhe më të shitur të markës janë: serumi me acid azelaic, serumi me niacinamide dhe kremi me peptide. Produktet e kësaj marke janë të gjitha vegane, të testuara dermatologjikisht dhe nuk përmbajnë përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA janë të prodhuara në Korenë e Jugut.
COLLAGENIQUE By NEOGEN DERMALOGY Pure Collagen Core Essential Ampoule
COLLAGENIQUE By NEOGEN DERMALOGY Pure Collagen Core Essential Ampoule
COLLAGENIQUE By NEOGEN DERMALOGY Pure Collagen Core Essential Ampoule është një ampulë “all-in-one” e fokusuar në hidratimin e thellë dhe në përmirësimin e elasticitetit. Formula kombinon Hydrolyzed Collagen, Niacinamide, Adenosine dhe Soluble Proteoglycan, së bashku me ekstrakte bimore si Centella Asiatica dhe Green Tea, duke ofruar një kombinim të kujdesit hidratues, antioksidues dhe anti-age. Falë teksturës së saj hidratuese, mund të përdoret edhe si një hap i ngjashëm me esencën/tonerin. Është veçanërisht e përshtatshme për lëkurë të thatë, të dehidratuar, të lodhur ose me humbje elasticiteti dhe shenja të para të moshës, duke ndihmuar që lëkura të duket më e butë, më e hidratuar, më elastike dhe me një glow të shëndetshëm.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe është i patestuar në kafshë.
*260ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Hydrolyzed Collagen, Niacinamide, Adenosine, Soluble Proteoglycan, ekstrakt Centella Asiatica, ekstrakt Green Tea,
Lista e plotë e përbërësve
Purified water, butylene glycol, glycerin, 1,2-hexanediol, niacinamide, dipropylene glycol, propanediol, hydroxyethyl cellulose, glycereth-25 pcai isostearate, carbomer, tromethamine, ethylhexylglycerin, hydrolyzed collagen (500.6 ppm), adenosine, cyanocobalamin (6.0005 ppm), soluble proteoglycan (5 ppm), collagen (0.5 ppm), collagen amino acid (0.5 ppm), soluble collagen (0.5 ppm), sodium soy hydrolyzed collagen (0.5 ppm), collagen extract (0.5 ppm), disodium phosphate, potassium phosphate, lily of the valley extract, succinoyl atelocollagen (0.165 ppm), Rock Samphire Callus Culture Filtrate, Sunflower Seed Oil, Maltodextrin, Avocado Fruit Extract, Coptis Chinensis Extract, Green Tea Extract, Cochineal Cactus Fruit Extract, Centella Asiatica Extract, Rosa Damascus Extract, Lime Extract, White Lupine Seed Extract, Folium Perennial Root Extract, Rosa Damascus Flower Extract, Rosehip Flower Extract, Purslane Extract, Fig Extract, Pine Tree Extract, Stone Extract, Rice Bran Extract, Pearl Extract, Port Marigold Extract, Raspberry Extract, Tocopherol, Phenoxyethanol, Disodium Adita, Fragrance
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e Neogen-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, Neogen ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
ARENCIA Eraser Shot Glycolic Acid Booster
ARENCIA Eraser Shot Glycolic Acid Booster
ARENCIA Eraser Shot Glycolic Acid Booster është një booster eksfoliues me kombinim AHA, BHA dhe PHA, i krijuar për të larguar gradualisht qelizat e vdekura, për të përmirësuar teksturën e lëkurës dhe për të minimizuar pamjen e poreve dhe tonit jo të njëtrajtshëm. Glycolic Acid (AHA) vepron kryesisht në sipërfaqen e lëkurës për të ndihmuar në largimin e qelizave të grumbulluara, ndërsa Salicylic Acid (BHA) ndihmon në pastrimin e poreve dhe kontrollin e sebumit. Lactobionic Acid (PHA) ofron një eksfolim më të butë, duke plotësuar veprimin e acideve të tjera. Niacinamide, Panthenol, Centella Asiatica dhe Ceramide NP ndihmojnë në hidratimin, qetësimin dhe mbështetjen e barrierës së lëkurës. Kombinimi i këtyre acideve e bën produktin veçanërisht të dobishëm për lëkurën me teksturë të ashpër, pore të bllokuara, pika të zeza dhe pamje jo të njëtrajtshme. Duke qenë se përmban acide eksfoliuese, përdorimi i tij mund të rrisë ndjeshmërinë ndaj diellit, ndaj aplikimi i kremit mbrojtës me SPF gjatë ditës është i domosdoshëm. Me përdorim të rregullt dhe të kontrolluar, lëkura mund të duket më e lëmuar, më e pastër dhe më e njëtrajtshme. I përshtatshëm për çdo tipologji.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Prisni 10-25 min. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, dhe në ditën pasardhëse të aplikohet krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Acid glikolik, Acid salicilik, Acid laktobionik, Niacinamide, Centella Asiatica, Ceramide NP
Lista e plotë e përbërësve
Water, Propanediol, Cetyl Ethylhexanoate, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, C14-22 Alcohols, Arginine, Glycolic Acid, Polyacrylate Crosspolymer-6, Vinyl Dimethicone, Butylene Glycol, C12-20 Alkyl Glucoside, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyisobutene, Coptis Japonica Root Extract, Ethylhexylglycerin, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Extract, Adenosine, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Caprylyl/Capryl Glucoside, Sorbitan Oleate, Dextrin, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Centella Asiatica Extract, Allantoin, Madecassoside, Panthenol, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Houttuynia Cordata Extract, Lactobionic Acid, Salicylic Acid, Camellia Sinensis Leaf Extract, Ceramide NP, Hydrogenated Lecithin, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Leaf Extract, Cassia Tora Seed Extract, Equisetum Arvense Extract, Quillaja Saponaria Bark Extract, Saponaria Officinalis Root Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Plantago Major Leaf Extract, Potentilla Anserina Extract
Marka
Marka e bukurisë koreano-jugore ARENCIA inkurajon një mënyrë jetese të thjeshtë dhe miqësore me mjedisin për përdëruesit pasi produktet e saj të kujdesit të lëkurës me cilësi të lartë vijnë në paketim elegant të produktit që mund të ripërdoret pas përdorimit. Marka është e njohur për pastruesin e saj Green Artisan që përmban përbërës natyralë si orizi dhe pluhuri i farave të bajames së ëmbël për të pastruar sebumin e tepërt, papastërtitë dhe papastërtitë në lëkurë. Ekziston edhe serumi i pasur me vitamina Fresh Holy Hyssop 30 që hidraton dhe ndriçon lëkurën.
MISSHA PDRN NAD+ Renew Peel Shot 25
MISSHA PDRN NAD+ Renew Peel Shot 25
MISSHA PDRN NAD+ Renew Peel Shot 25 është një peeling intensiv për fytyrën, i krijuar për të larguar qelizat e vdekura, yndyrën e tepërt dhe papastërtitë që grumbullohen në lëkurë. Formula përmban një kompleks prej 5 përbërësish eksfoliues në përqendrim total 25%, që kombinon PHA, AHA, BHA dhe LHA për një eksfolim të shumëanshëm. Gluconolactone (PHA) ndihmon në largimin e qelizave të vdekura duke ruajtur hidratimin e lëkurës, ndërsa Acidi Laktik (AHA) ndihmon në përmirësimin e pamjes së teksturës. Acidi Salicilik (BHA) dhe Capryloyl Salicylic Acid (LHA) depërtojnë në pore për të ndihmuar në largimin e yndyrës dhe papastërtive të grumbulluara.
Formula përmban gjithashtu Acid Kojik dhe Acid Succinic, të cilët ndihmojnë në njëtrajtësimin e njollave dhe tonit të pabarabartë. Një tjetër veçori e formulës është kompleksi PDRN + NAD+, i kombinuar me NMN dhe ATP, i cili është krijuar për t’i dhënë lëkurës një pamje më të freskët, të lëmuar dhe vitale. PDRN në formulë përftohet nga ekstrakti i Camellia Japonica, ndërsa përbërësit e tjerë të kompleksit ndihmojnë në kujdesin dhe mirëmbajtjen e pamjes së shëndetshme të lëkurës.Për të ndihmuar në ruajtjen e hidratimit dhe rehatisë së lëkurës pas eksfolimit, formula përmban gjithashtu përbërës fermentues nga soja, qumështi i sojës dhe thekra, si dhe Panthenol, Allantoin dhe Dipotassium Glycyrrhizate. Është veçanërisht i përshtatshëm për lëkurën me teksturë të ashpër, pore të bllokuara ose të dukshme, qeliza të vdekura dhe ton të pabarabartë. Me përdorim të rregullt, ndihmon që lëkura të duket më e pastër, më e lëmuar dhe më uniforme.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*15ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi tëkonsiderueshme dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Prisni vetëm 10 minuta dhe më pas shpërlajeni. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, dhe në ditën pasardhëse të aplikohet krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+. Sugjerohet 1-2 herë në javë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Gluconolactone (PHA), Acidi Laktik (AHA), Acidi Salicilik (BHA), Capryloyl Salicylic Acid (LHA), Acidi Kojik, Acidi Succinic, PDRN, NAD+, NMN, ATP, ekstrakt Camellia Japonica, përbërës fermentues nga soja, qumështi i sojës dhe thekra, Panthenol, Allantoin, Dipotassium Glycyrrhizate
Lista e plotë e përbërësve
Water, Gluconolactone, Lactic Acid, Methylpropanediol, Glycerin, Sodium Hydroxide, Succinic Acid, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Polyacrylate Crosspolymer-6, Pentylene Glycol, Kojic Acid, Polyglyceryl-10 Laurate, Caramel, Xanthan Gum, Salicylic Acid, Dipotassium Glycyrrhizate, Allantoin, Cyanocobalamin, Propanediol, Polyglyceryl-10 Oleate, Nicotinamide Mononucleotide, Adenosine Triphosphate, Nicotinamide Adenine Dinucleotide, Sodium DNA, Camellia Japonica Flower Extract, Lactobacillus/Rye Flour Ferment, Lactobacillus/Soymilk Ferment Filtrate, Bacillus/Soybean Ferment Extract, Pantothenic Acid, Folic Acid, Pyridoxine, Thiamine HCl, Riboflavin, Hydrolyzed Sponge, Ethylhexylglycerin, Tocopherol, Butylene Glycol, Dextrin, Gardenia Florida Fruit Extract, Capryloyl Salicylic Acid
Marka
Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001, duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.
CENTELLIAN24+ Madeca Azelaic Acid 10+ Calming Serum
CENTELLIAN24+ Madeca Azelaic Acid 10+ Calming Serum
Aknet, skuqja, yndyra e tepërt dhe shenjat që mbeten pas tyre janë ndër problematikat më të zakonshme të lëkurës. Për një kujdes më të targetuar ndaj këtyre shqetësimeve, CENTELLIAN24+ Madeca Azelaic Acid 10+ Calming Serum kombinon 10% Acid Azelaik me një kompleks përbërësish qetësues, duke synuar njëkohësisht shenjat post-akne, skuqjen dhe teksturën e pabarabartë të lëkurës. Acidi Azelaik ndihmon në përmirësimin e pamjes së njollave post-akne, ndërsa Acidi Succinic plotëson veprimin e tij në sistemin Aze-Pair Clarifying System, duke ndihmuar në kontrollin e shpërthimeve të reja. Formula përmban gjithashtu një përzierje me 4 acide – Acid Salicilik (BHA), Gluconolactone (PHA), Acid Laktik dhe Acid Phytic – që ndihmojnë në eksfolimin e butë të lëkurës, përmirësimin e teksturës dhe pastrimin e poreve. Por kujdesi nuk ndalet te aknet. Niacinamide dhe Zinc PCA ndihmojnë në kontrollin e sebumit të tepërt dhe reduktimin e pamjes së poreve, ndërsa 4-Terpineol dhe kompleksi 5-CICA, i cili përfshin përbërës të Centella Asiatica, ndihmojnë në qetësimin e skuqjes dhe ndjeshmërisë së lëkurës. Tekstura e tij është e lehtë, freskuese dhe qetësuese, duke u përthithur lehtësisht pa e rënduar lëkurën. Është veçanërisht i përshtatshëm për lëkurë akneike, me yndyrë të tepërt, shenja post-akne dhe ndjeshmëri, ndërsa formula është krijuar për përdorim të sigurt edhe në lëkurë sensitive.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Përdorimi
Përdoret 1 herë në ditë (në mëngjes ose në mbrëmje) pas aplikimit të tonerit apo esencës. Aplikoni 1-2 pika në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Këshillë: Duke qenë se ndjeshmëria ndaj acidit azelaik ndryshon nga një person në tjetrin, sugjerojmë që në fillim ta testoni produktin në një zonë të vogël para se ta përdorni. Për ta testuar, aplikoni një sasi të vogël, pas veshit ose nën mjekër dhe prisni 2-3 minuta. Nëse nuk shfaqet asnjë shqetësim, mund të vazhdoni përdorimin e tij pa asnjë shqetësim.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Lista e plotë e përbërësve
Water, Propylene Glycol, Azelaic Acid, Sodium Hydroxide, Niacinamide, Pentylene Glycol, Succinic Acid, Gluconolactone, Erythritol, Xylitol, Panthenol, Butylene Glycol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin, Allantoin, Hydroxyethylcellulose, Adenosine, Dextrin, Biosaccharide Gum-1, Coptis Japonica Root Extract, Gardenia Florida Fruit Extract, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Beta-Glucan, Cynanchum Atratum Extract, Althaea Rosea Flower Extract, Tocopherol, 4-Terpineol, Pantothenic Acid, Zinc Pca, Salicylic Acid, Aloe Barbadensis Leaf Water, Lactic Acid, Phytic Acid, Propanediol, Anthemis Nobilis Flower Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Extract, Origanum Vulgare Flower/Leaf/Stem Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Extract, Thymus Vulgaris (Thyme) Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Mentha Rotundifolia Leaf Extract, Thymus Vulgaris (Thyme) Leaf Extract
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
Shfaq 66/66

