-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPIT -
- Log in
Me rastin e 28-29 Nëntorit, posta që bashkëpunojmë është pushim ditën 29 Nëntor, shpërndarja e porosive do të rinisë 1 Dhjetor, ditën e Hënë.
Gëzuar & faleminderit për
mirëkuptimin!
Popup Minimal
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
NEEDLY Cicachid Chilling Pad
NEEDLY Cicachid Chilling Pad
NEEDLY Cicachid Chilling Pad, janë të formuluara për të ofruar një hidratim të thellë, qetësim të menjëhershëm dhe forcim të barrierës mbrojtëse të lëkurës. Falë përbërjes së pasur me 85% Chamaecyparis Obtusa Water, këto pads ndihmojnë në freskimin dhe qetësimin e lëkurës së irrituar, duke reduktuar ndjeshmërinë dhe skuqjen falë vetive të tij antibakteriale dhe anti-inflamatore. Ndërsa, përmbajtja me 2% të kompleksit Cicachid përforcon efektin qetësues dhe rikthen ekuilibrin e lëkurës, duke e lënë atë të butë, të hidratuar dhe të mbrojtur nga faktorët e jashtëm. Për më tepër, falë 5 shtresave të acidit hialuronik, këto pads sigurojnë një hidratim të shumëfishtë, duke depërtuar në shtresat e ndryshme të lëkurës për të parandaluar humbjen e lagështisë dhe për të rikthyer elasticitetin dhe shkëlqimin natyral. Tekstura e butë dhe e lëmuar lejon një aplikim të këndshëm, duke vepruar si një shtresë freskuese që mund të përdoret si në mëngjes për të përgatitur lëkurën për rutinën e mëtejshme, ashtu edhe në mbrëmje për një rifreskim të menjëhershëm. Të përshtatshme për çdo tip lëkure.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, frangrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*70 tamponë pambuku
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një tampon pambuku dhe masazhoni fytyrën dhe qafën. Në këtë mënyrë keni bërë të mundur largimin e çdo mbetje papastërtie. Nuk është e nevojshme të shpëlani fytyrën. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sigurohuni të mbyllni mirë kapakun e produktit, që tamponët të mbeten të lagësht dhe të pastër.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
85% Chamaecyparis Obtusa Water, acid hialuronik, 2% kompleks Cicachid
Lista e plotë e përbërësve
Water/Aqua/Eau, Glycerin, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Chamaecyparis Obtusa Water, Centella Asiatica Extract, Hydroxyacetophenone, Allantoin, Ethylhexylglycerin, Propanediol, Caprylyl Glycol, Dipotassium Glycyrrhizate, Polyglyceryl-10 Laurate, Sodium Citrate, Xanthan Gum, Sodium Hyaluronate, Citric Acid, Disodium EDTA, Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Salvia Officinalis (Sage) Oil, Artemisia Vulgaris Oil, Ocimum Basilicum (Basil) Oil, Artemisia Capillaris Extract, Tocopherol, Madecassoside, Betula Platyphylla Japonica Juice, Xylitylglucoside, Anhydroxylitol, Xylitol, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Benzyl Glycol, Glyceryl Caprylate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid
Marka
Needly është një markë koreane e kujdesit për lëkurën e njohur për qasjen e saj minimaliste, duke u përqendruar te përbërësit thelbësorë dhe rutinat e thjeshta. Kjo markë synon të ofrojë zgjidhje efektive për probleme të ndryshme të lëkurës përmes produkteve me cilësi të lartë, pa shtesa të panevojshme. Produktet e Needly përmbajnë përbërës minimalë, por shumë efektivë, për të minimizuar rrezikun e irritimeve dhe për të maksimizuar përfitimet për lëkurën. Shpeshherë, produktet e Needly testohen dhe aprovohen nga dermatologë, duke siguruar që janë të sigurta dhe të përshtatshme për lëkurë të ndjeshme. Një fokus i veçantë i Needly është ofrimi i hidratimit të thellë dhe forcimi i barrierës natyrale të lëkurës për ta mbrojtur atë nga dëmtimet e jashtme.
MEDICUBE Zero Pore Blackhead Mud Facial Mask
MEDICUBE Zero Pore Blackhead Mud Facial Mask
Ju prezantojmë maskën më të veçantë të fytyrës, e njohur si “Smurfette” për shkak të ngjyrës së saj blu të fortë. E formuluar me një kompleks të fuqishëm AHA, BHA dhe PHA, kjo maskë depërton thellë për të pastruar papastërtitë, për të balancuar sebumin dhe për të hequr pikat e zeza, pa dëmtuar barierën natyrale të lëkurës. Kaolin dhe Bentonite thithin yndyrën e tepërt dhe toksinat, ndërsa ekstraktet qetësuese si çaji jeshil dhe Centella Asiatica reduktojnë skuqjet dhe rigjenerojnë lëkurën pas pastrimit. Copper Tripeptide‑1, nga ana tjetër ndihmon në rigjenerimin qelizor dhe përmirëson elasticitetin, duke e bërë lëkurën më të fortë dhe të shëndetshme. Përbërësit qetësues si Allantoin dhe Guaiazulene ndihmojnë në qetësimin e lëkurës si edhe në reduktimin e skuqjes, ndërsa Sodium Hyaluronate siguron hidratim të thellë, duke mbajtur lëkurën të butë dhe të freskët. Tekstura e trashë e maskës përhapet lehtë mbi fytyrë dhe thahet brenda 3–5 minutash, duke formuar një shtresë që “thith” poret dhe pastron në thellësi. Pas shpëlarjes, lëkura ndihet e rigjeneruar, e pastër dhe e tonifikuar, sikur të kishit bërë një trajtim estetik luksoz në shtëpi. Me përdorim të rregullt, kjo maskë ndihmon në reduktimin e pikat e zeza, kontrollin e yndyrës dhe përmirësimin e teksturës, duke i dhënë fytyrës një pamje të pastër, të shëndetshme dhe të rifreskuar.
*100ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, aplikoni maskën në lëkurë të thatë, sidomos në zonat me pore më të zmadhuara. Mbajeni maskën për 3-5 min. Më pas, masazhoni lehtësisht lëkurën me lëvizje rrethore me ujë të vakët dhe të bollshëm duke hequr çdo mbetje të saj. Evitoni zonën rreth syve dhe buzëve. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
AHA, BHA, PHA, Kaolin, Bentonite, Centella Asiatica, Copper Tripeptide‑1, Allantoin, Guaiazulene
Lista e plotë e përbërësve
Water, Kaolin, Bentonite, Methylpropanediol, 1,2-Hexanediol, Xanthan Gum, Tetrasodium Pyrophosphate, Ferric Ammonium Ferrocyanide (CI 77510), Magnesium Aluminum Silicate, Sodium Hyaluronate, Caprylyl Glycol, Cellulose, Chlorella Vulgaris Extract, Glucose, Butylene Glycol, Allantoin, Caffeine, Fructooligosaccharides, Fructose, Limonene, Ethylhexylglycerin, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Sodium Phytate, Citrus Limon (Lemon) Peel Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Cynanchum Atratum Extract, Althaea Rosea Flower Extract, Tocopherol, Canadian Colloidal Clay, Gluconolactone, Guaiazulene, Salicylic Acid, Glycolic Acid, Pentylene Glycol, Montmorillonite, Illite, Methyl Diisopropyl Propionamide, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Carthamus Tinctorius (Safflower) Flower Extract, Coffea Arabica (Coffee) Seed Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Castanea Crenata (Chestnut) Shell Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Copper Tripeptide-1
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
Shfaq 56/56
Related blog posts
PRODUKTET NEOGEN QË DUHET PATJETËR TË KENI NË RUTINËN TUAJ
SI TË KUJDESEMI PËR FLOKËT GJATË VERËS?
CILAT PRODUKTE NEVOJITEN GJATË PUSHIMEVE VERORE?
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE

