MEDICUBE Collagen Glow Booster
MEDICUBE Collagen Glow Booster
Serumi MEDICUBE Collagen Glow Booster është një formulë e avancuar që ofron rezultate të shpejta dhe të dukshme, duke i dhënë lëkurës shkëlqim, vitalitet dhe një ndjesi të thellë rigjenerimi. Ky serum, i pasur me përbërës të fuqishëm, është krijuar për të depërtuar në mënyrë efikase në shtresat më të thella të lëkurës, falë kolagjenit me peshë molekulare 260 Dalton, i cili siguron përthithje të menjëhershme dhe efekt maksimal. Çdo pikë e këtij serumi përfaqëson një fuqi të trefishtë veprimi falë kombinimit me përbërës të fuqishëm anti-age si PDRN, peptide dhe glukozë. PDRN (polideoksiribonukleotidi) stimulon procesin e rigjenerimit të lëkurës, ndërsa peptidet hibride dhe glukoza punojnë në harmoni për të ofruar hidratim të thellë dhe ushqim intensiv për lëkurën. Formula është gjithashtu e pasur me përbërës si kolagjeni, elastina dhe proteoglikani, një tjetër trio që forcon barrierën natyrale të lëkurës, përmirëson elasticitetin dhe ndihmon në lëmimin e shenjave të moshës. Kolagjeni dhe elastina ndihmojnë në rikthimin e shkëlqimit rinorë, ndërsa proteoglikani punon për të mbajtur lëkurën të hidratuar dhe të mbrojtur gjatë gjithë ditës. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës dhe siguron një trajtim të plotë kundër shenjave të moshës, duke lënë lëkurën të hidratuar, të ushqyer dhe me një shkëlqim të shëndetshëm.
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*15ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, hapni serumin duke e kthyer majtas dhe shtypni pompën për të aplikuar një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kolagjen, PDRN, peptide, glukozë, elastinë, proteoglikanë,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Milk Protein Extract, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin, Glycerin, Dicaprylyl Ether, Tocopherol, Isononyl Isononanoate, Dipropylene Glycol, C9-12 Alkane, Polyglyceryl-4 Oleate, Polyglyceryl-3 Polyricinoleate, PEG-30 Dipolyhydroxystearate, Hydrolyzed Collagen, Magnesium Sulfate, Niacinamide, Soluble Proteoglycan, Chlorella Vulgaris Extract, Glucose, Fructooligosaccharides, Fructose, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Beta-Glucan, Hydrolyzed Elastin, Fragrance(Parfum), Caprylyl Glycol, Adenosine, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium DNA, Hexapeptide-2, Biotin
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
SOME BY MI PDRN Spirulina Poreless Primer Stick
SOME BY MI PDRN Spirulina Poreless Primer Stick
SOME BY MI PDRN Spirulina Poreless Primer Stick është një primer inovativ në formë stick-u që minimizon menjëherë pamjen e poreve, ofron një teksturë të lëmuar dhe përfundim velvet-mat, duke i dhënë lëkurës një pamje të freskët dhe të rafinuar. Formula e avancuar me PDRN dhe spirulinë ndihmon në rigjenerimin dhe balancimin e lëkurës, ndërsa Palmitoyl Hexapeptide-12 përmirëson elasticitetin dhe teksturën, duke dhuruar një lëkurë më të shëndetshme dhe të hidratuar. Konsistenca e tij është e butë si pambuk, dhe falë pudrës poroz me madhësi shumë të vogël, gati mikroskopike, bën të mundur përthithjen e sebumit të tepërt të krijuar gjatë ditës, duke krijuar një shtresë mat mbi lëkurë. Falë formatit praktik, mund të merret me vete dhe të aplikohet lehtësisht në çdo moment të ditës, madje edhe mbi makeup.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificale.
*10gr
Përdorimi
Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, dhe përpara fondatinës, përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
PDRN, spirulinë, Palmitoyl Hexapeptide-12
Lista e plotë e përbërësve
Silica, Dimethicone, Neopentyl Glycol Diethylhexanoate, Microcrystalline Wax, Hydrogenated Polydecene, Caprylic/Capric Triglyceride, Synthetic Fluorphiogopite, Polyglyceryl-2 Triisostearate, C30-45 Alkyl Methicone, C30-45 Olefin, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Triethoxy caprylylsilane, Methicone, Sorbitan Olivate, Silica Dimethyl Silyiate, Ste aralkonium Hectorite, Dehydroacetic Acid, Propylene Carbonate, Spirulina Platensis Extract, Water/Aqua, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Sodium ONA, Palmitoyl Hexapeptide-12, Ecklonia Cava Extract, Bombax Malaba ricum Flower Extract, Undaria Pinnatifida Extract, Caprylyl Glycol, Lami naria Digitata Extract, Laminaria Japonica Extract, Fragrance/Parfum
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
HEIMISH RX AHA BHA Peeling Serum
HEIMISH RX AHA BHA Peeling Serum
HEIMISH RX AHA BHA Peeling Serum është një trajtim intensiv dhe jashtëzakonisht i fuqishëm, i formuluar posaçërisht për ata që kërkojnë rezultate të shpejta dhe efektive në përmirësimin e lëkurës me njolla post akne, melasmë dhe komedone. Me një përqendrim të lartë prej 30% AHA dhe 0.5% BHA, ky serum ofron një eksfolim të dyfishtë: AHA-të (acidi glikolik 21% dhe acidi laktik 9%) veprojnë në sipërfaqen e lëkurës për të hequr qelizat e vdekura, për të zbehur njollat kafe dhe për të përmirësuar tonin, ndërsa BHA-ja (acidi salicilik 0.5%) depërton thellë në pore për të pastruar papastërtitë dhe për të trajtuar e parandaluar aknet që nga rrënjët. Formula është pasuruar gjithashtu me përbërës që hidratojnë dhe qetësojnë lëkurën, si hialuronati i natriumit për hidratim të thellë, niacinamide për njëtrajtësimin e tonalitetit të lëkurës, si dhe panthenol, allantoin dhe betaine për të forcuar barrierën natyrale dhe për të reduktuar ndjeshmërinë. Tekstura e lehtë, ngjyra e veçantë në të kuqe dhe aroma freskuese e vajrave esencialë të rozmarinës, mentes dhe livandës e kthejnë përdorimin në një përvojë relaksuese dhe të këndshme. I përshtatshëm për përdorim një ose dy herë në muaj, ky serum duhet të aplikohet në mbrëmje mbi lëkurë të pastër.
Kujdes: Është e rëndësishme të theksohet se përdorimi i këtij serumi mund të rrisë ndjeshmërinë e lëkurës ndaj diellit, prandaj rekomandohet aplikimi i një kremi mbrojtës me SPF të lartë, për të shmangur dëmtimet nga rrezet UV dhe për të mbajtur lëkurën të sigurt dhe të shëndetshme.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*35ml
Përdorimi
HEIMISH RX AHA BHA Peeling Serum, sugjerohet të përdoret vetëm 1-2 herë në muaj.
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Prisni vetëm 10 minuta dhe më pas shpërlajeni. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, dhe në ditën pasardhëse të aplikohet krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
30% AHA, 5% BHA, hialuronatinë natrium niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycolic Acid, Lactic Acid, Sodium Hydroxide, Propanediol, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Salicylic Acid, Dextrin, Monascus Extract, Hydroxyacetophenone, Gardenia Florida Fruit Extract, Niacinamide, Allantoin, Tromethamine, Betaine, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, C12-14 Alketh-12, Hydroxyethylcellulose, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Mentha Arvensis Extract, Disodium EDTA, Cymbopogon Nardus (Citronella) Oil, Ocimum Basilicum (Basil) Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Litsea Cubeba Fruit Oil, Ectoin, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Potassium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Acetylated Hyaluronate
Marka
BIODANCE Collagen Gel Toner Pad
BIODANCE Collagen Gel Toner Pad
Pas suksesit të jashtëzakonshëm të maskës Bio Collagen Real Deep Mask, BIODANCE sjell një formulë të re revolucionare në një format edhe më të thjeshtë për përdorim të përditshëm: BIODANCE Collagen Gel Toner Pad. Këto pad-sa ofrojnë një tonifikim dhe hidratim, duke e bërë lëkurën të ndjehet më e freskët dhe rinore. Formuluar me 10% ujë kolagjeni dhe kolagjen me peshë molekulare ultra të ulët (1.5 miliardë herë më i vogël se një pore), ky toner në formë pad-i penetron thellë në shtresat e lëkurës, duke ndihmuar në mënyrë të dukshme rikthimin e elasticitetit dhe zvogëlimin e rrudhave dhe vijave të holla. Por BIODANCE nuk ndalet këtu! Formula është pasuruar edhe me acid oligo-hialuronik, i cili hidraton në thellësi dhe ofron një ndjesi freskie të menjëhershme, duke e lënë lëkurën të butë, të lëmuar dhe të ndriçuar. Tekstura e butë dhe miqësore me lëkurën e bën aplikimin të këndshëm, ndërsa materiali rayon me cilësi të lartë, i përftuar nga celuloza e rigjeneruar ndihmon në përthithjen maksimale të esencës në lëkurë. Ky produkt ndihmon gjithashtu në tkurrjen e poreve, trajtimin e hiperpigmentimit pas akneve, si dhe stimulon prodhimin natyral të kolagjenit. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë edhe atë më sensitive.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*60 copë pad-sa
*140gr
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një tampon pambuku dhe masazhoni fytyrën dhe qafën. Në këtë mënyrë keni bërë të mundur largimin e çdo mbetje papastërtie. Nuk është e nevojshme të shpëlani fytyrën. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sigurohuni të mbyllni mirë kapakun e produktit, që tamponët të mbeten të lagësht dhe të pastër.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
10% ujë kolagjeni, kolagjen, acid oligo-hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Collagen Water (100,880ppm), Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-10 Laurate, Glycerin, Ethylhexylglycerin, Arginine, Allantoin, Carbomer, Xanthan Gum, Disodium EDTA, Sodium Polyacrylate, Cyanocobalamin, Palmitoyl Tripeptide-5, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Collagen Extract (100ppb), Hydrolyzed Elastin, Galactomyces Ferment Filtrate, Hyaluronic Acid, sh-Polypeptide-22, sh-Oligopeptide-1, sh-Polypeptide-1, sh-Oligopeptide-2, sh-Polypeptide-3
Marka
DR.MELAXIN Exosome Repair Peeling Serum
DR.MELAXIN Exosome Repair Peeling Serum
DR.MELAXIN Exosome Repair Peeling Serum është një serum eksfoliues që ndihmon në largimin e qelizave të vdekura, pastrimin e poreve, reduktimin e sebumit të tepërt dhe përmirësimin e teksturës së lëkurës. Formula e tij synon të lërë lëkurën më të lëmuar, më të pastër dhe më të ndritshme, pa e rënduar atë. Sekreti i këtij serumi qëndron tek kombinimi i Cica-Exosome me AHA dhe BHA të cilat ndihmojnë në eksfolimin e sipërfaqes së lëkurës, pastrimin e poreve dhe reduktimin e grumbullimit të papastërtive që mund të shkaktojnë akne dhe bllokime. Formula është e pasur edhe me Niacinamide, e cila ndihmon në përmirësimin e tonit të lëkurës dhe zbehjen e shenjave post-akne, ndërsa Panthenol, Ceramide NP dhe format e ndryshme të Acidit Hialuronik ndihmojnë në hidratimin dhe mbrojtjen e barrierës së lëkurës gjatë procesit të eksfolimit. Centella Asiatica dhe derivatet e saj ofrojnë efekt qetësues dhe ndihmojnë në reduktimin e irritimeve. Ideale për lëkurat mikse, të yndyrshme, me pore të bllokuara, teksturë jo uniforme, pika të zeza dhe shenja post-akne që kanë nevojë për eksfolim dhe pastrim më të thellë të lëkurës.
Kujdes: Është e rëndësishme të theksohet se përdorimi i këtij serumi mund të rrisë ndjeshmërinë e lëkurës ndaj diellit, prandaj rekomandohet aplikimi i një kremi mbrojtës me SPF të lartë, për të shmangur dëmtimet nga rrezet UV dhe për të mbajtur lëkurën të sigurt dhe të shëndetshme.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*50ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Prisni vetëm 10 minuta dhe më pas shpërlajeni. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, dhe në ditën pasardhëse të aplikohet krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Cica-Exosome, AHA, BHA, Niacinamide, Panthenol, Ceramide NP, Acidit Hialuronik, Centella Asiatica
Lista e plotë e përbërësve
Marka

