Dr.FORHAIR Phyto Therapy Treatment

2,600.00 ALL 2,000.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 26 dhe Gusht 27.

Sasia
Përshkrimi

Kur flokët ndihen të thatë dhe pa jetë, dhe asnjë produkt nuk duket se i rikthen gjallërinë e humbur, Dr.FORHAIR Phyto Therapy Treatment vjen si një trajtim i thellë rigjenerues që i kthen flokët në formën e tyre më të shëndetshme. Me një formulë të përqendruar dhe tepër delikate, ky trajtim përmban 98% përbërës natyralë, të përzgjedhur me kujdes për të ofruar hidratim intensiv, ushqim të thellë dhe mbrojtje të shumëfishtë për flokun dhe skalpin. Ky trajtim përmban ujë bambuje, i cili depërton thellë në fibrën e flokut, duke rikthyer butësinë, elasticitetin dhe lagështinë e munguar. Formula është e pasur gjithashtu me një kompleks prej 13 vajrash bimore, përfshirë vajin e arganit, avokados, macadamias dhe moringës, të cilët ushqejnë flokët nga rrënja në majë, forcojnë fijet e brishta dhe krijojnë një shtresë mbrojtëse kundër dëmtimeve të jashtme. Për më tepër, ekstrakti i lules Camellia Japonica ndihmon në reduktimin e ndjesisë së irritimit dhe kruajtjes së skalpit, si dhe përmirëson shkëlqimin natyral të flokëve, ndërsa algini, një ekstrakt algash detare, rigjeneron dhe përmirëson strukturën e flokut që nga rrënja. Falë formulës së tij, ky trajtues është i sigurt për t’u përdorur nga fëmijët si edhe gratë shtatzëna

Për të përfituar efektet maksimale, sugjerohet të përdoret së bashku me: Dr.FORHAIR Phyto Therapy Shampoo.

Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.

*70ml/300ml/500ml

Përdorimi

Pas larjes me shampo, aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokut. Mbajeni për 5 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm. Në shijoni flokët tuaja të buta dhe plot shëndet.

Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Ujë bambuje (Bambusa Vulgaris Water), Vaji i arganit, Vaji i avokados, Vaji i farës së macadamias, Vaji i moringës, Vaji i lules kamellia (Camellia Japonica Flower Extract), Ekstrakt nga Soapberry, Soapnut, Gardenia dhe Moringa, Algin (ekstrakt algash), Tocopherol (vitaminë E), Ekstrakte bimore qetësuese, 13 vajra natyralë, Kompleks aminoacidesh bimore

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetearyl Alcohol, Behentrimonium Methosulfate, Stearamidopropyl Dimethylamine, Glyceryl Stearate SE, Bambusa Vulgaris Water, Cetyl Alcohol, Quaternium-33, Citrus Limon (Lemon) Peel Oil, Citric Acid, Propanediol, Guar Hydroxypropyltrimonium Chloride, Stearyl Alcohol, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Butylene Glycol, Polyquaternium-10, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Caprylyl Glycol, Lanolin Acid, Disodium EDTA, Citrus Aurantifolia (Lime) Oil, Litsea Cubeba Fruit Oil, Ethylhexylglycerin, 1,2-Hexanediol, Illicium Verum (Anise) Fruit/Seed Oil, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Moringa Oleifera Seed Oil, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Moringa Oleifera Seed Extract, Sapindus Trifoliatus Fruit Extract, Saponaria Officinalis Leaf Extract, Sodium Citrate, Camellia Japonica Flower Extract, Vegetable Oil, Tocopherol, Algin, Limonene, Citral

Marka

Dr. FORHAIR është një markë globale për kujdesin e kokës në konstante kërkimi për flokë të bukur dhe skalp të shëndetshëm! E themeluar në vitin 2014, Dr. FORHAIR është e përkushtuar të adresojë probleme të ndryshme të flokëve dhe kokës përmes programeve të kujdesit profesional të kuruar. Dr. FORHAIR ka 22 qendra për kujdesin e kokës, një sallon bukurie të specializuar në programet e avancuara të kujdesit të kokës dhe flokëve, dhe një laborator që fokusohet në kërkimin dhe zhvillimin e kujdesit të kokës/flokut të vendosur në Korenë e Jugut për të siguruar ruajtjen e një skalpi të shëndetshëm. Dr. FORHAIR, e dinë se kujdesi i kokës është themeli për të pasur flokë të shëndetshëm dhe të bukur. Kështuqë, produktet e tyre janë formuluar me përbërës të dobishëm që premtojnë të nxjerrin në pah më të mirën e shëndetit, flokë të bukur me një skalp të shëndetshëm dhe të pastër!

Reviews

Shpërndani

2,600.00 ALL 2,000.00 ALL