PYUNKANG YUL Black Tea Enriched Cream është kremi i fytyrës pjesë e linjës Black Tea të markës PYUNKANG YUL. Ky krem ashtu si e gjithë linja është i formuluar me çajin e zi të fermentuar Kombucha. Ky çaj është i njohur për fuqitë antioksiduese që ofron për organizmin e njeriut, por edhe për lëkurën në veçanti! Këta antioksidues të fuqishëm i përmban falë polifenolit dhe catechinës. Këta përbërës janë të njohur për vetitë e fuqishme kundër plakjes së lëkurës. Gjithashtu rrisin elasticitetin e lëkurës, e ushqejnë intensivisht dhe krijojnë një barrierë mbrojtëse të shëndetshme. Nga ana tjetër formulimi me ginseng, ka në përmbajtje të tij saponona dhe polifenole. Këto të dyja ofrojnë vitalitet në lëkurë, rrisin elasticitetin dhe mbajnë në kontroll shenjat e moshës. Gjithashtu formulimi me peptide dhe adenosine, bën të mundur mbushjen e çdo vije të holle rrudhe. Ndërsa niacinamidet dhe ekstrakti i frutit të detit Sea Buckthorn, i cili ka në përmbajtje vitaminë C, mundësojnë njëtrajtësim të tonit të lëkurës, zbehje të hiperpigmentimit dhe tkurrjen në dukje të poreve. Menjëherë pas aplikimit lëkurën do ta ndjeni thellësisht të hidratuar, pasi ky krem ka në përmbajtje acid hialuronik, beta glucan dhe keramide. Ky krem është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë mature dhe i adresohet më së shumti shenjave të moshës! Cilësojmë se është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*60ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

çaj i zi i fermentuar, ekstrakt Sea buckthorn, ekstrakt i frutit Ginseng, beta-glucan, peptide, gjalpë shea, niacinamide, adenosine, acid hialuronik, keramide

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Glycerin, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Hydrogenated C6-14 Olefin Polymers, Hydrogenated Olive Oil Lauryl Esters, Diisostearyl Malate, Behenyl Alcohol, Niacinamide, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Cetearyl Alcohol, Diphenylsiloxy Phenyl Trimethicone, Simethicone, Polyglyceryl-3 Distearate, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Glyceryl Stearate, Polyisobutene, Caprylyl Glycol, Euphorbia Cerifera Wax, Pentylene Glycol, Hydroxyacetophenone, Camellia Sinensis Leaf Extract Caprylic/Capric Triglyceride, Cetyl Ethylhexanoate, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Dipropylene Glycol, Ethylhexyl Palmitate, Glyceryl Stearate Citrate, Ethylhexylglycerin, Sodium Methyl Stearoyl Taurate, Sorbitan Oleate, Caprylyl/Capryl Glucoside, Adenosine, Disodium EDTA, Hydrogenated Lecithin, Tocopherol, Methylpropanediol, Panthenol, Hippophae Rhamnoides Fruit Extract, Maltodextrin, Caramel, 1,2-Hexanediol, Biota Orientalis Leaf Extract, Cnidium Officinale Root Extract, Eclipta Prostrata Extract, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Paeonia Lactiflora Root Extract, Panax Ginseng Root Extract, Poria Cocos Extract, Polygonum Multiflorum Root Extract, Phytosteryl/Behenyl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Scrophularia Buergeriana Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Phellodendron Amurense Bark Extract Piper Methysticum Root Extract, Gardenia Florida Fruit Extract, Cholesterol, Coptis Japonica Extract, Brassica Campestris Sterols, Acetyl Hexapeptide-8, Fructose, Glucose, Centella Asiatica Extract, Sodium Hyaluronate, Saccharomyces Ferment Filtrate, Polyglyceryl-10 Oleate, Potassium Cetyl Phosphate, Ceramide NP, Beta-Glucan, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Madecassoside, Madecassic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Asiaticoside, Asiatic Acid, Ceramide NS, Ceramide EOP

Pyunkang Yul është një markë koreane e themeluar nga klinika mjekësore Pyunkang Oriental, një institucion shumë i njohur në Korenë e Jugut, për trajtimin e sëmundjeve atopike të lëkurës, duke u fokusuar në përdorimin e përbërësve dhe recetave të mjekësisë tradicionale koreane. Misioni i Kompanisë është mbrojtja e lëkurës, dhe shmangia e të gjithë substancave kimike të panevojshme në përbërjet e produkteve. Pyunkang Yul ka formulime minimaliste, por shumë inovative dhe të teknologjisë së lartë. Produktet e saj nuk përmbajnë fillera, që gjenden rëndomtë në produktet kozmetike dhe të përkujdesjes së lëkurës. Kjo bën që pothuajse të gjitha produtket e saj janë pa fragrancë dhe ngjyrues artificial. Kjo filozofi e të kthyerit pas në kohë, dhe përdorimit të recetave bazike vërteton më së miri se kjo është mënyra e duhur e mbrojtjes, dhe e qetësimit të lëkurës së irrituar dhe asaj të lodhur. Pyunkang Yul është përgjigjia e të gjithë lutjeve e personave me lëkurë shumë sensitive! Marka kujdeset të jetë: ekologjike, të mos testojë në kafshë, dhe të mos përdorë materiale plastike pa kriter.

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

PYUNKANG YUL Black Tea Enriched Cream

3,200 ALL 5,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI