CENTELLIAN24+ Madeca Lab Mask Wrinkle Revitalizing

400.00 ALL 300.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 05 dhe Qeshor 06.

Përshkrimi

Keni nevojë t’i jepni lëkurës tuaj një trajtim special, duke u përpjekur t’i bëni rrudhat sa më pak të dukshme? Është momenti që t’i ofroni lëkurës tuaj elasticitet, me anë të maskës CENTELLIAN24+ Madeca Lab Mask Wrinkle Revitalizing. Pëlhura e saj e formuluar me retinal ndihmon në rritjen e elasticitetit të lëkurës, minimizimin e shenjave të moshës dhe parandalimin e krijimit të rrudhave të reja.  Ndërsa përmbajtja me niacinamide ofron njëtrajtësim të tonit të lëkurës dhe zbehje të njollave kafe, duke e lënë lëkurën të butë dhe plot shkëlqim. Por, nuk mbaron me kaq! Ashtu si të gjithë produktet e markës CENTELLIAN24+, edhe kjo maskë përmban kompleksin TECA™️, i cili siguron qetësim për lëkurën e irrituar dhe ndihmon në zvogëlimin e skuqjes. Gjithashtu, nxit prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar elasticitetin dhe për të parandaluar formimin e rrudhave të vogla. Përbërja e pëlhurës me PlusSome, një mekanizëm përthithës i liposomeve kationike, ndihmon përbërësit e saj aktivë të depërtojnë thellësisht në lëkurë. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë të yndryshme dhe mikse që dëshirojnë të adresojnë tkurrjen e poreve dhe pikave të zeza.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale & natyrale.

*24ml
*1copë

Shpërndani